WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
AGRO TURIZMI ALBANIA
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  AGRO TURIZMI ALBANIA


Bujtina - Kamping - RESTORANT PJETER ULAJ - Guest House - Boge - Albania

Klikoni këtu për të parë ofertën

ose skano QR CODE



Bujtina PJETËR ULAJ ju mirëpret gjatë 12 muajve të vitit. Gatimet tradicionale te zones janë një arsye më tepër për ta vizituar këtë bujtinë.
Shërbimet dhe produktet kryesore që ne ofrojmë:
1) Akomodim te Bujtina & Kamping PJETËR ULAJ.
2) Kemi barkafe dhe restorant dhe minimarket.
3) Akomodim në Kamping për 20 makina.
4) Gjithashtu ka parking dhe internet falas.
5) Produkte tradicionale dhe gatime të zonës si petulla me mjalt, djath i zier, troftë e Kelmendit, turshi, mish me grosh, sup perimesh, tas qebap, maz capret, buk misri, mish qengji në hell (ferlikut) me porosi, mish keci, mish gici (derri).
6) Turizëm kulinar me gatime tradicinale të zonës, gatuaj drekën tënde me produktet e fermës.
7) Produkte që shiten të paketuara janë si rakia e thanës, gjalpë, djath dhie, shurup thane, mjalti i zonës, çaj mali, rrenjë shanzet.
8) Gjuha e huaj që përdoret është shqip dhe anglisht.
9) Guide turistike në Vermosh, ka disa opsione të cilat gjatë kohës që qëndroni, mund ti shfrytëzoni për ti vizituar.
  • Hiking te shpella e madhe 30 minuta ngjitj nga bujtina.
  • Hiking te qafa e Thores 90 minuta ngjitje në mal nga bujtina. 
  • Hiking te shpella Gjek Markut 2 orë ngjitje nga bujtina.
  • Hiking te qafa e Bidgs 2 orë ngjitje në mal nga bujtina.
  • Hiking te qafa e Shtici 3 orë ngjitje në mal nga bujtina. 
  • Hiking në Majën e Rrabës 3 orë ngjitje në mal nga bujtina.
  • Hiking në Majën e Bridashes 3 orë ngjitje në mal nga bujtina.  
Shikoni video me pamje nga Bujtina PJETËR ULAJ.

Për ata që duan të vijnë me transport publik, mund të marrin furgonin e linjës Shkodër-Bogë. 
Pika ku niset furgoni është në Lagjen Rus, nga e Hëna në të Shtunë ora 12:00 dhe 13:00 
Ndërsa kthimi nga Boga me transport publik, nga e Hëna në të Shtunë ora 6:30 dhe 7:00 e mëngjesit. 
Rruga është e asfaltuar deri në qendër të fshatit Bogë, nga qendra e fshatit deri tek bujtina jonë është 100 m.
Adresa:   Ruga kryesore Shkodër - Theth në komunën e Shkrelit në qëndër të fshatit Bogë - Albania


Data : 2/7/2021 Agro Turizmi Albania


Guest House Bujtina Trojani - Lepushe - Albania

Klikoni këtu për të parë ofertën ose skano QR CODE

nga AGRO TURIZMI Bujtina Trojani - Lepushë



Familja Cekaj ju mirëpret në Bujtinen Trojani në mes të natyrës së paprekur, livadheve dhe maleve, gjatë 12 muajve të vitit. 

Një arsye më tepër për të qëndruar në këtë bujtinë, është kuzhina e shkëlqyer tradicionale.

Shikoni video me pamje nga Bujtina Trojani.

Shërbimet kryesore që ne ofrojmë:

1) Akomodim + ushqim te Bujtina Trojani

2) Guide turistike në Lepushë ke disa opsione të cilat gjatë kohës që qëndroni mund ti shfrytëzoni për ti vizituar.

  • Ujvara e Lepushës - Ujvara është me distancë 2 km dhe nga bujtina është 30 min me ecje në kembë.
  • Shpella dhe Ujvara e Koprrishtit - Shpella dhe ujvara është larg nga bujtina rreth 1 orë e 30 min me ecje në këmbë me një disnivel 150 në ngjitje. 
  • Hiking në Majën e Vajushës - Maja e Vajushës eshte 2058 m lartesi dhe ndodhet afer Bjeshkëve te Nëmura me nje disnivel nga Lepusha 850 m ne ngjitje dhe me nje distance nga Lepusha 12,5 km.
  • Hiking ne Majen e Berizhdolit - Maja e Berizhdolit ndodhet në një lartësi 1979 m me një disnivel nga Lepushe 700 m ngjitje.
  • Hiking Maja e Gerbenit me një lartësi 1839m me disnivel 610 m ngjitje nga Lepusha 
  • Hiking Maja e Trpjanit me një lartesi 2193 me disnivel 950 m ngjitje nga Lepusha

3) Produkte tradicionale dhe gatime të zonës si byrek, djath i zier, kaçimak, mishavinë, mish derri, mish vici, mish i thate, maza, jardun etj.

4) Turizëm kulinar me gatime tradicinale të zonës, gatuaj drekën tënde me produktet e fermës.

5) Produkte të ofruara nga Bujtina Trojani si pjeshkë, qershi, mollë, fiq, limona, arra, rrush etj.

6) Gjithashtu ka parking dhe internet.

7) Gjuha e huaj që përdoret është shqip dhe anglisht.

8) Transport nga Shkodra deri në bujtuinë me makinën e bujtinës.


Bujtina ofron 4 dhoma me aredim të brendshme prej druri me 2 tualete, ku mund të akomodohen deri në 14 persona.

Transporti: Me makinë private ndiqni autostradën nacionale Tiranë-Shkodër-Koplik, deri në Lepushë në Qafë Perdolecit.
Me trasport publik mund të merrni autobuzin e linjës Tiranë-Shkodër-Koplik dhe pastaj me autobuzin e zonës nga Kopliku deri në Lepushë në Qafë Perdolecit.

Adresa: Rruga Lepushe Qafe Perdolecit Lin Cekaj - Albania 

Data : 2/5/2021 Agro Turizmi Albania


Hotel Restorant Tradita Gege & Toske - Shkoder - Albania

Hotel Restorant Tradita Gegë & Toske - Shkoder,
klikoni ketu
per te pare oferten ose skano QR CODE




Hotel Restorant Tradita Gegë & Toskë i vendosur në qytetin e Shkodrës është një derë e hapur për të gjithë vizitorët.

Tradita Gegë & Toskë është një prej kulmeve të ekperiencës shqipëtare. 

Një hotel ku vlerat bashkohore së bashku me arkitekturën tradicionale krijojnë komfortin, pa humbur frymën autentike që rrethon kompleksin.

Në harmoni me pjesën tjetër të shtëpisë është hoteli me dekorimin, dizenjot e interiorit dhe exteriorit si dhe çardakun që është tipik i Shkodrës.

Hoteli ofron 64 dhoma, ku 2 dhoma janë suite, 7 dhoma duplex, 6 dhoma treshe, 41 dhoma dyshe/dopio dhe 8 dhoma teke.

Me një Hotel dhe Restorant autentik me një shërbim mikëpritës dhe koleksionin ekskluziv të mjeshtërisë artistike shqiptare i cili është kthyer në një vlerë të çmuar për turizmin historik të traditës nën emblemën Gegë & Toskë.

Në muzeun Tradita ndodhet një koleksion mbi 100 kostume të hershme shqiptare nga treva të ndryshme të vendit.

Muzeu është i bazuar në fotografi dhe etnografi, kryesisht nga ato zona që i shpëtuan pushtimit Osman dhe e ruajtën të pastër traditën. 

Duke filluar me xhubletën e në vazhdim me kostumet e Mirditës, Zadrimës, Hasit, Kallmetit, Fushë-Krujës, Beratit, Lunxhërisë, Dardhës, Shpatit, Shestanit, Rugovës e deri poshtë në Çamëri.

Fotografia më e veçantë është ajo e Marubit e cila daton që prej vitit 1855-së, por ka edhe fotografi të tjera nga fotografë të ndryshëm si të Sotirit të Korçës, të Xhimitikut të Beratit, e për të vazhduar me Nenshatin e Shkodrës e deri te Fredi Bianku.

Shikoni video me pamje nga Hotel Restorant Tradita Gegë & Toskë - Shkoder


Në restorantin tonë ofrojmë një menu shqiptare autentike e dizenjuar me krenari dhe mjeshtëri nga Gjon Dukgilaj shefi që reflekton kuzhinën e spikatur shqiptare. 
Kuzhina mbështetet në traditën e hershme, duke filluar nga gatimi me enët autentike dhe me prodhimet shqiptare kryesisht prodhime të zonës së Shkodrës.  
Gatimi i kulaçit tradicional me miell misri të bardhë nga Malsia dhe çervishi e deri te peshku dhe mishi. 
Oxhaku i madh qëndron në ballë të dhomës së madhe të ngrënies (restorantit), aty ku çdo ushqim gatuhet ne çast.

Adresa: Rruga Edith Durham, Shkodër, Albania - Albania


Data : 2/5/2021 Agro Turizmi Albania


Guest House Bujtina Peraj - Vermosh - Albania


Guest House Bujtina Peraj - Vermosh - Albania
Klikoni ketu per te pare oferten nga Bujtina Peraj ne Vermosh
Bujtina Peraj ju mirëpret në mes të natyrës me një livadh të mrekulleshëm në mes maleve, gjatë 12 muajve të vitit. 

Shërbimet dhe produktet kryesore që ne ofrojmë:

1) Akomodim te Bujtina Peraj. Bujtina ofron 8 dhoma të cilat jane ne katin e dyte te bujtines me dy banjo te perbashketa dhe 4 shtepiza druri ngjitur me bujtinen, ku mund të akomodohen deri në 24 persona.
2) Shërbejmë si restorant.
3) Akomodim në camping.
4) Gjithashtu ka parking dhe internet.
5) Produkte tradicionale dhe gatime të zonës si mishavina, djath i zier, kacamak, byrek me nena bjeshke (barishte e eger) proshut e tharë, mish qengji në hell.
6) Turizëm kulinar me gatime tradicinale të zonës, gatuaj drekën tënde me produktet e fermës.
7) Produkte të ofruara nga Bujtina Peraj si raki e kumbullës së egër, liker ose shurup boronice, pjeshkë, qershi, mollë, fiq, limona, arra, rrush etj.
8) Gjuha e huaj që përdoret është shqip dhe anglisht.
9) Transport nga Shkodra deri në bujtuinë me makinën e bujtinës.
10) Guide turistike në Vermosh, ka disa opsione të cilat gjatë kohës që qëndroni, mund ti shfrytëzoni për ti vizituar.

  • Mund të vizitohen Plavë e Guci, që janë pjesë e trojeve shqiptare, 20 km nga bujtina (40 min bashk me doganën, pasi janë pjesë e Malit të Zi). 
  • Kanioni Gercarës me distancë 6 km, ecje në këmbë për 1 orë e 30 min.
  • Shpella Jaçices 2 km, 40 min ecje në këmbë nga bujtina. 
  • Rrenojat e shtëpisë së Prek Calit 3 km ecje në këmbë nga bujtina.
  • Hiking në Majën e Marlules 3 orë ngjitje në mal.
    Hiking në Majën e Grebenit 3 orë ngjitje në mal
  • Hiking në Majën e Seferçes 6 orë ngjitje në mal.
  • Hiking në Livadhin e Harushës 4 orë ngjitje në mal.


Jeni të mirpritur në bujtinën tonë dhe ju sigurojmë që do të keni një ekperiencë të bukur dhe të paharrueshme.
Për ata që duan të vijnë me transport publik, mund të marrin furgonin e linjës që niset nga Shkodër-Vermosh.
Pika ku niset furgoni është në Lagjen Rus, nga e Hëna në të Shtunë ora 13:30.
Ndërsa kthimi nga Vermoshi me transport publik, nga e Hëna në të Shtunë ora 6 e mëngjesit.
Rruga është e asfaltuar deri në qendër të fshatit Vermosh, nga qendra e fshatit deri tek bujtina jonë janë 500 m rruge e pa shtruar por e kalushme nga çdo lloj makine.
Adresa:   500 m nga qëndra e fshatit Vermosh - Albania

Data : 2/4/2021 Agro Turizmi Albania


Agroturizmi Vila Pepaj Razem - Malesie e Madhe - Shkoder - Albania

Klikoni ketu per te pare oferten nga Agroturizmi Vila Pepaj Razem

                               Me skano QR CODE per Vila Pepaj

Miresevini te Agroturizmi Vila Pepaj.
Agroturizmi Vila Pepaj ka filluar si restorant në vitin 2012 si biznes i vogël familjar.
Duke parë kërkesën në rritje për shërbime, shumë shpejt është ndërtuar edhe bujtina për mysafir.
Filozofia jonë është që mysafirëve tanë t'ju ofrojmë shërbime dhe produkte cilësore ku si bazë shërben origjinaliteti dhe natyra e zonës, produktet BIO të fermerëve dhe gjahtarëve të zonës.
Jemi të hapur 12 muajt e vit, në çdo sezon.
Mysafirët tanë vijnë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Europa dhe nga mbarë bota!

Shërbimet kryesore që ne ofrojmë te Agroturizmi Vila Pepaj:
1) Akomodim në 9 dhomat e vilës, nga të cilat 7 janë dhoma treshe dhe 2 janë dhoma katërshe.
Vila është e ndërtuar dhe e areduar tërësisht nga druri, që mysafirët tanë të ndihen sa më afër natyrës dhe të shijojnë një kënaqësi dhe rehati që mund të gjejnë vetëm brenda një vile nga druri e ngritur brenda një pylli.
Në të gjitha dhomat kemi kushte bashkohore si TV, ngrohje, Frigorifer, Wireless dhe tualetet moderrne.
2) Ofrojme gatime tradicionale të fshatit nga guzhina e Vilës Pepaj.
3) Guide turistike në zonat përreth në atraksionet e veçata që ofron zona.
4) Parking Falas.


Gatimet kryesore që ne ofrojmë te Agroturizmi Vila Pepaj:
- Bukë shtëpie dhe kulac i gjyshes, buk misri me mazë.
- Sallatë fshati.
- Turshiat e shtëpis me patëllxhan, domate, lakër dhe speca.
- Djathra të zonës me qumësht dhie dhe lope.
- Fërgesë shtëpie.
- Byrek i shtëpisë.
- Djath i zier me mjaltë (gatim tradicional).
- Maz e ziere (gatim tradicional).
- Kacamak (gatim tradicional).
- Mish Qingji dhe keci në hedhe.
- Mish të njomë në  zgarë prushi.
- Mish nga kafshë të egra sipas sezoneve.
- Pula fshati me jufka, oriz ose patate.
- Gështenja (tetor-shkurt).
- Embëlsirat e shtëpisë (sipas sezoneve).

Adresa: Razëm Malësi e Madhe, në qendër përballë pedonales dhe fushës sportive -Shkodër - Albania


Data : 1/29/2021 Agro Turizmi Albania


Restorant Bujtina e Gjelit Lezhe - Albania
Restoranti jonë ka menu të veçantë, sepse menuja që ne ofrojmë është ndërthurur menuja tradicionale me menunë bashkëkohore moderne. 
Ndër gatimet tradicionale mund të përmendim, tavën e pulës me oriz, ngjala në tavë, rosat, gjelin e detit me përshesh etj. 


"Bujtina e Gjelit" e ushtron aktivitetit në këtë restorant që prej 26 Marsit të vitit 2006-të. 
Krijimi i biznesit ka lindur nga një dëshirë e madhe për të servirur ushqim të mirë dhe cilësore. 
Në atë kohë kur është hapur restoranti, ishin të rrallë bizneset që ushtronin të njëjtën veprimtari në qytetin e Lezhës. 
Në fillimet e tij veprimtaria e ushtruar ka qënë me tendencë tradicionale. 
Ambjentet e "Bujtinës Gjelit" janë të areduar me një ndërthurje të gurit dhe drurit si dhe oxhaku në krye të restorantit. 
Kjo ndërthurje të përcjell ngrohtësi dhe të sjell nostalgjinë e kohëve të dikurshme. 
Për sa i përket akomodimit në restorant ka dy mundësi zgjedhje, brënda në sallë ose në verandë. 
Është menduar edhe për argëtimin e femijëve duke pasur një park lojrash në ambjent të mbyllur.
Ndërsa klientët e rritur që ju pëlqen natyra mund të ngjiten në pjesën e sipërme të restorantit ku ndodhet dhe mali, për të ndjerë freskinë e pemëve dhe ajrin e pastër, pa lënë pas pamjen piktoreske që mund të shikohet nga aty. 

Për të gjithë ata që duan të vizitojnë Lezhën, ky qytet ka disa pika turistike, sepse është një ndër qytetet që ofron turizëm kulturor, detar dhe malor. 
Nuk mund të lëmë pa përmendur Kalanë e Lezhës, Vend varrimin e Skënderbeut, Lagunën Kune-Vain, plazhin e Shëngjinit dhe të Tales.
Kemi restorantet dhe hotelet të shumta ku secili ka veçorinë e tij në akomodim, menunë dhe servirjen e ushqimit e të shërbimeve.
Ju mirpresim të na vizitoni për tëe shijuar gatimet e veçanta dhe abjentet relaksuese që ofron bujtina jonë.
Adresa: Rruga nacionale Lezhë - Shkodër kilometri i parë - Albania

Data : 1/26/2021 Agro Turizmi Albania


Bujtina dhe baxho Hader Xhebro Rexhin Nivice Tepelene - Albania
Te ne do të gjeni akomodim në ambjentet e Bujtinës Hadër Xhebro dhe gatime tradicionale bio të zonës. Klientët tanë, nuk janë klientë, por miqtë tanë!
Shërbimet kryesore që ne ofrojmë:
1) Akomodim në dhomat e Bujtinës Hadër Xhebro
Dhoma e Ali Pashes ka 1 dopjo + 3 tek
Dhoma Ujvara e Guvës dhomë me 1 dopjo + 1 tek
Dhoma Ujvara e Vinjës dhomë me 1 dopjo + 1 tek
Dhoma Ujvara e Peshturës 1 dhome me 1 tek + 1 tek marinar
Dhoma e gjyshit me 1 dopjo + 2 tek marinar
Dhoma e nuse me 1 dopjo + 2 tek marinar.
2) Ushqime tradicionale të zonës dhe bulmetin e baxhos tonë. 
Zakonisht gatuajmë gatimet e zonës së labërisë, si mish i pjekur në hell ose në saç, byrek me lakra vendi ose spinaq i kopështit, lakror i labërisë ose harapash me zorrë qengji por këto dy të fundit zakonisht porositen më parë me tel, revani, sallatra të ndryshme sipas sezonit edhe bulmetin e freskët që është dhe specialiteti jonë, pasi aty kemi baxhon tonë.
Ndërsa fruta dhe perime sipas sezonit, në verë i mbledhim të freskëeta nga kopështit afër bujtinës ose nga fshatarët e zonës, ndërsa në dimër fruta të thata nga pemët e zonës.
Gjatë sezonit të hapjes së baxhos nga mesi i muajit maj deri në fillim të muaji gusht, mund të blihen produktet si: djath i bardhë, djath kackavall, gjizë, gjalp.
3) Turizëm kulinar me gatime tradicinale të zonës, gatuaj vet drekën tënde.
4) Guide turistike në zonat përreth bujtines.
1- Ujvara e Guvës Nivicë 
2- Ujvara e Vinjës Nivicë
3- Kanionet e Nivicës
4- Hiking në majën e malit të Këndërvicës
5- Liqeni i Rexhinit
6- Ujvara e Peshturës Progonat

Si biznes e kemi nisur me Baxhon në vitin 2000 dhe në vitin 2018 hapëm edhe bujitnën për shkak të kërkesave që kishim nga turistë të ndryshëm që vizitonin baxhon gjatë sezonit të verës.
Në katin e parë gjysma e godinës është baxho dhe gjysma e godinës është restoranti që ka edhe oxhak.
Në katin e dytë kemi 6 dhoma, ku 5 prej tyre kanë shtrat dopjo + tek ndersa njëra ka vetëm dy krevate tek.
Në katin e dytë përveç dhomave gjendet një koridor mesatar si ambjent i përbashkët.
Jashtë bujtines ka ambjente ku mund të relaksohesh në hijen e pemve dhe barit.
Ne i konsiderojmë klientët si miqtë tanë dhe i presim si në një familje të madhe. 
Bujtina ndodhet në lartësinë 1000m mbi nivelin e detit, ajri i pastër, ushqimet bio dhe uji i freskët i burimit janë si parajsa në tokë, larg telefonave dhe zhurmave të qytetit.
Kush do të ketë akses në internet, duhet të ngjitet te kodra afër bujtinës që të kapin valët.
Nëse jeni me transportin publik mund të merrni autobuzin e linjës Tiranë - Tepelenë dhe nga Tepelena me furgonat e fshatit Nivic ose Rexhin që ju sjellin deri në qëndër të fshatit.
Nëse jeni me makinën tuaj, atherë nga Tepelena merrni rrugën e fshatit Bënçë ku  mund të vizitoni edhe ujsjellsin e Ali Pashë Tepelenës.
Më pas rruga vazhdon drejt fshatit Lekdush dhe Progonat, ku mund të vizitoni dhe ujvarën e Peshturës.
Rruga vazhdon drejt fshatit Gumsar deri sa të arrini në fshatin Nivicë ku mund të vizitohen kanionet e famshëm të Nivicës.
Fshati Rexhin është 1 km larg nga fshati Nivicë.
Për të arritur në bujtinë duhet të ecni nga qëndra e fshatit Rexhin, 20 min me makinë në rrugë pa asfalt (me Xhip).
Rruga nga Tepelena deri në fshat është drejt përfundimit të shtrimit me asfalt. 
Adresa: Fshati Rexhin - Nivicë - Tepelenë - Albania
 

Data : 1/25/2021 Agro Turizmi Albania


Hotel Alpini Lepushe - Bjeshket e Kelmendit - Shkoder - Albania
Te ne do të gjeni akomodim në ambjentet e Hotel Alpini Lepushe dhe gatime tradicionale bio të zonës.
Shërbimet kryesore që ne ofrojmë:
1) Akomodim në dhomat e Hotel Alpini
2) Ushqime tradicionale të zonës
3) Turizëm kulinar me gatime tradicinale të zonës, gatuaj vet drekën tënde.
4) Guide turistike në zonat përreth në atraksionet me të veçata.
Në Lepushë ke disa opsione të cilat gjatë kohës që qëndroni mund ti shfrytëzoni për ti vizituar.
1-Ujvara e Lepushës - Ujvara është me distancë 2 km dhe nga bujtina është 30 min me ecje në kembë.
2-Shpella dhe Ujvara e Koprrishtit - Shpella dhe ujvara është larg nga bujtina rreth 1 orë e 30 min me ecje në këmbë me një disnivel 150 në ngjitje. 
3-Hiking në Majën e Vajushës - Maja e Vajushës eshte 2058 m lartesi dhe ndodhet afer Bjeshkëve te Nëmura me nje disnivel nga Lepusha 850 m ne ngjitje dhe me nje distance nga Lepusha 12,5 km. Kjo është një nga majat më të bukura në Ballkan.
4-Hiking ne Majen e Berizhdolit - Maja e Berizhdolit ndodhet në një lartësi 1979 m me një disnivel nga Lepushe 700 m ngjitje.
5-Hiking Maja e Gerbenit me një lartësi 1839m me disnivel 610 m ngjitje nga Lepusha 
6-Hiking Maja e Trpjanit me një lartesi 2193 me disnivel 950 m ngjitje nga lepusha


Bujtina jonë është e vedosur në pjesën më të bukur në luginën e Lepushës, duke pasur pamjen nga Malet e lartë të bllokut shkëmborë të Shenikut në Bjeshkët e Namuna. 
Idea që në jemi deri këtu sot, ishte një rastesi që do të ndryshonte jetën tonë. 
Një ditë një grup turistash po udhëtoni për në Malin e Zi, por atë ditë nuk mund të kalonin dot sepse ishte bllokuar rruga dhe ne i ftuam në shtëpinë tonë duke ju hapur një dhome ku ata të kalonin natën.
Ata ishin një grup i OSBE-së që vini dhe shikonin alpet tona.
Në bisedë e sipër, ata na dhanë idenë se mund ta kthenim shtëpinë në një bujtinë mikpritëse për të mirpritur turista të ndryshëm. 
Për pozicionin që keni ju, na treguan ata, ne kishim pozicioni më të bukur të luginës së Lepushës për turizmin malor dhe se këtu në të ardhmen do të ketë shumë perspektivë. 
Po atë vit erdhen edhe disa turista nga Anglia të cilët vazhdojnë të vijnë çdo vit.
Edhe ata na dhanë kurajo duke na thënë, mos u merzisni sepse çdo gjë e madhe do kohë dhe bëhet avash-avash.
Ishim të parët në këtë zonë që vazhduam me turizin malor në vitin 2006-të, kur të tjerët na thonin mos investoni sepse ju do ikni nuk do rrini këtu.
Një vit më vonë hapëm një dhomë tjetër dhe pastaj filluam duke hapur dhoma të tjera, deri sa sot i kemi 7 dhoma dhe në proçes ndërtimi janë dhe 5 bujtina të tjera me nga 7 dhoma secila që do të jenë gati të presin turistët e parë në verën e këtij viti 2021.
Gjithashtu tashmë kemi hapur dhe restorantin ku shërbehen vetëm gatime tradicionale të zonës.
Në restorantin e Bujtinës Alpini shërbehen gatime tradicionale të zonës si : djath i zier, kaçimak, mishi fërlikut si mund të quhet ndryshe dhe mish në hell, mishi i thatë, sallam i shtëpisë, byrekun me nenet e bjeshkës që i cilësoj se kanë një shije të mrekullueshme, mishavina dhe maza që është produkti djathit që rrallë mund të gjendet në vende të tjera.
Këto ushqime të traditës së vendit tonë që i kemi ruajtur brez mbas brezi i shoqërojmë me një pije magjike e bërë me boronicë që merret nga malet tona mahnitëse, që rrethojnë bujtinën. 
Bujtina mirpret çdo vizitor ose turist për të shijuar mrekullitë që ofron Lëpusha.
Bujtina është e frekuentuar jovetëm nga grupe 10 me 12 persona por edhe nga cifte ose familje me fëmij të moshave të ndryshme.
Duke shërbyer me dashamirësi, gjatë gjithë kohës i zoti i shpisë ju shoqëron duke dhënë informacion për histori te ndryshme dhe tradita e vendit.
Rezervoni tani udhëtimin tuaj për te Hotel Alpini Lepushë - Bjeshkët e Kelmendit - Shkodër

Data : 1/24/2021 Agro Turizmi Albania


Hoteli Castle Park Berat - Albania
Miresevini te Hoteli Castle Park. Një parajsë e vërtetë për dashamirësit e natyrës dhe ata që kërkojnë shplodhjen dhe qetësinë.
Castle Park gjendet i vetëm maje një kodre, plot hijeshi në mes të një pylli plot sekrete dhe natyre të virgjer me vështrim nga gjigandi, mali i Tomorrit dhe nga Berati me një histori 2400 vjeçare. 
Kështjellë si të gjitha kështjellat me legjendën e saj, Castle Park, ka mikpritur personalitete me famë botërore. 
Aty gjithçka është magjike, pasi çdo detaj është i realizuar me pasion, guxim, këmbngulje, por mbi të gjitha ai është i krijuar për të falur momente të paharrueshme për këdo që e vizniton.
Hoteli ndodhet në mes të pyllit, 1.5 km larg qendrës së qytetit të Beratit. 
Restoranti jonë mburret me recetat tradicionale të pregatitura me zarzavatet dhe mishin e freskët të zonës. 
Produktet e freskëta të zonës janë ingredienti kryesor që u jep shijen recetave tona.
Hotel Restorant Castle Park është i famshëm për autenticitetin e tij Shqiptar. 
Ne me krenari mbajmë 3 çmime nga marka e cilësisë “Authentic Albania” të cilat janë respektivisht: Albanian Cuisine, Albanian Spirit dhe Authentic Albania Silver Award.
Restoranti në Castle Park karakterizohet nga ndërthurja e traditës dhe mikpritjes që dallon qytetin e Beratit me një kulture 2400 vjeçare.
Restoranti ynë ofron shërbim në mjedis të mbyllur dhe ne natyre, ku kapaciteti në pjesën e brendshme është 60 persona, ndërsa pjesa jashtë ka 150 vende.
Larmishmëria e pjatave (guzhinë tradicionale dhe italiane), gatimi i pasur plot përkujdes dhe dashuri, shërbimi i pastër dhe me finese nuk mungojnë asnjëherë në Castle Park. 

Shërbimet kryesore që ne ofrojmë te Hoteli Castle Park:
1) Akomodim në 4 lloje dhomash, 2 lloje nëpër vilat mbi parking dhe 2 lloje të tjera mbi restorantin. 
Dhomat e hotelit tonë janë të areduara me një punim plot mjeshtëri duke ruajtur traditën dhe kulturën e Beratit 2400 vjeçar. 
Gjithçka në to është punim druri stil antik dhe nuk mungojnë kushtet bashkohore si TV, Kondicioner, Frigorifer, Wireless dhe tualetet moderrne.
2) Organizime ceremonish nga më të ndryshmet dhe më të bukurat në zonën e Beratit, duke e kthyer momentin tuaj festiv në një moment të paharrueshëm. 
3) Gjithashtu kemi një sallë për seminare me një sip prej 250 m2 e pajisur me mjetet e nevojshme për të realizuar mbledhje, takime ose konferenca.
4) Eksplorim i Kanioneve të Osumit - mundësuar nga Albania Rafting Group
5) Rafting te Kanionet e Osumit - mundesuar nga Albania Rafting Group
6) Rafting Vjosë-Përmet - mundësuar nga Albania Rafting Group
7) Eksplorim në kanionin Skrapar-Përmet - mundësuar nga Albania Rafting Group
8) Hidrospeed Albania Tour - Sporti më i ri i lumit në Shqipëri - mundësuar nga Albania Rafting Group
9) Ngjitje me karvan me mushka në malin e shenjtë të Tomorrit - mundësuar nga Albania Rafting Group

Gatimet kryesore që ne ofrojmë te Hoteli Castle Park:
- Bukë shtëpie dhe kulac i gjyshes
- Sallatë vjeshtore me brokoli
- Sallate Castle Park me spinaq, fara kungulli, rukola dhe fruta
- Djathra të zones me reçel figu të egër
- Ullinj Berati me presh dhe rozmarinë
- Byrek i shtëpisë me presh dhe erëza
- Kungulleshka të mbushura
- Biftek Berati i prerë
- Mish Qingji me përshesh tradicional me arra
- Katmar, ëmbëlsira tradicionale

Adresa: Rruga nacionale Kristaq Tutulani, Berat - Përmet, 1 Km nga lagjia Goricë, Berat / ALBANIA
Transporti: Me makinë private ndiqni rrugën nacionale Berat - Permet, kur vjen nga Berati hoteli ndodhet në anë e majtë rreth 1 km nga ura e madhe.
Me trasport publik mund të merrni autobuzin e linjës Tiranë-Berat deri në qendër të Beratit dhe nga aty mund te ecni ne kembe per 1 km ose me taksi.

Data : 1/22/2021 Agro Turizmi Albania


AGRO TURIZMI Bujtina e Kuqe - Ndroq - Peze e vogel - Albania
Miresevini tek Bujtina e kuqe me një traditë gatimi me produkte të fshatit dhe me një ambient komod. Mos ndrysho stilin e jetës, por ndryshoni shijen.
AGROTURIZEM “Bujtina e Kuqe” një kombinim i veçantë ndërmjet natyrës dhe restorantit, për të kaluar momente që do të ngelen gjatë në memorjen tuaj.
Me një eksperiencë 16 vjeçare ne fushën e agroturizmit, që prej vitit 2004-ër, jemi kthyer në një nga destinacionet më të kërkuara jo vetëm në fundjavë por edhe gjatë diteve normale.
Një nga specialitete e bujtinës është dhe tabakaja me 15 deri 25 pjata me meze të ndryshme sipas stinës, me gatime tradicionale të zonës.



Disa nga këto pjata jane si: Patate furre, xaxiq, ullinj fshati, byrek me spinaq, mish gici, gjize, perime zgare, fileto pule me mustard, spece me ajkë, rradhiqe, spinaq, turshi, Lakër e kuqe, salc, avokado, panxhar, speca me gjizë, fasule pllaqi.
Secili mund të zgjedhë ato pjata me meze që i pëlqejnë, të tjerat i kthen pas dhe nuk paguan asgjë ekstra.  Kosto për një pjatë meze është 150 lek.

Transporti: Me makinë private ndiqni rrugën e vjetër nacionale Tiranë-Ndroq-Durrës, pa shkuar te lapidari i Pezës, kur vjen nga Tirana bujtina ndodhet në anë e djathtë.
Me trasport publik mund të merrni autobuzin e linjës Tiranë-Pezë e vogël në qendër të Tiranës ose në Kombinat dhe zbrisni te stacioni Bujtina e kuqe.

Data : 1/22/2021 Agro Turizmi Albania


AGRO TURIZMI ZERJA - Bujtina e Jufkave - Dibër - Albania
AGROTURIZEM “ZERJA” e lindur nga tradita dhe eksperienca unike e traditës dibrane.
Nje kombinim i vecante ndermjet bujtines, fermes, punishtes dhe restorantit, per te kaluar momente qe do te ngelen gjate ne memorjen tuaj
Adresa: Rruga Peshkopi - Tirane - Ravna Melan - km 1.6 - Dibër - Albania

AGROTURIZEM “ZERJA” e lindur nga tradita dhe eksperienca unike e traditës dibrane.
Produkte tipike tradicionale dibrane të prodhuara në mënyrë artizanale “Jufkat &Trahana Zerja”, Komposto, Reçel, Turshi, Fruta të thata, Erëza etj.
Bujtinë e stilit tradicional.
Kuzhinë tradicionale dibrane.
Pozicion strategjik  1.6 km larg qytetit të Peshkopisë sa dhe larg zhurmës së zonës urbane. Zona e Ravnave e cila shquhet për një pemëtari të zhvilluar.
Ushqim nga ferma në tavolinë. (Farm to table food)
4 Km nga Ujërat termale të Peshkopisë
12 km  nga Bjeshka e Hinoskës
20 km nga Ujëvara dhe Shpella e Sopanikës
Shikoni video me pamje nga AGROTURIZEM “ZERJA”

Sherbimet kryesore që ne ofrojmë:
1) Akomodim te Bujtina e Jufkave
2) Guide turistike në zonat përreth ne atraksionet me të veçata për të vizituar.
   Kamping dhe shëtitje  pranë fermës.
   Hiking në luginën e Shërimit, në Bjeshkët e Ilnicës, në malin e Korabit.
   Rafting në Drinin e ZI
   Ture në gjurmët e Skënderbeut.
3) Kuzhina dhe produktet tradicionale të zonës si Jufka me Pule, Byrek, Fli me renda, Sarma, Sheqerpare etj.
4) Turizëm kulinar me gatime tradicinale të zones, gatuaj drekën tënde me produktet e fermës.
5) Produkte të ofruara nga Agroturizmi si Jufka, Trahana, Komposto, Reçel, Turshi, Fruta të thata, Raki, Erëza etj.
Produkte te amballazhuara që ne ofrojmë:
Avjar
Jufka 
Jufka Integrale
Jufka me Veze  Fshati
Trahana 
Trahana me Veze  Fshati
Uthull Molle
Komposto Qershie
Komposto Ftoi
Komposto Kumbulle
Komposto Kajsi
Komposto Thane
Reçel Qershie
Reçel Ftoi
Reçel Kumbulle
Reçel Kajsi
Reçel Thane
Leng Ftoi
Leng Kumbulle
Leng Kajsi
Leng Thane
Trushi mix
Trushi domate
Trushi laker
Trushi Patellxhan dhe speca
Trushi Kastravec
Speca me gjize
Salce domate
Speca djeges me lakra
Speca marinate
Speca marinate me uthull dhe vaj
Spec i pjekur me uthull dhe vaj

Data : 1/20/2021 Agro Turizmi Albania