Oferta Hotel Castle Park Berat - Albania nga Biznesi Hotel Castle Park Berat - HOTEL CASTLE PARK BERAT
Hotel Castle Park Berat - Albania
WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
HOTEL CASTLE PARK BERAT
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  HOTEL CASTLE PARK BERAT

Hotel Castle Park Berat - Albania

Publike para 754 diteve - Me date 28/03/2022 Ora 5:30:00 AM

Hoteli Castle Park Berat - Albania , mali i Tomorrit , Ullinj Berati  , Restorant me recetat tradicionale ,  Albanian Cuisine,  Albanian Spirit , Authentic Albania Silver Award
Për të rezervuar  dhomën ose tavolinën tuaj, kontaktoni në Whatsapp:
Miresevini te Hoteli Castle Park.
Një parajsë e vërtetë për dashamirësit e natyrës dhe ata që kërkojnë shplodhjen dhe qetësinë.

Castle Park gjendet i vetëm maje një kodre, plot hijeshi në mes të një pylli plot sekrete dhe natyre të virgjer me vështrim nga gjigandi, mali i Tomorrit dhe nga Berati me një histori 2400 vjeçare. 

Kështjellë si të gjitha kështjellat me legjendën e saj, Castle Park, ka mikpritur personalitete me famë botërore. 
Aty gjithçka është magjike, pasi çdo detaj është i realizuar me pasion, guxim, këmbngulje, por mbi të gjitha ai është i krijuar për të falur momente të paharrueshme për këdo që e vizniton.
Hoteli ndodhet në mes të pyllit, 1.5 km larg qendrës së qytetit të Beratit. 
Restoranti jonë mburret me recetat tradicionale të pregatitura me zarzavatet dhe mishin e freskët të zonës. 
Produktet e freskëta të zonës janë ingredienti kryesor që u jep shijen recetave tona.
Hotel Restorant Castle Park është i famshëm për autenticitetin e tij Shqiptar. 
Ne me krenari mbajmë 3 çmime nga marka e cilësisë “Authentic Albania” të cilat janë respektivisht: Albanian Cuisine, Albanian Spirit dhe Authentic Albania Silver Award.
Restoranti në Castle Park karakterizohet nga ndërthurja e traditës dhe mikpritjes që dallon qytetin e Beratit me një kulture 2400 vjeçare.
Restoranti ynë ofron shërbim në mjedis të mbyllur dhe ne natyre, ku kapaciteti në pjesën e brendshme është 60 persona, ndërsa pjesa jashtë ka 150 vende.
Larmishmëria e pjatave (guzhinë tradicionale dhe italiane), gatimi i pasur plot përkujdes dhe dashuri, shërbimi i pastër dhe me finese nuk mungojnë asnjëherë në Castle Park. 
Shikoni video me pamje nga Hoteli Castle Park


Shërbimet kryesore që ne ofrojmë te Hoteli Castle Park:
1) Akomodim në 4 lloje dhomash, 2 lloje nëpër vilat mbi parking dhe 2 lloje të tjera mbi restorantin. 
Dhomat e hotelit tonë janë të areduara me një punim plot mjeshtëri duke ruajtur traditën dhe kulturën e Beratit 2400 vjeçar. 
Gjithçka në to është punim druri stil antik dhe nuk mungojnë kushtet bashkohore si TV, Kondicioner, Frigorifer, Wireless dhe tualetet moderrne.
2) Organizime ceremonish nga më të ndryshmet dhe më të bukurat në zonën e Beratit, duke e kthyer momentin tuaj festiv në një moment të paharrueshëm. 
3) Gjithashtu kemi një sallë për seminare me një sip prej 250 m2 e pajisur me mjetet e nevojshme për të realizuar mbledhje, takime ose konferenca.
4) Eksplorim i Kanioneve të Osumit - mundësuar nga Albania Rafting Group
5) Rafting te Kanionet e Osumit - mundesuar nga Albania Rafting Group
6) Rafting Vjosë-Përmet - mundësuar nga Albania Rafting Group
7) Eksplorim në kanionin Skrapar-Përmet - mundësuar nga Albania Rafting Group
8) Hidrospeed Albania Tour - Sporti më i ri i lumit në Shqipëri - mundësuar nga Albania Rafting Group
9) Ngjitje me karvan me mushka në malin e shenjtë të Tomorrit - mundësuar nga Albania Rafting Group.

Gatimet kryesore që ne ofrojmë te Hoteli Castle Park:
- Bukë shtëpie dhe kulac i gjyshes
- Sallatë vjeshtore me brokoli
- Sallate Castle Park me spinaq, fara kungulli, rukola dhe fruta
- Djathra të zones me reçel figu të egër
- Ullinj Berati me presh dhe rozmarinë
- Byrek i shtëpisë me presh dhe erëza
- Kungulleshka të mbushura
- Biftek Berati i prerë
- Mish Qingji me përshesh tradicional me arra
- Katmar, ëmbëlsira tradicionale

Orari 7:30 AM - 12:00 PM Monday - Sunday
Adresa: Rruga nacionale Kristaq Tutulani, Berat - Përmet, 1 Km nga lagjia Goricë, Berat / ALBANIA
Transporti: Me makinë private ndiqni rrugën nacionale Berat - Permet, kur vjen nga Berati hoteli ndodhet në anë e majtë rreth 1 km nga ura e madhe.
Me trasport publik mund të merrni autobuzin e linjës Tiranë-Berat deri në qendër të Beratit dhe nga aty mund te ecni ne kembe per 1 km ose me taksi.

 
FORMULARI I PLOTESIMIT PER POROSIN
Emri i Biznesit qe jep oferten : Hotel Castle Park Berat
Cmimi : I diskutueshem!

*    Ploteso te dhenat e meposhtme per te bere porosine...

Emri i produktit :

Hotel Castle Park Berat - Albania

Sasia që doni të porositni :
Emri Mbiemri i Porositesit :
Numer Telefoni (Mobil ) :
Adresa ku dorëzohet porosia :
Pyetje & detaje rreth porosisë :
Data 28/03/2022 Ora 5:30:00 AM

* Do t'ju telefonojme per konfirmimin e porosise.

   
VLERA E CMIMIT PERCAKTOHET ME MAREVESHJE!

Kjo oferte eshte klikuar nga 1595 Vizitor

 
 
Shperndaje me miqt e tu...