WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
 


AGRO TURIZMI Bujtina e Kuqe - Ndroq - Peze e vogel - Albania
Miresevini tek Bujtina e kuqe me një traditë gatimi me produkte të fshatit dhe me një ambient komod. Mos ndrysho stilin e jetës, por ndryshoni shijen.
AGROTURIZEM “Bujtina e Kuqe” një kombinim i veçantë ndërmjet natyrës dhe restorantit, për të kaluar momente që do të ngelen gjatë në memorjen tuaj.
Me një eksperiencë 16 vjeçare ne fushën e agroturizmit, që prej vitit 2004-ër, jemi kthyer në një nga destinacionet më të kërkuara jo vetëm në fundjavë por edhe gjatë diteve normale.
Një nga specialitete e bujtinës është dhe tabakaja me 15 deri 25 pjata me meze të ndryshme sipas stinës, me gatime tradicionale të zonës.



Disa nga këto pjata jane si: Patate furre, xaxiq, ullinj fshati, byrek me spinaq, mish gici, gjize, perime zgare, fileto pule me mustard, spece me ajkë, rradhiqe, spinaq, turshi, Lakër e kuqe, salc, avokado, panxhar, speca me gjizë, fasule pllaqi.
Secili mund të zgjedhë ato pjata me meze që i pëlqejnë, të tjerat i kthen pas dhe nuk paguan asgjë ekstra.  Kosto për një pjatë meze është 150 lek.

Transporti: Me makinë private ndiqni rrugën e vjetër nacionale Tiranë-Ndroq-Durrës, pa shkuar te lapidari i Pezës, kur vjen nga Tirana bujtina ndodhet në anë e djathtë.
Me trasport publik mund të merrni autobuzin e linjës Tiranë-Pezë e vogël në qendër të Tiranës ose në Kombinat dhe zbrisni te stacioni Bujtina e kuqe.

Data : 1/22/2021 Agro Turizmi Albania