Oferta Bujtina - Kamping - RESTORANT PJETER ULAJ - Guest House - Boge - Albania nga Biznesi BUJTINA PJETER ULAJ - BUJTINA PJETER ULAJ
Bujtina - Kamping - RESTORANT PJETER ULAJ - Guest House - Boge - Albania
WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
BUJTINA PJETER ULAJ
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  BUJTINA PJETER ULAJ

Bujtina - Kamping - RESTORANT PJETER ULAJ - Guest House - Boge - Albania

Publike para 752 diteve - Me date 28/03/2022 Ora 5:39:00 AM

Bujtina - Kamping - RESTORANT PJETER ULAJ - Guest House - Boge - Albania
Bujtina PJETËR ULAJ ju mirëpret gjatë 12 muajve të vitit. Gatimet tradicionale te zones janë një arsye më tepër për ta vizituar këtë bujtinë.
Për rezervime kontaktoni në Whatsapp:
Shërbimet dhe produktet kryesore që ne ofrojmë:
1) Akomodim te Bujtina & Kamping PJETËR ULAJ.
2) Kemi barkafe dhe restorant dhe minimarket.
3) Akomodim në Kamping për 20 makina.
4) Gjithashtu ka parking dhe internet falas.
5) Produkte tradicionale dhe gatime të zonës si petulla me mjalt, djath i zier, troftë e Kelmendit, turshi, mish me grosh, sup perimesh, tas qebap, maz capret, buk misri, mish qengji në hell (ferlikut) me porosi, mish keci, mish gici (derri).
6) Turizëm kulinar me gatime tradicinale të zonës, gatuaj drekën tënde me produktet e fermës.
7) Produkte që shiten të paketuara janë si rakia e thanës, gjalpë, djath dhie, shurup thane, mjalti i zonës, çaj mali, rrenjë shanzet.
8) Gjuha e huaj që përdoret është shqip dhe anglisht.
9) Guide turistike në  Boge , ka disa opsione të cilat gjatë kohës që qëndroni, mund ti shfrytëzoni për ti vizituar.
  • Hiking te shpella e madhe 30 minuta ngjitj nga bujtina.
  • Hiking te qafa e Thores 90 minuta ngjitje në mal nga bujtina. 
  • Hiking te shpella Gjek Markut 2 orë ngjitje nga bujtina.
  • Hiking te qafa e Bidgs 2 orë ngjitje në mal nga bujtina.
  • Hiking te qafa e Shtici 3 orë ngjitje në mal nga bujtina. 
  • Hiking në Majën e Rrabës 3 orë ngjitje në mal nga bujtina.
  • Hiking në Majën e Bridashes 3 orë ngjitje në mal nga bujtina. 
       Shikoni video me pamje nga Bujtina PJETËR ULAJ.

Bujtina është hapur në vitin 2015, si rezultat i kërkesave që kishim nga personat që vinin me makinat e tyre në kampingun tonë i cila ka mbi 10 vite.
Bujtina ofron 3 dhoma të cilat janë në katin e parë të bujtinës me një banjo të përbashkët, ku mund të akomodohen deri në 8 persona. 
Në restorantin tonë çfar ne ofrojmë janë prodhimet e shpisë dhe të zonës, 100% BIO. 

Për ata që duan të vijnë me transport publik, mund të marrin furgonin e linjës Shkodër-Bogë. 
Pika ku niset furgoni është në Lagjen Rus, nga e Hëna në të Shtunë ora 12:00 dhe 13:00 
Ndërsa kthimi nga Boga me transport publik, nga e Hëna në të Shtunë ora 6:30 dhe 7:00 e mëngjesit. 
Rruga është e asfaltuar deri në qendër të fshatit Bogë, nga qendra e fshatit deri tek bujtina jonë është 100 m.

Adresa:   Ruga kryesore Shkodër - Theth në komunën e Shkrelit në qëndër të fshatit Bogë - Albania

Për të rezervuar plotësoni formularin e mëposhtëm
ose na shkruani në Whatsapp.
 
FORMULARI I PLOTESIMIT PER POROSIN
Emri i Biznesit qe jep oferten : BUJTINA PJETER ULAJ
Cmimi : I diskutueshem!

*    Ploteso te dhenat e meposhtme per te bere porosine...

Emri i produktit :

Bujtina - Kamping - RESTORANT PJETER ULAJ - Guest House - Boge - Albania

Sasia që doni të porositni :
Emri Mbiemri i Porositesit :
Numer Telefoni (Mobil ) :
Adresa ku dorëzohet porosia :
Pyetje & detaje rreth porosisë :
Data 28/03/2022 Ora 5:39:00 AM

* Do t'ju telefonojme per konfirmimin e porosise.

   
VLERA E CMIMIT PERCAKTOHET ME MAREVESHJE!

Kjo oferte eshte klikuar nga 1767 Vizitor

 
 
Shperndaje me miqt e tu...