WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
 


Agroturizmi Vila Pepaj Razem - Malesie e Madhe - Shkoder - Albania

Klikoni ketu per te pare oferten nga Agroturizmi Vila Pepaj Razem

                               Me skano QR CODE per Vila Pepaj

Miresevini te Agroturizmi Vila Pepaj.
Agroturizmi Vila Pepaj ka filluar si restorant në vitin 2012 si biznes i vogël familjar.
Duke parë kërkesën në rritje për shërbime, shumë shpejt është ndërtuar edhe bujtina për mysafir.
Filozofia jonë është që mysafirëve tanë t'ju ofrojmë shërbime dhe produkte cilësore ku si bazë shërben origjinaliteti dhe natyra e zonës, produktet BIO të fermerëve dhe gjahtarëve të zonës.
Jemi të hapur 12 muajt e vit, në çdo sezon.
Mysafirët tanë vijnë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Europa dhe nga mbarë bota!

Shërbimet kryesore që ne ofrojmë te Agroturizmi Vila Pepaj:
1) Akomodim në 9 dhomat e vilës, nga të cilat 7 janë dhoma treshe dhe 2 janë dhoma katërshe.
Vila është e ndërtuar dhe e areduar tërësisht nga druri, që mysafirët tanë të ndihen sa më afër natyrës dhe të shijojnë një kënaqësi dhe rehati që mund të gjejnë vetëm brenda një vile nga druri e ngritur brenda një pylli.
Në të gjitha dhomat kemi kushte bashkohore si TV, ngrohje, Frigorifer, Wireless dhe tualetet moderrne.
2) Ofrojme gatime tradicionale të fshatit nga guzhina e Vilës Pepaj.
3) Guide turistike në zonat përreth në atraksionet e veçata që ofron zona.
4) Parking Falas.


Gatimet kryesore që ne ofrojmë te Agroturizmi Vila Pepaj:
- Bukë shtëpie dhe kulac i gjyshes, buk misri me mazë.
- Sallatë fshati.
- Turshiat e shtëpis me patëllxhan, domate, lakër dhe speca.
- Djathra të zonës me qumësht dhie dhe lope.
- Fërgesë shtëpie.
- Byrek i shtëpisë.
- Djath i zier me mjaltë (gatim tradicional).
- Maz e ziere (gatim tradicional).
- Kacamak (gatim tradicional).
- Mish Qingji dhe keci në hedhe.
- Mish të njomë në  zgarë prushi.
- Mish nga kafshë të egra sipas sezoneve.
- Pula fshati me jufka, oriz ose patate.
- Gështenja (tetor-shkurt).
- Embëlsirat e shtëpisë (sipas sezoneve).

Adresa: Razëm Malësi e Madhe, në qendër përballë pedonales dhe fushës sportive -Shkodër - Albania


Data : 1/29/2021 Agro Turizmi Albania