WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj
Panairi I Librit Online Njoftime 360

Rreth Nesh:
Idea e platformës së Panairit Online lindi në 7 Tetor të vitit 2013-të. Që nga ajo ditë filluan kërkimet e ndryshme për problemet që kishin bizneset dhe për zgjidhjet që do të jepte kjo platformë.
Pas 4 vitesh vendosa krijimin dhe zhvillimin e kësaj platforme. Për herë të parë kjo platformë doli online në 7 shtator 2019-të. 
Sot pas një viti janë mbi 700 biznese që janë bërë pjesë e kësaj platforme dhe janë mbi 2000 oferta online nga këto biznese. 70% e produkteve dhe shërbimeve që janë reklamuar nga kjo platformë, dalin të parët në GOOGLE.
Vizioni:
Vizioni jonë është:
Të jemi qëndra tregetare online e vetme në botë për brand-et shqiptare.
Deri në fund të 2021-it do të jemi inkubatori më i madh për zhvillimin e një biznesi nga zero, ku të kemi zhvilluar minimalisht 7000 biznese të reja nga zero.
Deri në 2025-ën do të jenë mbi 700.000 biznese shqiptare që do të operojnë në tregun global.
Deri në 2025-ën të jemi kompania e parë në trevat shqiptare që ka hapur dhe punësuar më shumë se 270.000 të rinj.

Zgjidhjet që ne ofrojmë:
Aktualisht kjo platformë ofron zgjidhjen e disa probleme që sot bizneset fizike kanë:
Biznesi nëpërmjet kësaj platforme ka mundësi që ta bëj vetë SEO marketing, pa qenë e nevojshme që të jetë as IT ose programues, sepse 95% e SEO-së e ka bërë platforma gati. Biznesi duhet të hedhë produktin në dyqani online.
Biznesi nëpërmjet kësaj platforme ka mundësi që ta menaxhojë 100% dyqanin e tij online, sepse është 100% i pavarur nga platforma për çdo gjë që ai do të postoj në dyqani i tij.
Biznesi nëpërmjet kësaj platforme kursen 100% vlerën e investimit që do të paguante për të patur një Website që fillon nga vlera 300 euro deri në 7000 euro, sepse këtu e merr 100% falas. Ajo çfarë investon është vetëm mirëmbajtja.
Nëse deri dje, biznesi në mënyrë individuale ka bërë marketing që të gjej klientë nëpërmjet rrjeteve sociale, sot është vet platforma e cila ka klientët e vet që kërkojnë shërbime ose produkte brenda kësaj platforme dhe biznesi nuk paguan asnjë kosto për këtë shërbim.
Nëse deri dje, biznesi në mënyrë individuale ka paguar në rrjetet sociale dhe ka reklamuar vetëm një produkt, tashmë nëpërmjet linkut të personalizuar të një produkti, vizitori do të shikojë të gjithë produktet që ky biznes ofron.
Nëse deri dje, një vizitor në rrjetet sociale, vetëm ka klikuar por nuk ka blerë dhe ju e keni humbur kontaktin me të, sot nëpërmjet linkut të personalizuar ju mund ti dërgoni përsëri oferta, nëse ai ka pranuar të njoftohet për oferta nga biznesi juaj.
Për një biznes i cili është në prag falimentimi, dyqani online në platformë i ka dhënë jetë minimalisht dhe një vit. Pasi kosto e abonimit për një vit në platformë është minimalisht sa kosto mujore e qerasë që një biznes fizik ka. Kjo jo vetëm që e shpëton nga falimentimi, por edhe mund ta kthejë në një nga bizneset më të suksesshëm në të ardhmen.
Ndërsa për ata që duan të nisin një biznes por nuk kanë kapitalin e mjaftueshëm dhe eksperiencë, këtu mund t’ia nisin me kosto minimale dhe me rrisk falimentimi zero.
Shërbimet tona:
Abonime vjetore, për një biznes që do të zhvillojë biznesin e tij nëpërmjetë kësaj platforme.
Trajnime të personalizuara ose në grup, për persona që duan të nisin një biznes online nga zero.
Konsulta të personalizuara, për blerjen e një brandi.
Konsulta të personalizuara, për krijimin e një plan-projekti për zhvillimin e një biznesi online nga zero.
Trajnim të ndryshme fizike dhe online në lidhje me shitjen, komunikimi, zhvillimin personal, rrjetet sociale etj.
Trajnimin dhe çertifikimin e personave që duan të punojnë si Menaxher Online për një biznes.
Libra motivues për zhvillim personal

Adresa : Rruga e Barrikadave te Galeria, te ish kinema 17 Nëntori, kati i dytë - Tiranë

Regjistroni Biznesin tuaj falas në
Panairin e vetëm Online!
Regjistrohu Falas
 Rregullat e Privatësisë dhe
TOS - Cookies Policy GDPR
 
Jep të dhënat për hyrje në sistem
Username:
Password:

Kliko këtu nëse keni harruar Password-in
Regjistrohu me një nga
shërbimet që ne ofrojmë dhe
përfito një nga ofertat që ofron Panairi Online