Oferta Bujtina dhe baxho Hader Xhebro Rexhin Nivice Tepelene - Albania nga Biznesi Baxho Hader Xhebro - Bujtina Hader Xhebro
Bujtina dhe baxho Hader Xhebro Rexhin Nivice Tepelene - Albania
WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
BUJTINA HADER XHEBRO
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  Bujtina Hader Xhebro

Bujtina dhe baxho Hader Xhebro Rexhin Nivice Tepelene - Albania

Publike para 750 diteve - Me date 28/03/2022 Ora 5:31:00 AM

Bujtina dhe baxho Hader Xhebro Rexhin Nivice Tepelene - Albania
Te ne do të gjeni akomodim në ambjentet e Bujtinës Hadër Xhebro dhe gatime tradicionale bio të zonës.
Klientët tanë, nuk janë klientë, por miqtë tanë!
Për rezervime kontaktoni në nr tel: +355697410707
Shërbimet kryesore që ne ofrojmë:
1) Akomodim në dhomat e Bujtinës Hadër Xhebro
Dhoma e Ali Pashes ka 1 dopjo + 3 tek
Dhoma Ujvara e Guvës dhomë me 1 dopjo + 1 tek
Dhoma Ujvara e Vinjës dhomë me 1 dopjo + 1 tek
Dhoma Ujvara e Peshturës 1 dhome me 1 tek + 1 tek marinar
Dhoma e gjyshit me 1 dopjo + 2 tek marinar
Dhoma e nuse me 1 dopjo + 2 tek marinar.
2) Ushqime tradicionale të zonës dhe bulmetin e baxhos tonë. 
Zakonisht gatuajmë gatimet e zonës së labërisë, si mish i pjekur në hell ose në saç, byrek me lakra vendi ose spinaq i kopështit, lakror i labërisë ose harapash me zorrë qengji por këto dy të fundit zakonisht porositen më parë me tel, revani, sallatra të ndryshme sipas sezonit edhe bulmetin e freskët që është dhe specialiteti jonë, pasi aty kemi baxhon tonë.
Ndërsa fruta dhe perime sipas sezonit, në verë i mbledhim të freskëeta nga kopështit afër bujtinës ose nga fshatarët e zonës, ndërsa në dimër fruta të thata nga pemët e zonës.
Gjatë sezonit të hapjes së baxhos nga mesi i muajit maj deri në fillim të muaji gusht, mund të blihen produktet si: djath i bardhë, djath kackavall, gjizë, gjalp.
3) Turizëm kulinar me gatime tradicinale të zonës, gatuaj vet drekën tënde.
4) Guide turistike në zonat përreth bujtines.
1- Ujvara e Guvës Nivicë 
2- Ujvara e Vinjës Nivicë
3- Kanionet e Nivicës
4- Hiking në majën e malit të Këndërvicës
5- Liqeni i Rexhinit
6- Ujvara e Peshturës Progonat
Shikoni video me pamje nga Bujtina Hadër Xhebro


Si biznes e kemi nisur me Baxhon në vitin 2000 dhe në vitin 2018 hapëm edhe bujitnën për shkak të kërkesave që kishim nga turistë të ndryshëm që vizitonin baxhon gjatë sezonit të verës.
Në katin e parë gjysma e godinës është baxho dhe gjysma e godinës është restoranti që ka edhe oxhak.
Në katin e dytë kemi 6 dhoma, ku 5 prej tyre kanë shtrat dopjo + tek ndersa njëra ka vetëm dy krevate tek.
Në katin e dytë përveç dhomave gjendet një koridor mesatar si ambjent i përbashkët.
Jashtë bujtines ka ambjente ku mund të relaksohesh në hijen e pemve dhe barit.
Ne i konsiderojmë klientët si miqtë tanë dhe i presim si në një familje të madhe. 
Bujtina ndodhet në lartësinë 1000m mbi nivelin e detit, ajri i pastër, ushqimet bio dhe uji i freskët i burimit janë si parajsa në tokë, larg telefonave dhe zhurmave të qytetit.
Kush do të ketë akses në internet, duhet të ngjitet te kodra afër bujtinës që të kapin valët.
Nëse jeni me transportin publik mund të merrni autobuzin e linjës Tiranë - Tepelenë dhe nga Tepelena me furgonat e fshatit Nivic ose Rexhin që ju sjellin deri në qëndër të fshatit.
Nëse jeni me makinën tuaj, atherë nga Tepelena merrni rrugën e fshatit Bënçë ku  mund të vizitoni edhe ujsjellsin e Ali Pashë Tepelenës.
Më pas rruga vazhdon drejt fshatit Lekdush dhe Progonat, ku mund të vizitoni dhe ujvarën e Peshturës.
Rruga vazhdon drejt fshatit Gumsar deri sa të arrini në fshatin Nivicë ku mund të vizitohen kanionet e famshëm të Nivicës.
Fshati Rexhin është 1 km larg nga fshati Nivicë.
Për të arritur në bujtinë duhet të ecni nga qëndra e fshatit Rexhin, 20 min me makinë në rrugë pa asfalt (me Xhip).
Rruga nga Tepelena deri në fshat është drejt përfundimit të shtrimit me asfalt.
 
Adresa: Fshati Rexhin - Nivicë - Tepelenë - Albania
 
 
FORMULARI I PLOTESIMIT PER POROSIN
Emri i Biznesit qe jep oferten : Baxho Hader Xhebro
Cmimi : I diskutueshem!

*    Ploteso te dhenat e meposhtme per te bere porosine...

Emri i produktit :

Bujtina dhe baxho Hader Xhebro Rexhin Nivice Tepelene - Albania

Sasia që doni të porositni :
Emri Mbiemri i Porositesit :
Numer Telefoni (Mobil ) :
Adresa ku dorëzohet porosia :
Pyetje & detaje rreth porosisë :
Data 28/03/2022 Ora 5:31:00 AM

* Do t'ju telefonojme per konfirmimin e porosise.

   
VLERA E CMIMIT PERCAKTOHET ME MAREVESHJE!

Kjo oferte eshte klikuar nga 2734 Vizitor

 
 
Shperndaje me miqt e tu...