WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
 


Guest House Bujtina Peraj - Vermosh - Albania


Guest House Bujtina Peraj - Vermosh - Albania
Klikoni ketu per te pare oferten nga Bujtina Peraj ne Vermosh
Bujtina Peraj ju mirëpret në mes të natyrës me një livadh të mrekulleshëm në mes maleve, gjatë 12 muajve të vitit. 

Shërbimet dhe produktet kryesore që ne ofrojmë:

1) Akomodim te Bujtina Peraj. Bujtina ofron 8 dhoma të cilat jane ne katin e dyte te bujtines me dy banjo te perbashketa dhe 4 shtepiza druri ngjitur me bujtinen, ku mund të akomodohen deri në 24 persona.
2) Shërbejmë si restorant.
3) Akomodim në camping.
4) Gjithashtu ka parking dhe internet.
5) Produkte tradicionale dhe gatime të zonës si mishavina, djath i zier, kacamak, byrek me nena bjeshke (barishte e eger) proshut e tharë, mish qengji në hell.
6) Turizëm kulinar me gatime tradicinale të zonës, gatuaj drekën tënde me produktet e fermës.
7) Produkte të ofruara nga Bujtina Peraj si raki e kumbullës së egër, liker ose shurup boronice, pjeshkë, qershi, mollë, fiq, limona, arra, rrush etj.
8) Gjuha e huaj që përdoret është shqip dhe anglisht.
9) Transport nga Shkodra deri në bujtuinë me makinën e bujtinës.
10) Guide turistike në Vermosh, ka disa opsione të cilat gjatë kohës që qëndroni, mund ti shfrytëzoni për ti vizituar.

  • Mund të vizitohen Plavë e Guci, që janë pjesë e trojeve shqiptare, 20 km nga bujtina (40 min bashk me doganën, pasi janë pjesë e Malit të Zi). 
  • Kanioni Gercarës me distancë 6 km, ecje në këmbë për 1 orë e 30 min.
  • Shpella Jaçices 2 km, 40 min ecje në këmbë nga bujtina. 
  • Rrenojat e shtëpisë së Prek Calit 3 km ecje në këmbë nga bujtina.
  • Hiking në Majën e Marlules 3 orë ngjitje në mal.
    Hiking në Majën e Grebenit 3 orë ngjitje në mal
  • Hiking në Majën e Seferçes 6 orë ngjitje në mal.
  • Hiking në Livadhin e Harushës 4 orë ngjitje në mal.


Jeni të mirpritur në bujtinën tonë dhe ju sigurojmë që do të keni një ekperiencë të bukur dhe të paharrueshme.
Për ata që duan të vijnë me transport publik, mund të marrin furgonin e linjës që niset nga Shkodër-Vermosh.
Pika ku niset furgoni është në Lagjen Rus, nga e Hëna në të Shtunë ora 13:30.
Ndërsa kthimi nga Vermoshi me transport publik, nga e Hëna në të Shtunë ora 6 e mëngjesit.
Rruga është e asfaltuar deri në qendër të fshatit Vermosh, nga qendra e fshatit deri tek bujtina jonë janë 500 m rruge e pa shtruar por e kalushme nga çdo lloj makine.
Adresa:   500 m nga qëndra e fshatit Vermosh - Albania

Data : 2/4/2021 Agro Turizmi Albania