Oferta BUTRINTI, ATY KU ERRËSOHET dhe NDRIÇOHET HISTORIA E SHQIPËRISË, Liber nga Sazan Guri nga Biznesi AKADEMIA RRENJET TONA - AKADEMIA RRENJET TONA
 BUTRINTI, ATY KU ERRËSOHET dhe NDRIÇOHET HISTORIA E SHQIPËRISË, Liber nga Sazan Guri
WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
AKADEMIA RRENJET TONA
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  AKADEMIA RRENJET TONA

BUTRINTI, ATY KU ERRËSOHET dhe NDRIÇOHET HISTORIA E SHQIPËRISË, Liber nga Sazan Guri

Publike para 113 diteve - Me date 13/11/2023 Ora 12:01:00 AM

 BUTRINTI - ATY KU ERRËSOHET dhe NDRIÇOHET HISTORIA E SHQIPËRISË, Liber nga Sazan Guri
Për të kontaktuar me autorin ose për të porositur librin kontaktoni në Whatsapp
BUTRINTI, ATY KU ERRËSOHET dhe NDRIÇOHET HISTORIA E SHQIPËRISË
  • Nëse sajesat dhe mashtrimet thuhen pa vend qortimet dhe të vërtetat duhen thënë plot nur e mend. 
  • Ç’duhet dhe ç’mund të dimë për Butrintin? 
  • Nëpërmjet këtij libri do të gjeni fakte, figura opinione dhe teori. 
  • A janë të gjitha të vërteta? 
  • Jo, ndoshta po!?. 
  • Ato ishin informacioni më i mirë i vlefshëm kur u shkrua ky libër. 
  • Faktet ndryshojnë vazhdimisht, ashtu si interpretimi. 
  • A jepet një tablo e qartë e ngjarjeve mbi Butrintin nëpërmjet këtyre ideve të parashtuara në këtë libër? 
  • Fatmirësisht, ndoshta po. 
  • Ka më shumë rëndësi se sa i kuptueshëm është diskutimi për Butrintin në këtë libër si qytet- shtet ku ndriçohet historia e vërtetë e Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe kurrësesi ajo nuk mund të pranojë pështymë. 
  • Këto kohë gjatë episodit Fondacion Butrinti, ku bujshëm na jepet një doktrinë mbi jetën, civilizimet dhe kulturat e shumta në Butrint, sa helene apo romake, sa veneciane apo osmane, por vetëm shqiptare jo, u bombarduam nga një lumë informacionesh dhe keqinformimesh, ku krahasimet e paqena dhe pa lidhje japin ide kontradiktore deri në vrastare, të cilat medeomos kërkuan dhe ende kërkojnë vëmendjen tonë në rolin e një punonjësi me mëditje të dijes për ta ndriçuar atë që pështyhet me dashje dhe me keqdashje mbi Butrintin, njëherësh edhe mbi shqiptarët. 
  • Të mos dish dhe të mos flasësh, ndoshta nuk përbën ndonjë faj të madh, por të dish dhe të mos flasësh ndoshta kjo përbën atë që ndryshe quhet krim. 
  • Megjithatë do ishte e pafalshme po të bëheshim cinikë dhe apatikë prej mbingarkesës së informacionit, aq më tepër kur këtij informacioni i mungon etika, aq më tepër kur ky informacion nxin dhe sterron çdo gjë të mirë shqiptare. 
  • Ka ndryshim mes asaj që bëjmë dhe mendojmë, por problemi ëshë shpesh, sesi të dimë çfarë të besojmë, kur faktet ngatërrohen dhe ekspertët nuk janë dakord? 
  • Mendohet si çështje, ajo çfarë duket mirë apo ajo që mbështet nocionet tona të paralejuara? 
  • Mbrojtja dhe siguria shkencore pasqyron lidhjen dhe sjelljen e njeriut me faktorët dhe ngjarjet shoqërore, si edhe ato natyrore, sepse në analizë të fundit janë këta elementë apo faktorë që përforcojnë e përplotësojnë të gjithë historinë tonë, dhe prej këtu qëndrueshmërinë e politikave tona.
  • Thirrje - Ndaj me pushtetin e dijeve të sotme na duhet të njohim të kaluarën ose të vëmë pushtetin mbi të vërtetën e saj dhe më pas, me anë të saj të ndërtojmë të ardhmen tonë. 
  • Butrinti – zanafilla e kombshteteve evropiane, banesa e përhershme e civilizimit njerëzor.
Shënim: Pagesa me Wester union për jashtë Shqipërisë, për brenda vendit, në momentin e dorzimit të librit.
  • Posta nuk është e përfshirë në çmim.
  • Posta për Tiranë 200 Lek
  • Posta në rrethe 300 lek
  • Posta për jashtë shtetit, në varësi të shtetit.
  • fq. 295
  • P.- 2.2kg
  • Formati Album 35x30cm
  • Sht. Bot. – Enja 
Adresa: Rruga Zef Jubani, afër sheshit Willson - Tiranë.
V03 K10000 / K7000 
 
FORMULARI I PLOTESIMIT PER POROSIN
Emri i Biznesit qe jep oferten : AKADEMIA RRENJET TONA
Posta qe kryen Transportin : AKADEMIA RRENJET TONA
Çmimi pa ofertë : 10000LEKE Ne gjendje : 90

Çmimi me ofertë :

7000LEKE

*    Ploteso te dhenat e meposhtme per te bere porosine...

Emri i produktit :

BUTRINTI, ATY KU ERRËSOHET dhe NDRIÇOHET HISTORIA E SHQIPËRISË, Liber nga Sazan Guri

Sasia që doni të porositni :
Emri Mbiemri i Porositesit :
Numer Telefoni (Mobil ) :
Adresa ku dorëzohet porosia :
Pyetje & detaje rreth porosisë :
Data 13/11/2023 Ora 12:01:00 AM

* Do t'ju telefonojme per konfirmimin e porosise.

   

Vlera per te paguar eshte 7000 LEKE !

Kjo oferte eshte klikuar nga 325 Vizitor

 
 
Shperndaje me miqt e tu...