WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
AKADEMIA RRENJET TONA
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  AKADEMIA RRENJET TONA

Reth Biznesit AKADEMIA RRENJET TONA

Shoqata QENDRA KOMBËTARE “RRËNJËT TONA”
  • Ushtron aktivitetin e saj në përputhje me legjislacionin Shqipëtar në fuqi, konkretisht ligji nr. 8788, date 07.05.2001 “Për Organizatat Jofitimprurese”. 
  • Eshtë themeluar me vullnet të lirë nga një grup anetarësh nismëtarë dhe është një organizatë, jofitimprurëse. 
  • Ajo është një organizim jo qeveritar, i pavarur nga partitë e organizatat politike dhe gëzon liri dhe autonomi të veprimit në përputhje me Statutin, Programin dhe Rregulloren e saj. 
  • Qëllimi i veprimtarisë së Organizatës është të ndikojë në politikat strategjike të shtetit Shqiptar që garantojnë mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe në këtë kuadër saj të zhvillojë fushata periodike sensibilizuese për mbarë komunitetin shqiptar.
  • Veprimtaria e saj shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj.
“ALEANCA QYTETARE E MBROJTJES SË VLERAVE KOMBËTARE
  • Shkurt AQMVK” ushtron aktivitetin e saj në përputhje me legjislacionin Shqipëtar në fuqi konkretisht ligji nr. 8788, date 07.05.2001 “Për Organizatat Jofitimprurese”, ligji nr. 8789, dt.07.05.2001. 
  • Aleanca Qytetare e Mbrujtjes së Vlerave Kombëtare është themeluar me vullnet të lirë nga një grup anetarësh nismëtarë dhe është një organizatë, jofitimprurëse. 
  • Ajo është një organizim jo qeveritar, i pavarur nga partitë e organizatat politike dhe gëzon liri dhe autonomi të veprimit në përputhje me Statutin, Programin dhe Rregulloren e saj. 
  • Organizata ka vulën dhe stemën e saj. 
  • Anëtarët e parë themelues të Organizatës janë të gjithë ata individë, të cilët kanë nënshkruar deklaratën e themelimit dhe betimin për mbrojtjen e vlerave kombëtare.
QENDRA KËRKIMORE SHKENCORE G & G GROUP
  • QENDRA KËRKIMORE SHKENCORE – G & G Group ofron një kuadër të plotë të shërbimeve që mbulon fushën e Legjislacioniut, Mjedisit, Gjeoshkencës dhe Histori-gjuhësissë e etnokulturës. 
  • Përgjegjësia për të menaxhuar sfidat e sotme dhe mbrojtjen e vlerave të kombit, kërkon zbatimin e njohurive të sotme shkencore.
FORUMI” IMAZH & MEDIA
  • Forumi Mbarëkombëtar “Imazhi Shqiptar & Identiteti Kombëtar” nën slloganin “Kombi Shqiptar, Imazhi Im” Forumi ka 23 vite që është themeluar, dhe Festivali Ndërkombëtar, “Imazhi Shqiptar”, mbylli me sukses edicioni e 16( gjashtëmbëdhjetë), më 22 Dhjetor, 2018. 
  • Misioni i Imazhit Shqiptar për identifikimin dhe promovimin e vlerave të Imazhit Shqiptar nuk ndalet. 
  • Si çdo vit, Forumi “Imazh & Media”, ka pritur në Kryeqytetin Shqiptar, në Tiranë, edicionin e Festivalit Ndërkombëtar” Imazhit Shqiptar”, së bashku me miqtë dhe mbështetësit e kontributorët nga të gjitha trevat shqipfolëse. 
  • Tashmë, një traditë e veprimtarive të Forumit” Imazh & Media”.
ORGANIZATA “ALVA “- ALBANIAN VALUES – VLERAT SHQIPTARE
  • Organizata “ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare”, është një organizatë jo fitim prurëse dhe jopolitike, e themeluar si një nismë e një grupi dashamirësish, artistë, historianë, aktivistë të njohur të shoqërisë civile, të apasionuar ndaj vlerave, kulturës, traditës, natyrës, gjuhës, letërsisë, folklorit të kombit shqiptar etj. 
  • “ALVA” zotëron karakter kulturor, informues, edukativ, shkencor që bazohet në evidentimin dhe promovimin e vlerave mbarëkombëtare kulturore, historike, njerëzore të vyera të kombit shqiptar, për të mundësuar ruajtjen dhe zhvillimin e tyre.
  • Për të aspiruar integrimin e Shqipërisë në gjirin e Bashkimit Evropian, duke u identifikuar me historinë, kulturën, gjuhën dhe traditat e një kombi të barabartë në mes të barabartëve.
Kodi i Etikës
Kodi i Etikës
MEMO Bashkëpunimi
MEMO Bashkëpunimi
Statut i Fondacionit “Rrënjet Tona”
Statut i fondacionit “Rrënjet tona”
Rregullore e Brendshme e “Akademisë Rrënjet Tona”
Rregullore e brendshme e “Akademisë Rrënjet Tona”


Shperndaje me miqt e tu...