VISARET E SHQIPTAREVE Nder shekuj te MIJEVJEÇAREVE, Liber nga Sazan Guri
Publike para 316 diteve - Me date 12/11/2023 Ora 1:26:00 AM
Për të kontaktuar me autorin ose për të porositur librin kontaktoni në Whatsapp
VISARET E SHQIPTARËVENË MIJËVJEÇARË
Kësisoj, ky libër, nuk është aspak një apologji për shqiptarët, që kemi dashur të bëjmë në këto faqe, por një libër, ku kemi dashur t’u japim atyre të drejtën.
Sepse, ata vetë kanë neglizhuar shumë për publicitetin dhe kanë bërë gabim thotë e fort ndriçuara Elena Gjika (Dora d’Istria).17
Sepse, shqiptarët, kanë jetuar shumë pak për veten e tyre.
Veprimtarinë e tyre, gjakun e tyre, talentin e tyre e kanë përfituar fqinjët.
Ndaj, ata shqiptarët) duhet të fillojnë një epokë të re sot, të jetojnë dhe të punojnë për veten e tyre, për shqipen e tyre.
Kësisoj, me patjetër na duhet të vazhdojmë të shkruajmë të shkuarën?
Pse nevojitet?
Pse është e domosdoshme?
Çfarë duhet kërkuar në të?
Si duhet shkruar?
E shkuara nuk kthehet dhe nuk ndryshohet më, porse filli i muzave të saj ndihmon të krahasohet e shkuara me të tashmen na thot prof. Muhamet Mufaku te libri i vet i fundit?
Që domethënë se, e shkuara është e detyrueshme të shkruhet, si ka qenë dhe si ka ndodhur, e vërtetë faktike e përlidhur, jo si dëshirë vetiake e tanishme, si duhej të kishte qenë.
Ky libër që rreket me të të kaluarës përbën në një kuptim tjetër histori të shqiptarëve dhe si i tillë është i domosdoshëm të botohet.
Një libër, me të dhëna për njërëzit dhe ngjarjet e shkuara është i pazëvëndësueshëm për të analizuar dhe matur me peshoren e çeshtjes shqiptare, se çfarë prodhuan njerëzit si individë apo grupe shoqërore me sjelljen dhe mentalitetin e tyre të at’hershëm, si notuan ato në rrymat e kohës, si rrodhën ngjarjet dhe njerëzit, nga ku dhe drejt ku?!
Shënim: Pagesa me Wester union për jashtë Shqipërisë, për brenda vendit, në momentin e dorzimit të librit.
Posta nuk është e përfshirë në çmim.
Posta për Tiranë 200 Lek
Posta në rrethe 300 lek
Posta për jashtë shtetit, në varësi të shtetit.
ISBN 978-9928-03-471-7
Formati B5
Fq. 292
P.- 1,2kg
v. 2017
Sht. Bot. - Barleti
Adresa: Rruga Zef Jubani, afër sheshit Willson - Tiranë.