Oferta Bakllava Turke e gatuar ne shtepi nga GATIME SHTEPIE nga Biznesi NJOFTIME 360 - NJOFTIME 360
Bakllava Turke e gatuar ne shtepi nga GATIME SHTEPIE
WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
NJOFTIME 360
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  NJOFTIME 360

Bakllava Turke e gatuar ne shtepi nga GATIME SHTEPIE

Publike para 329 diteve - Me date 23/06/2023 Ora 3:00:00 AM

receta per bakllava turke / bakllava tradicionale / bakllava turke ME 100 PETE / bakllava turke per vitin e ri / bakllava turke role / bakllava turke me qumesht / bakllava shqiptare me pet te gatshme
Per pyetje dhe porosi na kontaktoni ne WhatsApp:
Përbërësit e bakllavasë turke
  • 1 kg  miell;
  • 7 vezë (4 të  plota dhe 3 vetëm të verdhat);
  • 1 gotë uji me vaj;
  • 1 gotë uji me kos ;
  • Pak lëng limoni;
  • 600  gr  gjalpë për lyerjen e bakllavasë;
  • 750 gr arra të qërruara;
  • Niseshte  për  hapjn e petëve.
  • Si të përgatisim bakllava turke?
  • Marrim miellin, vezët, kosin, vajin  dhe lëngun e limonit dhe  zëmë brumin jo shumë  të fortë. Pasi e zëmë brumin e lëmë të qetësohet për gati një orë dhe më pas e ndajmë në 4 pjesë të barabarta.
Secilën nga këto pjesë e bëjmë kulecë të vegjël sa një kokërr arre. Nga secila pjesë do të dalin 20-22 kuleçë.
  • I hapim petët jo shumë të mëdha dhe i vendosim njera mbi tjetrën duke i lyer me pak niseshte. 
  • Pasi i mbarojmë së hapuri të gjitha dhe i kemi vendosur mbi njëra-tjetrën.
  • Hapim petën e madhe (nga bashkimi i të gjitha petëve të vendosura mbi njëra-tjetrën) sa madhësia e tepsisë dhe i vendosim në tepsi të lyer me vaj dhe më pas petën që kemi vendosur në tepsi e lyejmë me gjalpë dhe hedhim arrat e qëruara dhe të shtypura (brenda arrave, sipas dëshirës mund të hedhim edhe pak kanellë).
  • Ashtu siç vepruam me pjesën e parë të brumit, do të vazhdojmë edhe me pjesët e tjera, ku secilës pjesë i hedhim arrat në mes.
  • Pasi ta kemi përfunduar të gjithë brumin dhe ta kemi vendosur në tepsi, e presim dhe formë ylli (jo feta shumë të medha) dhe e lyejmë me gjalpë.
  • Tepsinë që kemi e fusim në furrë. Në fillim temperatura duhet të jetë 150 gradë, dhe në momentin që do të fillojë të skuqet pjesa e sipërme e ulim temperaturën në 100 gradë.
  • Proçesi i pjekjes duhet të vazhdojë për 4-4.5 orë  me qëllim që bakllavaja të kullojë sa më mirë.


Sherbeti për bakllavanë turke
  • Përbërësit
  • 1.5 kg sheqer;
  • ½ limon (lëngun);
  • 1 lt ujë.
Përgatitja
  • Në një tenxhere sheqerin dhe ujin dhe e vendosim të ziej derisa të trashet sherbeti (e provojmë tek thoi i madh i dorës dhe nëse qëndron sumbull është  gati ).
  • Sherbeti nuk hidhet direkt nga zjarri. Atë duhet ta lemë 5 min pastaj ja hedhim.Bakllavaja duhet të  jetë e ftohtë në momentin që do t’i hidhet sherbeti.
Shënim:
  • Nëse arrave nuk ju keni hedhur kanellë mund t’ja hidhni sherbetit. 
  • Ju bëftë mirë dhe gëzuar për shumë vjet!  / V03  01D0523  K60

 
FORMULARI I PLOTESIMIT PER POROSIN
Emri i Biznesit qe jep oferten : NJOFTIME 360
Posta qe kryen Transportin : SHOP MARJO
Cmimi : I diskutueshem!

*    Ploteso te dhenat e meposhtme per te bere porosine...

Emri i produktit :

Bakllava Turke e gatuar ne shtepi nga GATIME SHTEPIE

Sasia që doni të porositni :
Emri Mbiemri i Porositesit :
Numer Telefoni (Mobil ) :
Adresa ku dorëzohet porosia :
Pyetje & detaje rreth porosisë :
Data 23/06/2023 Ora 3:00:00 AM

* Do t'ju telefonojme per konfirmimin e porosise.

   
VLERA E CMIMIT PERCAKTOHET ME MAREVESHJE!

Kjo oferte eshte klikuar nga 1203 Vizitor

 
 
Shperndaje me miqt e tu...