WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
NJOFTIME 360
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  NJOFTIME 360

Reth Biznesit NJOFTIME 360

Jemi të hapur për bashkpunim me investitorë të ndryshëm, në varësi të  kapitalit që duan të investojnë.
Gjithashtu kërkojmë persona që duan të investojnë kohën dhe aftësitë e tyre për zhvillimin e kësaj platforme duke u bërë aksioner në një nga bizneset që platforma ka zhvilluar.
Ju mirpresim të na kontaktoni për bashkpunim në çdo kohë.

Zgjidhjet që ne ofrojmë për disa nga problemet që sot bizneset fizike kanë, të cilat janë si më poshtë:
  • Biznesi nëpërmjet kësaj platforme ka mundësi që ta bëj vetë SEO marketing, pa qenë e nevojshme që të jetë as IT ose programues, sepse 95% e SEO-së e ka bërë platforma gati. Biznesi duhet të hedhë produktin në dyqani online.
    Biznesi vetëm duhet të hedhë produktin te dyqani online.
  • Biznesi nëpërmjet kësaj platforme ka mundësi që ta menaxhojë 100% dyqanin e tij online, sepse është 100% i pavarur nga platforma për çdo gjë që ai do të postoj në dyqani i tij.
  • Biznesi nëpërmjet kësaj platforme kursen 100% vlerën e investimit që do të paguante për të patur një Website që fillon nga vlera 90 euro deri në 900 euro, sepse këtu e merr 100% falas. Ajo çfarë investon është vetëm mirëmbajtja (hosting).
  • Nëse deri më dje, biznesi në mënyrë individuale ka bërë marketing që të gjej klientë nëpërmjet rrjeteve sociale, sot është vet platforma e cila ka klientët e vet që kërkojnë shërbime ose produkte brenda kësaj platforme dhe biznesi nuk paguan asnjë kosto ekstra për këtë shërbim.
  • Nëse deri më dje, biznesi në mënyrë individuale ka paguar në rrjetet sociale dhe ka reklamuar vetëm një produkt, tashmë nëpërmjet linkut të personalizuar të një produkti, vizitori do të shikojë të gjithë produktet që ky biznes ofron.
  • Nëse deri më dje, kur një vizitor në rrjetet sociale, vetëm ka klikuar por nuk ka blerë dhe ju e keni humbur kontaktin me të, sot nëpërmjet linkut të personalizuar ju mund ti dërgoni përsëri oferta, nëse ai ka pranuar të njoftohet për oferta nga biznesi juaj.
  • Për një biznes i cili është në prag falimentimi, dyqani online në platformë i ka dhënë jetë minimalisht dhe një vit. Pasi kosto e abonimit për një vit në platformë është minimalisht sa kosto mujore e qerasë që një biznes fizik ka. Kjo jo vetëm që e shpëton nga falimentimi, por edhe mund ta kthejë në një nga bizneset më të suksesshëm në të ardhmen.
  • Ndërsa për ata që duan të nisin një biznes por nuk kanë kapitalin e mjaftueshëm dhe eksperiencë, këtu mund t’ia nisin me kosto minimale dhe me rrisk falimentimi zero.
Shërbimet tona:
  • Dixhitalizimi i biznesit me SEO në Google nëpërmjetë kësaj platforme.
  • Trajnime të personalizuara ose në grup, për persona që duan të nisin një biznes online nga zero.
  • Konsulta të personalizuara, për blerjen e një brandi.
  • Konsulta të personalizuara, për krijimin e një plan-projekti për zhvillimin e një biznesi online nga zero.
  • Trajnim të ndryshme fizike dhe online në lidhje me shitjen, komunikimi, zhvillimin personal, rrjetet sociale etj.
  • Trajnimin dhe çertifikimin e personave që duan të punojnë si Menaxher Online për një biznes.
  • Libra motivues për zhvillim personal.
Disa nga sloganet tona: 
  • Punoj dhe jetoj në trevat shqiptare por paguhem si në Zvicer.
  • Punoj dhe jetoj në trevat shqiptare por biznesin tim e kam në gjithë botën.
  • Punoj dhe zhvilloj biznesin tim në trevat shqiptare por klientat e mi i kam nga e gjithë bota.
  • Ndërtoni biznesin tuaj online në 7 muaj.
  • Vendi ku takohet biznesi dhe konsumatori.
  • Panairi i bizneseve online, në 365 ditë në 24 orë.
Adresa : Rruga e Barrikadave te Galeria, te ish kinema 17 Nëntori, kati i dytë - Tiranë


Shperndaje me miqt e tu...