RREGULLORE MBI FUNKSIONIMIN, DETYRAT DHE TË DREJTAT e Akademia
“ RRËNJËT TONA"
I. Dispozita
të përgjithshme
- Akademia - RRËNJËT TONA", me seli në Tiranë.
- “RRËNJËT TONA" është person juridik, me llogari
të pavarur që kryen aktivitet si shoqatë jo qeveritare. Qëllimi i
Fondacionit është që të ngrejë një "Institucion Të Specializuar, të
emërtuar Akademia “Rrënjët Tona”, veprimtaria e së cilës do të përfshijë
parashtrimin dhe rishikimin e fakteve historike, gjuhësore dhe
etnokulturore të hulumtuara deri më sot dhe prurjet e reja nga studiues të
ndryshëm, mbi vijëmësinë e shqipes së sotme nga gjuhët e lashtësisë, autoktoninë
në trevat e tyre dhe vazhdimësinë e pandërprerë të historisë sonë, si dhe
t’iu tregoj shqiptarëve faktet shkencore të qënies si banorë e si popull
natyral të europës së lashtë.
- Veprimtaria e Fondacionit ’Akademia Alternative
Shkencore Rrënjet Tona’ në kuptimin juridik, dhe/ose atij të specializuar
në kuptimin shkencor do të përqëndrohet në këto fusha:
a.
Historiografi, Gjuhësi, Etnokulturë, Ekonomi patriotike,
Turizëm historik dhe Inxhinieri dhe degë të tjera që lidhen me shkencën
Albanologjike për të cilat do të ketë departamente më vete operimi dhe pune, me
qëllim informimin dhe vënien në dispozicion të subjekteve të ndryshëm
shteterorë e privatë, të publikut të gjerë, vendas e të huaj e të organeve të
pushtetit qendror e lokal, studime, projekte dhe konsulta në fushat e mësipërme
që do t´iu shërbejnë atyre për të hartuar programe zhvillimi afatshkurtëra,
afatmesëm e afatgjata.
b.
Fondacioni , si Institucion i specializuar me
departamentet e saj, e organizuar në nivel Akademie alternative do të sjellë
fakte e interpretime, sesi mund të ndihmojë historia për të siguruar lirinë e
vërtetë të mendimit dhe të shprehjes dhe të bëhemi pjesë dinjitoze e komuniteti
vleror që quhet Europë.
c.
Nxitjen e iniciativave për problemet në fushat e
historisë, kulturës, si dhe përfaqësimin si institucion i specializuar, (duke
pasur në përbpërje të vet ekspertë historianë, arkeologë, gjuhëtarë,
etnokulturorë, ekonomist, inxhinierë), të interesave të qytetarëve për këto
çështje në proceset vendimmarrëse dhe në instancat gjyqësore në mbrojtje të
interesit publik e kombëtar në dobi të Shkollave, te Arsimit, Metodave studimore,
duke ringritur debatin e munguar shkencor në keto fusha për zbulimin e se
Vërtetës.
d.
Synimin për të ndërgjegjesuar shqipëtaro-arbërit kudo që
ndodhen, për rëndësinë e njohjes së origjinës sonë, për të kuptuar peshën e
kësaj vlere historike në shkallë kombëtare e ndërkombëtare, për të marrë
përsipër përgjegjësinë e kësaj peshe si trashëguesit dhe mbartësit themelor e
të drejtpërdrejtë të tyre.
e.
Rritja e vetëdijes së shqiptarëve mbi rëndësinë e njohjes
së lidhjeve të historisë së tyre me kulturat e antikitetit.
Fusha
e aktiviteteteve të Fondacionit “Akademia Alternative Shkencore Rrënjët Tona”
do të përfshijë:
- Edukimin, sensibilizimin dhe nxitjen e kërkimeve dhe
studimeve në fushat që përfshin shkenca e Albanologjisë.
- Përhapjen e të dhënave shkencore që lidhen me
pasqyrimin dhe trajtimet mbi Kombin tonë që nga paraantikiteti deri në
ditët e sotme, në media dhe Shoqatat mbare-shqipetare.
- Bashkëpunimin me Institucionet Akademike (shqiptare
dhe të huaja), duke shfrytëzuar metodën e munguar-ate të debatit të hapur
mbi disa nga tezat që janë në përdorim në shkencën Albanologjike dhe
prurjet e reja të studiuesve profesioniste dhe autodidaktë.
- Mbështetjen aktive të studimeve afatshkurtra dhe
afatgjata që i mbulon shoqata “Rrenjët tona”, që do të kryhen në hapësirën
territoriale të Republikës së Shqipërisë dhe më gjerë, në zbatim të
Konventave Kombëtare e Ndërkombëtare.
- Mbrojtjen e iniciativave për problemet në fushat e
historisë, kulturës, si dhe përfaqësimin si institucion i specializuar, të
interesave të qytetarëve për këto çështje në proceset vendimmarrëse dhe në
instancat gjyqësore në mbrojtje të interesit publik e kombëtar.
II. Bordi
Drejtues
- Organet Drejtuese
- Fondacioni funksionon si rrjet
mbarëkombëtar e më gjerë i shumë shoqatave historike, gjuhësore dhe etnokulturore.
- Organet drejtuese të Fondacionit:
- Drejtori Ekzekutiv
- Bordi Drejtues, organi më i lartë vendimmarrës;
III.
Drejtori Ekzekutiv
1.
Organizon, drejton dhe përgjigjet për të gjithë
aktivitetin e “RRËNJËT TONA", e përfaqëson atë në të gjitha marrëdhëniet
juridike e publike. Drejtori duhet të jetë specialist me titull apo gradë
shkencore në njërën nga fushat e aktivitetit të Qendrës Shkencore.
2.
Në bazë të kompetencave të parashikuara në statut dhe në
këtë Rregullore, ka të drejtë vendim marrje në përputhje me aktet ligjore e
nënligjore në fuqi.
3.
Përgjigjet para Bordit Drejtues, në çdo tre mujor për
zbatimin e programit të zhvillimit shkencor dhe ekonomik të “RRËNJËT TONA",
si dhe për realizimin e vendimeve të Bordit Drejtues.
4.
Organizon dhe drejton mbledhjet e Drejtorisë Ekzekutive,
ku bëjnë pjesë sekretari organizativ dhe ai shkencor.
5.
Organizon përgatitjen e projekteve dhe materialeve për Bordin
Drejtues, i shqyrton në drejtorinë ekzekutive dhe i paraqet për vendim-marrje
në mbledhjen e Këshillit Drejtues.
6.
Kryeson komisionin për përgatitjen e projekt-programit
vjetor pasardhës të zhvillimit shkencor dhe ekonomik të “RRËNJËT TONA".
Projekt-programi shqyrtohet në këshillin shkencor jo më vonë se muaji Nëntor
dhe ja paraqet Bordit Drejtues për shqyrtim.
7.
Drejton këshillin shkencor, merr vendime duke u
mbështetur në diskutimet apo votimin e anëtarëve të këshillit dhe ngarkon
sekretarin e këshillit shkencor për kryerjen e të gjitha procedurave deri në
dorëzimin e tyre në fond.
8.
Ushtron kontroll dhe kërkon zbatimin e disiplinës në
punë, për raste flagrante merr vendim menjëherë sipas legjislacionit në fuqi.
Për të gjitha thyerjet e disiplinës thërrret mbledhjen e Drejtorisë Ekzekutive,
vendimet e së cilës janë të formës së prerë.
9. Është punëdhënës për punonjësit e “RRËNJËT TONA" (në
kuptimet e Kodit të Punës). Sipas vendimeve të Bordit Drejtues, merr në punë
punonjës të rinj ose bën largimin nga puna të punonjësve të tepërt sipas
kritereve të miratuara.
10.
Vendos për pagën e secilit punonjës, brenda kufirit të përcaktuar
në strukturën organizative të pagave të miratuara nga Bordi Drejtues;
11.
Miraton dërgimin jashtë shtetit të specialistëve për
marrje përvoje ose për bashkëpunim në realizimin e projekteve, ndërsa dërgimi i
specialistëve në kongrese, konferenca e simpoziume bëhet në bazë të programit
të hartuar dhe miratuar nga drejtoria ekzekutive.
12.
Merr në analizë grupe pune, sektorë apo departamente të
veçanta.
13.
Vendos për blerjet e vogla operative të miratuara nga
Bordi.
14.
Merr masa për mbrojtjen e pasurisë së “RRËNJËT TONA"
dhe kur e shikon të nevojshme ushtron kontroll.
15.
Miraton, së bashku me departamentin ekonomik dhe Bordin
drejtues, kontratat individuale me bashkëpunëtorët e jashtëm;
IV. Këshilli
Shkencor
- Këshilli Shkencor i “RRËNJËT TONA"përbëhet nga 7
anëtarë. Ai është organi shkencor kryesor që shqyrton dhe miraton studimet
shkencore të realizuara nga institucioni, si dhe jep mendim për programet,
strategjinë e zhvillimit të “RRËNJËT TONA" dhe materiale me karakter
konsultativ, këshillimor, etj., për subjektet apo personat e interesuar.
- Këshilli shkencor shqyrton e miraton studimet
shkencore te RRËNJËT TONA.
- Këshilli shkencor zgjidhet sipas procedures se
meposhtme:
- Shoqatat me aktivitet shkencor, me kërkesë të
drejtorit ekzekutiv propozojnë nga një specialistë për një vend në
këshillin shkencor me votim të fshehtë sipas rregullave te statutit te
tyre
- Janë anëtarë të këshillit shkencor në mënyrë të
drejtpërdrejtë drejtori ekzekutiv i “RRËNJËT TONA", Kryetari i
bordit drejtues dhe sekretari organizativ.
- Drejtoria ekzekutive me votim të fshehtë bën përzgjedhjen
e propozimeve të ardhura për anëtarët e këshillit shkencor.
- Këshilli Drejtues pasi shqyrton propozimin e
drejtorisë e miraton.
- Këshilli shkencor i “RRËNJËT TONA" është organ
këshillimor i Drejtorisë ekzekutive dhe drejtohet nga Kryetari. Në bazë të
votimit të hapur të anëtarëve të këshillit, kryetari merr vendimin
përfundimtar.
- Kryerja e veprimtarive organizative për funksionimin
e këshillit shkencor është detyrë e sekretarit shkencor, i cili varet nga
kryetari dhe ka këto detyra:
- Përgatit mbledhjet e këshillit shkencor, ne baze te
udhezimeve te Kryetarit.
- Kontrollon materialet që do të shqyrtohen dhe i
kthen për t’u ribërë, kur ato nuk janë të rregullta sipas udhëzimeve të
dhëna, duke përfshirë oponencat dhe ekspertizat përkatëse kur është e
nevojshme.
- Mban dhe përkujdeset për protokollin e mbledhjeve.
- Përgatit vendimet, që merren nga këshilli shkencor
në bazë të formulimit të miratuar në mbledhje.
- Dorezon te sekretari ekzekutiv materialet e pergatitura
dhe te miratuara ne keshillin shkencor.
6.
Këshilli shkencor mblidhet dhe shqyrton materialet, sa
here që rasti e kërkon për procedure këtë. Mbledhja zhvillohet kur janë prezent
2/3 e anëtarëve.
7.
Materialet që paraqiten për shqyrtim i nënshtrohen oponencës
apo ekspertizës. Grupi i oponentëve ose ekspertëve duhet të jetë jo më pak se 1-2
(sikur s’ka kuptim te thuash jo me pak se 1 specialist!) specialistë, që mund
të caktohen ndër antarët e shoqatave pjesëmarrëse, ose të jashtëm, dhe që nuk
kanë kontribuar direkt apo indirekt për realizimin e materialit.
8.
Propozimi për caktimin e oponentëve ose ekspertëve bëhet
nga kryetari dhe miratohet nga Bordi Drejtues.
9.
Oponentët ose ekspertët njoftohen jo me vone se 5 ditë
para përfundimit të materialit, dhe mbasi shprehen pro, janë të detyruar të
dorëzojnë oponencën e materialit të shtypur jo me vone se 5 ditë para mbledhjes
së këshillit shkencor.
10.
Anëtarët e këshillit shkencor kanë për detyrë të studiojnë
materialin, të diskutojnë dhe të mbajnë qëndrim të qartë për vlerën e
materialit të paraqitur, si dhe të mendimeve të këshillit teknik e të
oponentëve. Prononcimi i tyre bëhet me votim të hapur.
11.
Vendimi i këshillit shkencor, së bashku me oponencën, i
bashkangjitet materialit. Sekretari shkencor merr masa që kjo punë të
përfundojë brenda 5 ditësh nga mbledhja e këshillit shkencor.
V. Kordinatori
ose sekretari, detyrat dhe të drejtat:
VI. Sekretari
Ekzekutiv
- Përgjigjet për administrimin dhe arshivimin e
korrespondencës dhe dokumentave zyrtare, si dhe për rregullin e brendshëm
në zyrën e Kryetarit dhe të Këshillit Drejtues.
- Shfrytëzon të gjitha mjetet e komunikimit, telefon,
faks, e-mail, internet dhe organizon punën për dhënien e përgjigjeve apo
kryerjen e porosive, si dhe dokumenton përgjigjet e dhëna.
- Organizon punën për futjen në arshivë të
dokumentacionit (administrativ, ekonomik dhe shkencor) ekonomiko-administrues,
dhe bën sistemimin dhe ruajtjen e tyre sipas rregullave e afateve të
përcaktuara në ligj.
- Përgatit mbledhjet e Kryetarit dhe të Bordit, mban
protokollin e mbledhjeve dhe bën zbardhjen e vendimeve të marra. Shpërndan
vendimet në departamentet përkatëse.
Pranon nga Shoqatat kërkesat për shërbime, i
kordinon me Kryetarin dhe/ose Bordin dhe i organizon këto shërbime.
- Kompleton me mjete pune kancelarike personelin e
administratës dhe kontrollon (mirembajtjen e mjediseve te punes) pastërtinë
në mjediset kolektive.
Kontrollon disiplinën në punë, ecurinë dhe
mbarëvajtjen e hartimit të studimeve dhe projekteve të grupeve të
studimeve të (te hiqet, eshte teper) punës në njësinë e tij, zbatimin dhe
vënien në jetë të studimeve dhe të projekteve të përfunduara e të
miratuara në këshillin shkencor.
- Organizon punën, në bashkëpunim me Kryetarin, organizon
bashkëpunimin tekniko-shkencor me kompanitë ose njësitë e tyre, në bazë të
kontratave dhe marrëveshjeve të hartuara.
9.
Në bashkëpunim me Kryetarin, organizon bashkëpunimin
administrativ dhe tekniko-shkencor me institucionet publike, universitare ose
njësitë e tyre, në bazë të kontratave dhe marrëveshjeve të hartuara.
10.
Organizon dhe kordinon veprimtarinë studimore te shoqatave
te rrjetit. Përgjigjet para kryetarit për zbatimin e programit në afat dhe me
cilësi, për kostot dhe efektivitetin ekonomik të studimeve.
11.
Krahas kryerjes së detyrave sekretari egzekutiv merr
pjesë, drejpërdrejt me cilesine e specialistit, në projekte të ndryshme ose
tema studimore. |