WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
AGRO TURIZMI ALBANIA
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  AGRO TURIZMI ALBANIA


Bujtina - Kamping - RESTORANT PJETER ULAJ - Guest House - Boge - Albania

Klikoni këtu për të parë ofertën

ose skano QR CODE



Bujtina PJETËR ULAJ ju mirëpret gjatë 12 muajve të vitit. Gatimet tradicionale te zones janë një arsye më tepër për ta vizituar këtë bujtinë.
Shërbimet dhe produktet kryesore që ne ofrojmë:
1) Akomodim te Bujtina & Kamping PJETËR ULAJ.
2) Kemi barkafe dhe restorant dhe minimarket.
3) Akomodim në Kamping për 20 makina.
4) Gjithashtu ka parking dhe internet falas.
5) Produkte tradicionale dhe gatime të zonës si petulla me mjalt, djath i zier, troftë e Kelmendit, turshi, mish me grosh, sup perimesh, tas qebap, maz capret, buk misri, mish qengji në hell (ferlikut) me porosi, mish keci, mish gici (derri).
6) Turizëm kulinar me gatime tradicinale të zonës, gatuaj drekën tënde me produktet e fermës.
7) Produkte që shiten të paketuara janë si rakia e thanës, gjalpë, djath dhie, shurup thane, mjalti i zonës, çaj mali, rrenjë shanzet.
8) Gjuha e huaj që përdoret është shqip dhe anglisht.
9) Guide turistike në Vermosh, ka disa opsione të cilat gjatë kohës që qëndroni, mund ti shfrytëzoni për ti vizituar.
  • Hiking te shpella e madhe 30 minuta ngjitj nga bujtina.
  • Hiking te qafa e Thores 90 minuta ngjitje në mal nga bujtina. 
  • Hiking te shpella Gjek Markut 2 orë ngjitje nga bujtina.
  • Hiking te qafa e Bidgs 2 orë ngjitje në mal nga bujtina.
  • Hiking te qafa e Shtici 3 orë ngjitje në mal nga bujtina. 
  • Hiking në Majën e Rrabës 3 orë ngjitje në mal nga bujtina.
  • Hiking në Majën e Bridashes 3 orë ngjitje në mal nga bujtina.  
Shikoni video me pamje nga Bujtina PJETËR ULAJ.

Për ata që duan të vijnë me transport publik, mund të marrin furgonin e linjës Shkodër-Bogë. 
Pika ku niset furgoni është në Lagjen Rus, nga e Hëna në të Shtunë ora 12:00 dhe 13:00 
Ndërsa kthimi nga Boga me transport publik, nga e Hëna në të Shtunë ora 6:30 dhe 7:00 e mëngjesit. 
Rruga është e asfaltuar deri në qendër të fshatit Bogë, nga qendra e fshatit deri tek bujtina jonë është 100 m.
Adresa:   Ruga kryesore Shkodër - Theth në komunën e Shkrelit në qëndër të fshatit Bogë - Albania


Data : 2/7/2021 Agro Turizmi Albania