Oferta Ujvara E Kakunjës Baldushk / Kakunje Nga Agro Turizmi Albania nga Biznesi Ujvara E Kakunjes Askolaj Baldushk - Ujvara E Kakunjes Askolaj Baldushk
Ujvara E Kakunjës Baldushk / Kakunje  Nga Agro Turizmi Albania
WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
UJVARA E KAKUNJES ASKOLAJ BALDUSHK
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  Ujvara E Kakunjes Askolaj Baldushk

Ujvara E Kakunjës Baldushk / Kakunje Nga Agro Turizmi Albania

Publike para 760 diteve - Me date 28/03/2022 Ora 5:53:00 AM

Ujvara E Kakunjës Baldushk , Kakunje  Nga Agro Turizmi Albania
Fshati Kakunjë shumë pranë Tiranës, vetëm 26 kilometra larg qendrës, bart sekrete të cilat duhet t’i vizitoni.  Aty ndodhen tri ujëvara dhe një peizazh që vështirë se do ta harroni. 
Mes gjelbërimit dhe maleve valëzon përroi i Zhullimës, që është një nga resurset parësore të fshatit Kakunjë.
Gjate gjithe rruges do tju shoqerojne “cicerimat” e zogjve, të cilët këndojë pa u lodhur.
Rrjedha e këtij përroi ka dhe dy ujëvara mjaft të këndshme.

Kjo ujëvarë ndodhet pranë fshatit Kakunjë. 
Ndryshe njihet edhe si ujëvara e Shkëmbit të Askolajt. 
Ajo ka një lartësi rreth 15-20m dhe përroi ku ndodhet është pjesë e degëve që furnizojnë lumin e Zhullimës. 
Ujëvara është përherë me ujë por në momente të pranverës dhe vjeshtës pas shirave ka me shumë prurje. 
Për të shkuar deri atje ndiqet rruga nga Tirana në Baldushk deri në fshatin Kakunjë. 
Deri te Lokali me emrin Bujtina Kakunje e Vjeter rruga eshte me asfalt.

Nga aty rruga është rrugë rurale dhe vetëm një pjesë e vogël kalon përmes shtigjeve.
Nga tabela orjentuese ne koder më pas procedohet në këmbë deri tek ujëvara. 
Rruga është e thjeshtë dhe mund të bëhet nga çdo person, dashamirës i natyrës. 
Ka shenja orientuese, por me nje guidë mund të shkohet lehtësisht. 
Është një destinacion që bëhet shpesh nga guidat e natyrës dhe grupe personash me vete organizim.
Ujëvara është e rrethuar nga të gjitha anët me gjelbërim dhe si një oaz krijon mundësinë të kalosh këndshëm ditën duke shijuar bukuritë e natyrës pranë kryeqytetit. 
Per te shijuar nje dreke me gatime tradicionale te zones mund te rezervoni te Bujtina Kakunje e Vjeter.



Territori i fshatit ndodhet në një luginë që përshkohet nga përroi i Zhullimës dhe përbëhet nga fusha dhe kodra të vogla. 
Kodrat janë të veshura kryesisht me shkurre të llojit mare, iliqe, dëllinjë, shqopë etj. 
Gjithashtu fshati ka nën territorin e tij një sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh halore të llojit pishë. 
Si pikë e njohur turistike është ujëvara e Askolajt.

Në fshat banojnë rreth 500 banorë. 
Vendbanimet e tyre janë të përqendruara kryesisht rrëzë kodrave, por edhe në lagje. 
Vendbanimet janë ndërtesa 1-2 katëshe të ndërtuara 20 vitet e fundit. 
Banorët merren kryesisht me bujqësi (perime, fruta, ullinj) dhe më pak me blegtori (lopë, dele, shpendë shtëpiake si p.sh gjelat e detit). 
Gjatë 20 viteve të fundit, fshati ka marrë një zhvillim të dukshëm, si ekonomik ashtu dhe social.

Historiku i fshatit daton që në kohën e pushtimit osman, ku Ali Pashë Kakunja thuhet se është themeluesi i fshatit. 
Këtë fakt e vërtetojnë dhe provat që gjenden ne vendbanimet e hershme të fshatit në majën e një kodre, si edhe ullishta e fshatit, që thuhet se është mbi 500-vjeçare. 
Kakunja e vjetër është e braktisur dhe banorët kanë zbritur të gjithë në Kakunjën e re, e cila ndodhet më poshtë.
 
FORMULARI I PLOTESIMIT PER POROSIN
Emri i Biznesit qe jep oferten : Ujvara E Kakunjes Askolaj Baldushk
Cmimi : I diskutueshem!

*    Ploteso te dhenat e meposhtme per te bere porosine...

Emri i produktit :

Ujvara E Kakunjës Baldushk / Kakunje Nga Agro Turizmi Albania

Sasia që doni të porositni :
Emri Mbiemri i Porositesit :
Numer Telefoni (Mobil ) :
Adresa ku dorëzohet porosia :
Pyetje & detaje rreth porosisë :
Data 28/03/2022 Ora 5:53:00 AM

* Do t'ju telefonojme per konfirmimin e porosise.

   
VLERA E CMIMIT PERCAKTOHET ME MAREVESHJE!

Kjo oferte eshte klikuar nga 2063 Vizitor

 
 
Shperndaje me miqt e tu...