WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
 


RREGULLORE MBI FUNKSIONIMIN, DETYRAT DHE TË DREJTAT e Akademia “ RRËNJËT TONA"

RREGULLORE MBI FUNKSIONIMIN, DETYRAT DHE TË DREJTAT Akademia “ RRËNJËT TONA"

I. Dispozita të përgjithshme

  1. Akademia - RRËNJËT TONA", me seli në Tiranë.
  1. “RRËNJËT TONA" është person juridik, me llogari të pavarur që kryen aktivitet si shoqatë jo qeveritare. Qëllimi i Fondacionit është që të ngrejë një "Institucion Të Specializuar, të emërtuar Akademia “Rrënjët Tona”, veprimtaria e së cilës do të përfshijë parashtrimin dhe rishikimin e fakteve historike, gjuhësore dhe etnokulturore të hulumtuara deri më sot dhe prurjet e reja nga studiues të ndryshëm, mbi vijëmësinë e shqipes së sotme nga gjuhët e lashtësisë, autoktoninë në trevat e tyre dhe vazhdimësinë e pandërprerë të historisë sonë, si dhe t’iu tregoj shqiptarëve faktet shkencore të qënies si banorë e si popull natyral të europës së lashtë.
  1. Veprimtaria e Fondacionit ’Akademia Alternative Shkencore Rrënjet Tona’ në kuptimin juridik, dhe/ose atij të specializuar në kuptimin shkencor do të përqëndrohet në këto fusha:

a.    Historiografi, Gjuhësi, Etnokulturë, Ekonomi patriotike, Turizëm historik dhe Inxhinieri dhe degë të tjera që lidhen me shkencën Albanologjike për të cilat do të ketë departamente më vete operimi dhe pune, me qëllim informimin dhe vënien në dispozicion të subjekteve të ndryshëm shteterorë e privatë, të publikut të gjerë, vendas e të huaj e të organeve të pushtetit qendror e lokal, studime, projekte dhe konsulta në fushat e mësipërme që do t´iu shërbejnë atyre për të hartuar programe zhvillimi afatshkurtëra, afatmesëm e afatgjata.

b.   Fondacioni , si Institucion i specializuar me departamentet e saj, e organizuar në nivel Akademie alternative do të sjellë fakte e interpretime, sesi mund të ndihmojë historia për të siguruar lirinë e vërtetë të mendimit dhe të shprehjes dhe të bëhemi pjesë dinjitoze e komuniteti vleror që quhet Europë.

c.    Nxitjen e iniciativave për problemet në fushat e historisë, kulturës, si dhe përfaqësimin si institucion i specializuar, (duke pasur në përbpërje të vet ekspertë historianë, arkeologë, gjuhëtarë, etnokulturorë, ekonomist, inxhinierë), të interesave të qytetarëve për këto çështje në proceset vendimmarrëse dhe në instancat gjyqësore në mbrojtje të interesit publik e kombëtar në dobi të Shkollave, te Arsimit, Metodave studimore, duke ringritur debatin e munguar shkencor në keto fusha për zbulimin e se Vërtetës.

d.   Synimin për të ndërgjegjesuar shqipëtaro-arbërit kudo që ndodhen, për rëndësinë e njohjes së origjinës sonë, për të kuptuar peshën e kësaj vlere historike në shkallë kombëtare e ndërkombëtare, për të marrë përsipër përgjegjësinë e kësaj peshe si trashëguesit dhe mbartësit themelor e të drejtpërdrejtë të tyre.

e.    Rritja e vetëdijes së shqiptarëve mbi rëndësinë e njohjes së lidhjeve të historisë së tyre me kulturat e antikitetit.

Fusha e aktiviteteteve të Fondacionit “Akademia Alternative Shkencore Rrënjët Tona” do të përfshijë:

  1. Edukimin, sensibilizimin dhe nxitjen e kërkimeve dhe studimeve në fushat që përfshin shkenca e Albanologjisë.
  2. Përhapjen e të dhënave shkencore që lidhen me pasqyrimin dhe trajtimet mbi Kombin tonë që nga paraantikiteti deri në ditët e sotme, në media dhe Shoqatat mbare-shqipetare.
  3. Bashkëpunimin me Institucionet Akademike (shqiptare dhe të huaja), duke shfrytëzuar metodën e munguar-ate të debatit të hapur mbi disa nga tezat që janë në përdorim në shkencën Albanologjike dhe prurjet e reja të studiuesve profesioniste dhe autodidaktë.
  4. Mbështetjen aktive të studimeve afatshkurtra dhe afatgjata që i mbulon shoqata “Rrenjët tona”, që do të kryhen në hapësirën territoriale të Republikës së Shqipërisë dhe më gjerë, në zbatim të Konventave Kombëtare e Ndërkombëtare.
  5. Mbrojtjen e iniciativave për problemet në fushat e historisë, kulturës, si dhe përfaqësimin si institucion i specializuar, të interesave të qytetarëve për këto çështje në proceset vendimmarrëse dhe në instancat gjyqësore në mbrojtje të interesit publik e kombëtar.

II. Bordi Drejtues

  1. Organet Drejtuese
  2. Fondacioni  funksionon si rrjet mbarëkombëtar e më gjerë i shumë shoqatave historike, gjuhësore dhe etnokulturore.
  3. Organet drejtuese të Fondacionit:
  4. Drejtori Ekzekutiv
  5. Bordi Drejtues, organi më i lartë vendimmarrës;

III. Drejtori Ekzekutiv

1.     Organizon, drejton dhe përgjigjet për të gjithë aktivitetin e “RRËNJËT TONA", e përfaqëson atë në të gjitha marrëdhëniet juridike e publike. Drejtori duhet të jetë specialist me titull apo gradë shkencore në njërën nga fushat e aktivitetit të Qendrës Shkencore.

2.     Në bazë të kompetencave të parashikuara në statut dhe në këtë Rregullore, ka të drejtë vendim marrje në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

3.     Përgjigjet para Bordit Drejtues, në çdo tre mujor për zbatimin e programit të zhvillimit shkencor dhe ekonomik të “RRËNJËT TONA", si dhe për realizimin e vendimeve të Bordit Drejtues.

4.     Organizon dhe drejton mbledhjet e Drejtorisë Ekzekutive, ku bëjnë pjesë sekretari organizativ dhe ai shkencor.

5.     Organizon përgatitjen e projekteve dhe materialeve për Bordin Drejtues, i shqyrton në drejtorinë ekzekutive dhe i paraqet për vendim-marrje në mbledhjen e Këshillit Drejtues.

6.     Kryeson komisionin për përgatitjen e projekt-programit vjetor pasardhës të zhvillimit shkencor dhe ekonomik të “RRËNJËT TONA". Projekt-programi shqyrtohet në këshillin shkencor jo më vonë se muaji Nëntor dhe ja paraqet Bordit Drejtues për shqyrtim.

7.     Drejton këshillin shkencor, merr vendime duke u mbështetur në diskutimet apo votimin e anëtarëve të këshillit dhe ngarkon sekretarin e këshillit shkencor për kryerjen e të gjitha procedurave deri në dorëzimin e tyre në fond.

8.     Ushtron kontroll dhe kërkon zbatimin e disiplinës në punë, për raste flagrante merr vendim menjëherë sipas legjislacionit në fuqi. Për të gjitha thyerjet e disiplinës thërrret mbledhjen e Drejtorisë Ekzekutive, vendimet e së cilës janë të formës së prerë.

9.   Është punëdhënës për punonjësit e “RRËNJËT TONA" (në kuptimet e Kodit të Punës). Sipas vendimeve të Bordit Drejtues, merr në punë punonjës të rinj ose bën largimin nga puna të punonjësve të tepërt sipas kritereve të miratuara.

10.  Vendos për pagën e secilit punonjës, brenda kufirit të përcaktuar në strukturën organizative të pagave të miratuara nga Bordi Drejtues;

11.  Miraton dërgimin jashtë shtetit të specialistëve për marrje përvoje ose për bashkëpunim në realizimin e projekteve, ndërsa dërgimi i specialistëve në kongrese, konferenca e simpoziume bëhet në bazë të programit të hartuar dhe miratuar nga drejtoria ekzekutive.

12.  Merr në analizë grupe pune, sektorë apo departamente të veçanta.

13.  Vendos për blerjet e vogla operative të miratuara nga Bordi.

14.  Merr masa për mbrojtjen e pasurisë së “RRËNJËT TONA" dhe kur e shikon të nevojshme ushtron kontroll.

15.  Miraton, së bashku me departamentin ekonomik dhe Bordin drejtues, kontratat individuale me bashkëpunëtorët e jashtëm;

IV. Këshilli Shkencor

  1. Këshilli Shkencor i “RRËNJËT TONA"përbëhet nga 7 anëtarë. Ai është organi shkencor kryesor që shqyrton dhe miraton studimet shkencore të realizuara nga institucioni, si dhe jep mendim për programet, strategjinë e zhvillimit të “RRËNJËT TONA" dhe materiale me karakter konsultativ, këshillimor, etj., për subjektet apo personat e interesuar.
  1. Këshilli shkencor shqyrton e miraton studimet shkencore te RRËNJËT TONA.
  1. Këshilli shkencor zgjidhet sipas procedures se meposhtme:
    1. Shoqatat me aktivitet shkencor, me kërkesë të drejtorit ekzekutiv propozojnë nga një specialistë për një vend në këshillin shkencor me votim të fshehtë sipas rregullave te statutit te tyre
    2. Janë anëtarë të këshillit shkencor në mënyrë të drejtpërdrejtë drejtori ekzekutiv i “RRËNJËT TONA", Kryetari i bordit drejtues dhe sekretari organizativ.
    3. Drejtoria ekzekutive me votim të fshehtë bën përzgjedhjen e propozimeve të ardhura për anëtarët e këshillit shkencor.
    4. Këshilli Drejtues pasi shqyrton propozimin e drejtorisë e miraton.
  1. Këshilli shkencor i “RRËNJËT TONA" është organ këshillimor i Drejtorisë ekzekutive dhe drejtohet nga Kryetari. Në bazë të votimit të hapur të anëtarëve të këshillit, kryetari merr vendimin përfundimtar.
  1. Kryerja e veprimtarive organizative për funksionimin e këshillit shkencor është detyrë e sekretarit shkencor, i cili varet nga kryetari dhe ka këto detyra:
    1. Përgatit mbledhjet e këshillit shkencor, ne baze te udhezimeve te Kryetarit.
    2. Kontrollon materialet që do të shqyrtohen dhe i kthen për t’u ribërë, kur ato nuk janë të rregullta sipas udhëzimeve të dhëna, duke përfshirë oponencat dhe ekspertizat përkatëse kur është e nevojshme.
    3. Mban dhe përkujdeset për protokollin e mbledhjeve.
    4. Përgatit vendimet, që merren nga këshilli shkencor në bazë të formulimit të miratuar në mbledhje.
    5. Dorezon te sekretari ekzekutiv materialet e pergatitura dhe te miratuara ne keshillin shkencor.

6.     Këshilli shkencor mblidhet dhe shqyrton materialet, sa here që rasti e kërkon për procedure këtë. Mbledhja zhvillohet kur janë prezent 2/3 e anëtarëve.

7.     Materialet që paraqiten për shqyrtim i nënshtrohen oponencës apo ekspertizës. Grupi i oponentëve ose ekspertëve duhet të jetë jo më pak se 1-2 (sikur s’ka kuptim te thuash jo me pak se 1 specialist!) specialistë, që mund të caktohen ndër antarët e shoqatave pjesëmarrëse, ose të jashtëm, dhe që nuk kanë kontribuar direkt apo indirekt për realizimin e materialit.

8.     Propozimi për caktimin e oponentëve ose ekspertëve bëhet nga kryetari dhe miratohet nga Bordi Drejtues.

9.     Oponentët ose ekspertët njoftohen jo me vone se 5 ditë para përfundimit të materialit, dhe mbasi shprehen pro, janë të detyruar të dorëzojnë oponencën e materialit të shtypur jo me vone se 5 ditë para mbledhjes së këshillit shkencor.

10.  Anëtarët e këshillit shkencor kanë për detyrë të studiojnë materialin, të diskutojnë dhe të mbajnë qëndrim të qartë për vlerën e materialit të paraqitur, si dhe të mendimeve të këshillit teknik e të oponentëve. Prononcimi i tyre bëhet me votim të hapur.

11.  Vendimi i këshillit shkencor, së bashku me oponencën, i bashkangjitet materialit. Sekretari shkencor merr masa që kjo punë të përfundojë brenda 5 ditësh nga mbledhja e këshillit shkencor.

V. Kordinatori ose sekretari, detyrat dhe të drejtat:

VI. Sekretari Ekzekutiv

  1. Përgjigjet për administrimin dhe arshivimin e korrespondencës dhe dokumentave zyrtare, si dhe për rregullin e brendshëm në zyrën e Kryetarit dhe të Këshillit Drejtues.
  1. Shfrytëzon të gjitha mjetet e komunikimit, telefon, faks, e-mail, internet dhe organizon punën për dhënien e përgjigjeve apo kryerjen e porosive, si dhe dokumenton përgjigjet e dhëna.
  1. Organizon punën për futjen në arshivë të dokumentacionit (administrativ, ekonomik dhe shkencor) ekonomiko-administrues, dhe bën sistemimin dhe ruajtjen e tyre sipas rregullave e afateve të përcaktuara në ligj.
  1. Përgatit mbledhjet e Kryetarit dhe të Bordit, mban protokollin e mbledhjeve dhe bën zbardhjen e vendimeve të marra. Shpërndan vendimet në departamentet përkatëse.

 Pranon nga Shoqatat kërkesat për shërbime, i kordinon me Kryetarin dhe/ose Bordin dhe i organizon këto shërbime. 

  1. Kompleton me mjete pune kancelarike personelin e administratës dhe kontrollon (mirembajtjen e mjediseve te punes) pastërtinë në mjediset kolektive.

 Kontrollon disiplinën në punë, ecurinë dhe mbarëvajtjen e hartimit të studimeve dhe projekteve të grupeve të studimeve të (te hiqet, eshte teper) punës në njësinë e tij, zbatimin dhe vënien në jetë të studimeve dhe të projekteve të përfunduara e të miratuara në këshillin shkencor. 

  1. Organizon punën, në bashkëpunim me Kryetarin, organizon bashkëpunimin tekniko-shkencor me kompanitë ose njësitë e tyre, në bazë të kontratave dhe marrëveshjeve të hartuara. 

9.     Në bashkëpunim me Kryetarin, organizon bashkëpunimin administrativ dhe tekniko-shkencor me institucionet publike, universitare ose njësitë e tyre, në bazë të kontratave dhe marrëveshjeve të hartuara. 

10.  Organizon dhe kordinon veprimtarinë studimore te shoqatave te rrjetit. Përgjigjet para kryetarit për zbatimin e programit në afat dhe me cilësi, për kostot dhe efektivitetin ekonomik të studimeve. 

11.  Krahas kryerjes së detyrave sekretari egzekutiv merr pjesë, drejpërdrejt me cilesine e specialistit, në projekte të ndryshme ose tema studimore.

Data : 12/8/2022 SAZAN GURI