WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
AGRO TURIZMI ALBANIA
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  AGRO TURIZMI ALBANIA


Restorant Bujtina e Gjelit Lezhe - Albania
Restoranti jonë ka menu të veçantë, sepse menuja që ne ofrojmë është ndërthurur menuja tradicionale me menunë bashkëkohore moderne. 
Ndër gatimet tradicionale mund të përmendim, tavën e pulës me oriz, ngjala në tavë, rosat, gjelin e detit me përshesh etj. 


"Bujtina e Gjelit" e ushtron aktivitetit në këtë restorant që prej 26 Marsit të vitit 2006-të. 
Krijimi i biznesit ka lindur nga një dëshirë e madhe për të servirur ushqim të mirë dhe cilësore. 
Në atë kohë kur është hapur restoranti, ishin të rrallë bizneset që ushtronin të njëjtën veprimtari në qytetin e Lezhës. 
Në fillimet e tij veprimtaria e ushtruar ka qënë me tendencë tradicionale. 
Ambjentet e "Bujtinës Gjelit" janë të areduar me një ndërthurje të gurit dhe drurit si dhe oxhaku në krye të restorantit. 
Kjo ndërthurje të përcjell ngrohtësi dhe të sjell nostalgjinë e kohëve të dikurshme. 
Për sa i përket akomodimit në restorant ka dy mundësi zgjedhje, brënda në sallë ose në verandë. 
Është menduar edhe për argëtimin e femijëve duke pasur një park lojrash në ambjent të mbyllur.
Ndërsa klientët e rritur që ju pëlqen natyra mund të ngjiten në pjesën e sipërme të restorantit ku ndodhet dhe mali, për të ndjerë freskinë e pemëve dhe ajrin e pastër, pa lënë pas pamjen piktoreske që mund të shikohet nga aty. 

Për të gjithë ata që duan të vizitojnë Lezhën, ky qytet ka disa pika turistike, sepse është një ndër qytetet që ofron turizëm kulturor, detar dhe malor. 
Nuk mund të lëmë pa përmendur Kalanë e Lezhës, Vend varrimin e Skënderbeut, Lagunën Kune-Vain, plazhin e Shëngjinit dhe të Tales.
Kemi restorantet dhe hotelet të shumta ku secili ka veçorinë e tij në akomodim, menunë dhe servirjen e ushqimit e të shërbimeve.
Ju mirpresim të na vizitoni për tëe shijuar gatimet e veçanta dhe abjentet relaksuese që ofron bujtina jonë.
Adresa: Rruga nacionale Lezhë - Shkodër kilometri i parë - Albania

Data : 1/26/2021 Agro Turizmi Albania