WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
 


PAPA KLEMENTI I XI-të KURBINAS MBROJTËSI KONSEKUENT I HISTIRIOGRAFISË DHE LINGUISTIKËN KOMBËTARE SHQIPTARE Studim nga Nikollë Gj. Leshi
Referat i mbajtur në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Tiranë, në përkujtim të 300 vjetorit të vdekjes së Papa Klementit të XI-të Kurbinas, më 18 .12.2021 ora 11 me temë:

PAPA KLEMENTI I XI-të KURBINAS MBROJTËSI KONSEKUENT I HISTIRIOGRAFISË DHE LINGUISTIKËN KOMBËTARE SHQIPTARE
Master nga Nikollë Gj. Leshi 

Të nderuar Ekselentë e miq!
Së pari më lejoni që në emër të Forumit Intelektual *KURBINI* që unë drejtoj në Kurbin, të falenderoj sinqerisht Z. Sazan Guri dhe Presidentin e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Itali, Z. Nikollë, për mundësinë që na dha të jemi pjesë e këtij eventi shkencor jubilar, të menduar dhe organizuar në ambjentet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, para diturakësh, në nder të ditës përkujtimore të 300 vjetorit të vdekjes së njërit nga korithët e përbotshëm kurbinas e shqiptar, Papa Klementi i  XI-të. 
Personalisht do të isha i lumtur që të flisja në datëlindje dhe jo në përvjetor vdekje, për njerin nga Korithnjët më të mëdhenjë kurbinas në shkallë kombëtare e botërore, Gjon Albanin, Papa Klementi i XI-të, edhe kjo është mjaft. 
Së pari mendoj se duhet therksuar se Gjon Albani ishte me origjinë nga Dinastia intelektuale e qytetërimit prehistorik Kurbinas, që daton që në shekullin e tretë para Krishtit në qytetin antik të Latiois në Laç. 
Duhet theksuar me argument shkencore mbi etnogjenezën e tij, ç’ka në studimin tonë ne do ta ilustrojmë me të gjithë dokumentet arkivore.
Personalisht duke dëgjuar marrëzira të keqinterpretit të fjalës Këlmendi, si krahinë shqiptare me fjalën Klementi, fjalë kjo që është titull shejtorësh, jam i prirur që të argumentoj shkencërisht të vërtetën. Çuditërisht jam befasuar kur një miku im më tha një ditë:
- E din ti zotëri se pse nuk të kanë thirrur dhe nuk të thërrasin ty në Lektoriume shkencore për Kurbinin dhe Klementin e XI-të në qendër dhe në bazë nga Akademikët?! – Jo ju përgjighja thjesht, ndërsa ai foli sërish gjithë vendosmëri:
 Partiokracia në pushtet në Kurbin dhe në Mirditë ty ta fshijnë emrin si i pa bindur ndaj mendimeve të tyre, se ata nuk kanë dashur dhe as që nuk duan të flasin për vlerat Etnohistorike, Etnokulturore të Kurbinit, për shkak të sfumimit të vlerave të tilla nga Mirdita!
Në këtë konteks jam i keqardhur që kam dëgjuar vazhdimisht edhe nga shumë akademikë e partiakë të theksojnë njësimin e Kurbinit me Mirditën, e ky besojmë se është një shtrembërim i historiagrafisë shqiptare.
Dëshiroj që në këtë tubim diturakësh, t’ju kujtoj Skeptikëve se Kurbini nuk duhet njësuar në asnjë rast me Mirditën, sepse Kurbini përveçse i traditave mbarëkombëtare të përbashkëta, nuk ka qenë e njësuar kurrë në Etnohistorinë regjionale me Mirditën  për shumë arësyeje Etnokulturore, Etnohistorike, madje të pasjes së Kurbinit të një qytetrimi të lashtë që në shekullin e tretë para krishtit, ku nuk mund të mendohet se në malet e thepisura të Mirditës të ishte një zhvillim i tillë, madje, sepse Kurbini nuk është pjesë gjerografike e Shqipërisë Verilindore si Mirdita.
Të gjithë Partiokracia e kohës, duhet që ta fiksojnë në kokën e tyre, se Kurbini ka qenë dhe do të jetë pjesë e Shqipërisë së mesme, sepse vetë ndajra gjeografike e shqipërisë  ndër shekuj e ka përcaktuar jo pa qellim kufirin e Shqiprisë së mesme, të cilin historianët dhe gjeografët tanë të nderuar e dinë se Shqipëria e mesme ndahet nga Shqipëria e veriut nga Lumi Mat deri në Lumin Shkumbin e kësisoj Kurbini duke qenë pjesë ekzistente sa vetë toka e këtij teritori e kësaj treve gjeografike, e cila ka pasur Etnokulturën, Etnohistorinë dhe qytetrimin e vet, që në shekullin e tretë para Krishtit, nuk mund askush ta njësoje Kurbinin me Mirditën sepse Mirdita ka vlerat e veta. 
Domosdo kjo analizë i përket një referimi tjetër shkencor e kombëtar, pavarësisht se padrejtësisht Partiokracia e kohës në shtet, e spostoi padrejtësisht gjeografikisht Kurbinin duke e kaluar në varësi të Lezhës.
Unë sot këtu në nder të përvjetorit të figurës madhore kurbinase e kombëtare dhe të përbotshme Gjon Albanit, Papa Klementi i XI-të në këtë 300 vjetor përkujtimor kam zgjedhur të flas shkencërisht mbi temën:
PAPA KLEMENTI I XI-të KURBINAS MBROJTËSI KONSEKUENT I HISTIRIOGRAFISË DHE LINGUISTIKËN KOMBËTARE SHQIPTARE
Mendoj se së pari në këtë kumtim duhet theksuar se Gjon Albani është nipi i Mikel Lacit, nga Divasi i Sebasties në Laç të Kurbinit, një nga dinastitë e familjeve të mëdha të kulturës Sebastiane në Laç të Kurbinit, që i dha Arbërit një famë të madhe në Botën e Qytetëruar Perendimore, e sidomos në Botën e Krishtërimit kudo në botë me Klerikë e Akademikë të rangjeve të larta.
Pikërish, kjo ka qenë familja e Mikel Laçit, e cila emigroi nga Divasi I Sebasties në Laçi të Kurbinit për në Urbino të Italisë, në vitin 1464, pas pushtimit turk të Shqipërisë, si rezultat i pjesëmarrjes së burrave të kësaj Dinastie në luftën e Skendërbeut kundër Turqve.
Kjo Familje erdhi në historinë kurbinase, e në atë kombëtare, si një nga dinastitë e familjeve të mëdha  të  kulturës së Dinastisë së banorëve të zbritur prej shekujsh nga qyteti i Latios në  Kalanë me të njejtin emër Latio, që në shekullin e III-të para Krishtit në Laç të Kurbinit, mbas shkatërrimit të saj nga Barbarët ballkanikë, të cilët ndërtuan poshtë ish kësaj kalaje qytezën e re me emërtesën “DIVAS” dhe që kjo qytezë o rindërtua dhe u shumëzua aty nga viti 540-560 kë kohën e Hustinianit nga Princi dhe gjygjtari Sebastian.
Duhet theksuar me forcë, se ky qytetrim buronte nga Dinastia e banorëve të kështjellës së Latios, që nga shekulli i tretë para Krishtit.
Përgjithësisht, atdhetarët e kësaj dinastie, madje në veçanti pas ardhësit e Mikel Lacit, nipërit dhe stërnipërit e tij të lindur dhe të shkolluar në Itali, i dhanë Arbërit e kombit shqiptar, një famë të madhe në Botën e Qytetëruar Perendimore, e Krishtërimit kudo në botë. 
Ashtu si në këtë studim, edhe në studime të tjera, provohet se ky përsonalitet poliedrik Gjon Albani, Papa Klementi i XI-të, është një figurë e përbotëshme dhe se ka qenë nga Divasi i Sebasties në Laçit të Kurbin në Shqipëri.
Po tu referohemi me shumë kujdës dokumenteve arkivore, do të mund të shikojmë saktë, e sidomos në studimin e Giovanio Arminotës, në veprën e tij ku shpjegohen në detaje të gjithë etnogjeneza e kësaj familje.
Këtu, ne do të mund që të shikojmë detaje të hollësishme argumentuese shkencore mbi origjinën dhe jetën e Gjon Francisk Albanit, Papa Klementi i XI-të, si AKADEMIK dhe si Klerik TEOLOG. 
Arminota ndër të tjera, në veprën e tij, shpjegon hollësisht se: 
Para ardhësit e kasaj dinastie të Mikel Lacit kishin zbritur nga kështjella e Latios dhe u vendosën në Divas të Laçit, një qytezë e sapokrijuar pas rrenimit të kështjellës së Latios aty në Lac, nga Barbarët, ku më vonë kjo qytezë u quajt aty rreth viteve 540 si qyteti i Divasve.  
Kjo dinasti e kurbinasit Mikel Laçi, në trashigiminë e të cilit, ai pati dy djem, Gjergjin dhe Filipin.
Gjon Francesku ishte i biri i Karl Arbanit, njërit prej kësaj trashigimie, i martuar me Helena Moskën, ku Gjon Francesku kishte lindur me 1649. 
Shumica që kërkohet të dihet mbi jetën dhe veprën e Gjon Albanit Kurbinas mund të gjendet edhe në botimin Kuvendi i Arbërit në studimin e Giovanio Arminota Biblioteka e Vatikanit.
Duke qenë se ky përsonalitet poliedrik, gjatë karrierës së tij Akademike në Vatikan kishte venë re se dhe vetë Shteti i Vatikanit ndër vite e shekuj kishte kontribute të jashtëzakonshme në përhapjen e gjuhës shqipe në Romë për shqiptarët e emigruar atje pas mundjes së Skendërbeut dhe pushtimit turk të Shqipërisë si: 
Hapja e Kolegji Shqip të “Shën Athanasit” në Romë më 1572. 
Hapja e “Kolëghjit Ilirik të Loretos” më 1580. 
Hapja e më pasme e |”Kolegjhit të Fermo “ më 1633 .
Në të gjitha këto kolegje mësohej gjuha shqipe.
Tani ishte intensifikuar puna për arsimimin e të gjithë shqiptarëve të kudondodhur.
Duhet theksuar se Gjon Albani Papa Klementi i XI-të, në këtë vazhdë kontributesh të Vatikanit ndër vite e shekuj për Gjuhën Shqipe dhe për ruajtjen e identitetit të shqiptarëve, Papa Klementi I XI-të me origjinë nga Laci i Kurbinit, duke qenë tashma në krye të shtetit të Vatikanit, ai e intensifikoi punën e tij dhe përkushtimin Akademik të tij për Gjuhën dhe Shkencën shqiptare me hapjen nga ana e tij me 20 Prill të vitit 1711 të Katedrës së parë të Gjuhës Shqipe në Romën e qytetruar, e cila do të merrej me Studimin dhe  Arkivimin e të gjithë thesarit kombëtar të Historiografisë, Etnohistorisë, Etnokulturës dhe Linguistikës kombëtare shqiptare.
Këta Akademikë të kësaj katedre, duke e ditur se shqipja ishte një ndër gjuhët më të vjetra në botë, dhe se kjo gjuhë ishte e shkruar më përpara se viti 1270, në kishën e Shën’mërisë në Sebastie të Laçit në Kurbin, e cila që në atë kohë kur njihej kjo përiudhë e në vazhdim.
Kisha katolike e Shën’mërisë në Sebastie të Kurbinit, kishte nxjerrë seminaristë në gjuhën shqipe, nëpërmjet alfabetit Latin, prandaj baritorët e krishterë  po mundoheshin ta mbanin gjallë shkrimin e gjuhës shqipe.
Për të gjithë këtë interesim dhe përkushtimit të Papa Klementit të XI-të kurbinas, jo vetëm kurbinasit por të gjithë bashkëkombasit duhet të ishin krenar, për arkivimin në arkivin e Vatikanit të gjithë këtij thesari Etnohistorik dhe Linguistik kombëtar që kemi sot.
Aktualisht në Sebastie ka mbetur një minigodinë e vogël e restauruar ndër vite e shekuj e ish kishës së Shën Mërisë në Sebastie e do të ishte në nderin e klerikëve dhe të shtetit shqiptar që këtë minigodinë ta kthenin në një mikromuze të shkollës së par shqipe në Kurbin të vitit 1270.
Për të vazhduar kumtimin tonë për Papa Klementin e XI mund të theksohet se asokohe, në këtë kuadër, Gjon Albani Kurbinas kishte dhënë urdhër që të pregatiteshin cdo vit nga kjo kishë në Sebastie të Kurbinit, Seminaristë të rinjë që do të shpërndaheshin në fillim në Kurbin, e më pastaj në të gjithë Shqipërinë Verilindore për mësimin e gjuhës shqipe.
Kjo ishte arsyja që, Papa Klementi i XI-të me 20 Prill 1711 kishte hapur në Romën e qytetruar Katedrën e parë të gjuhës shqipe, teksa në Shqipëri as që mund të mendohej që dikush të bënte shkencë!
Papa klementi i XI-të, me qellim që të mblidhte sa të ishte e mundur të dhëna Etnohistorike, Etnokulturore dhe Linguistike, për Shqipërinë dhe shqiptarët, ai kishte dërguar një anije me baritor studiues në bregdetin tonë që të mund të qarkullonin nepër Shqipëri dhe  të identifikonin e të mblidhnin sa më shomë të dhëna për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe të arkivoheshin në arkivin e Vatikanit, si pasuri  Etnohistorike, Etnokulturore dhe Linguistike e vendit Amë Shqipëria, si i vetmi vend dhe komb në botë që i kishte dhuruar Papatit dhe Krishtërimit më shumë Papatë se cdo vend tjetër i botës ndër vite e shekuj.
Klementi i XI-të kontribuoi që të përhapej mësimi i shkollës shqipe në Romën e qytetruar dhe në Shqipërinë Verilindore, veçanërisht në Kurbin, në Kishën e Shën’mërisë në Sebastie, ku funksiononte nxjerrja e seminaristëve në gjuhën shqipe, që prej vitit 1270, e deri në atë kohë ku ai e kishte edhe vendlindjen e etërve të tij, Papa Klementi ishte një nga kontributorët e shtetformimit të shqiptarëve. 
Këlmenti i XI-të ishte dhe iniciuesi dhe organizatori i mbledhjes së princave shqiptar në Lezhë më 1703. Në vijin Klementi kishte emëruar si përfaqësues të Kurbinit në mbledhjen e princave shqiptar të 1703, At Martin Gjonimën nga Gjormi i Kurbinit si pjesë e dinastisë së Gjonimajve shtetformues të Arbërit në Kurbin, sepse dihet historikisht se shtetformimi i Arbërit kishte pikënisjen në Kurbin, sepse një nga formuesit e këtij shteti ka qenë princi kurbinas Progon Gjonima.
Papa Klementi, në mënyrë masive pati dhënë udhëzime, që misionarët e krishterë ta përhapnin sa të ishte e mundur mësimim e shqipes së shkruar në Shqipëri, duke i dërguar kurikulat arsimore, të përgatitura nga Katedra e parë e gjuhës shqipe, e krijuar prej Klementit në Romë, që me 20 Prill 1711.
Këto të dhëna do të mund që ti shikoje gjithkush në Kuvendin e Arbërit 1703 
Mendojmë se duhet theksuar me forcë argumentuese shkencore se krijimi i kësaj katedre për Gjuhën Shqipe në Romë  kishte ndodhur, sepse Klementi I XI-të , duke qenë i predispozuar për të berë cfarë ishte e bindur për vendin dhe Racën e vet, ai gjatë karrierës së tij Akademike, i kishte studiuar të gjitha arkivat  e botës që kishin të bënin me Etnohistorinë, Etnokulturën dhe vjetërsinë e lashtësinë e Gjuhës Shqipe, si një nga gjuhët më të vjetra në botë, për të cilën ai kishte marrë informacionet e nevojshme se letërsia shqipe ka filluar shumë  më parë se në vitin 1332. Klementi ishte bindur edhe nga shënimet e Gulielm Adaes, duke e interpretuar fjalën Latine *Litteram*, i cili kishte arritur në përfundimin dhe konkluzionin shkencor e historik se:
* Shqiptarët, në vitin e parë të shekullit të XIV shkruanin dhe kishin libra të shkruara me alfabetin latinisht*. 
Kjo ja kishte formuar bindjen Klementit për vjetërsinë e gjuhës së etërve të tij Arbër që në lashtësi, si një nga gjuhët më të vjetra të botës, e kjo sipas Klementit dallohej nga veçoritë e saj gramatikore dhe sintaksore të vecanta nga gjuhët e tjera ndaj dhe Klementi donte të linte sa të ishte e mundur, një dritëz të fuqishme ndezur për shkollimin e shqiptarëve, në terë karrierën e tij Papnore Akademike e në vazhdim. 
Themi karrierë Akademike, sepse jo shumkush e din se Klerikët e rrangjeve të larta përveçse ligjërimit Teologjik, ata merren me punë të mirëfillta shkencore Akademike, e kjo i dallon ata nga klerikët e tjerë të sekteve e feve të ndryshme.
Akademiku kurbinas Klememnti i XI-të, gjatë studimeve në karrierën e tij kishte nuhatur vendimin e heshtur të Perandorisë Osmane si në unison pentagramesh me Mbretërinë e Serbisë  të pregatitjes së  një traktati të fshehët mbi  dëbimin e shqiptarëve nga Shqipria dhe ckmbëtarizimin  e tyre dhe krijimin e një shteti islam në mes të Evropës.
*SHIH: Dokumente mbi politikën e jashtë serbe vëll.VII/2 Nr.186 SANU- Beograd 1980. 
Kjo profetësi e tij madhore vërtetë do të provohej më vonë historikisht, gjatë viteve 1900-1924.
*SHIH: Doktor Branko Babiq, Politika e Mbretërisë Serbe dhe e Malit të Zi mbi shqipërinë Vëll.VII nr. 186 beograd 1980. 
 Pikërisht për këtë arsye, ai kishte marrë gjithë këto masa nepërmjet baritorëve të tij në Shqipëri, të sofistifikonte punën për mos asimilimin e shqiptarëve dhe Etnohistorisë, Etnokultures dhe gjuhës së tyre.
Është interesante të shikohet në arkivat e Vatikanit për historinë papnore nga baritorët Akademikë, të cilët theksonin se, Klementi i XI-të kurbinas, kishte një nostalgji të jashtëzakonshme për të varfërit, e veçanërisht për shqiptarët e mërguar të racës së vet Arbërore në Itali. 

Kështu, po tu referohemi dokumenteve arkivore të Vatikanit, e sidomos në studimet e (S.Sejdaj) i cili ka përshkruar terësisht etnogjenezën dhe kontributin kombëtar të Papa Klementit të XI-të  Kurbinas, ne do të shikojmë një kontribut të jashtëzakonshëm atdhetar e human të tij. 
Papa Klementi i XI-të, Gjon Francesko Albani, e mbylli jetën e tij në këtë botë, me 19 Mars 1721, në ditën e shejtërimit të Shen Zefit. 
Është shumë interesante të shikohet qartazi, se në dhomën përsonale të Klementit, mbas vdekjes së tij, janë gjetur lista të pafundme varfanjakësh që kërkonin lemoshën e Vatikanit, e ndër to, janë edhe 600 kryefamiljar Arvanitas, të cilët i janë drejtuar atij për ndihmë.
KONKLUZIONI YNË
Duke ndjekur kronologjinë e studimit tone nepër arkiva e Vatikanit dhe të shumë arkivave të tjera në Stamboll, Zagreb, Beograd e gjetk, madje dhe studime të ndryshme shkencore për jetën dhe veprën e njerëzve të mëdhenj Shqiptar, e sidomos atë të Gjon Francesk Albanit  Papa Klementit  të XI-të kurbinas, do të mund të shikojmë në arkivat e ndryshme, por sidomos në Arkivin qëndror të Vatikanit mjaft të dhëna interesante për kontributin e tij atdhetar Akademik dhe  gjenologjinë e këtij Akademiku Klerik kurbinas.
Kështu, një nga studiuesit Italian më të fuqishëm, e njohës i familjes Albani, Giovani Arminota, në studimin e tij shkencor përshkruan terë veprimtaris shkencore Akademike dhe Teologjike të Klementit të XI-të kurbinas, duke e përcaktuar atë si Akademik dhe si Klerik, të përbotshëm. 
Ndër të tjera ai sanksionon shkencërisht se: 
Familja Albani, e ardhur nga Laçi i Sebastes në Shqipëri, është krijuar nga emigranti Mikel Laçi dhe dy djemtë e tij Gjergj dhe Filip Laci të emigruar prej andej në vitin 1464, dhe ishte vendosur në Urbino të Italisë.
Me qëllimin e madh të përjetësimit të kësaj figure kurbinase të përbotëshme, dhe të një figure tjetër kurbinase jo më pak të rëndësishme të Gjec Vlashit, ne kemi parashikuar:
SI DUHET TE JETE SHESHI PARA PALLATIT TE KULTURE LAC ?
Maket i përgatitur prej nesh
Për të gjitha këto merita të thëna e të pa thëna atdhetare të këtij përsonaliteti kombëtar të përbotshëm, si Akademik dhe Teolog ne si zotërues i Artit Figurativ dhe përkushtues i përkufizimit tim shpirtëror “KURBINI I SHQIPËRIS IME” kam përgatitur edhe dy maketet e dy busteve të Papa Klementit të XI-të dhe të Shejtit kurbinas Gjec Vlashi, të cilin e masakruan Barbarët në kishën e Shën’mërisë në Sebastie bashkë me 40 murgjit e tij shqipshkrues. 
Ne e kemi berë këtë punë, që ato të mund të vendosën në pjacalen para Pallatit të Kulturës në Lac, si kontributor për çeshtjen kombëtare, por PARTIKRACIA shumëpalëshe në pushtetin vendor nuk janë gjegjur me zë zemre për ta financuar këtë projekt, gjoja për mungesë fondesh!
Në këtë kontekst do ti lutesha Ministrisë së Kulturës që ta financonte këtë vepër kombëtare se do të ishte në nderin e tyre.
Po cila është sfida jonë?
Çuditërisht kam parë se studiuesit shqiptar para vitit 90 kanë qenë korekt në bibliografi.
Por ata nuk e dimë se përse kanë heshtur.
Themi kështu, sepse nepër arkivat e botës, madje në atë të famshmin e Vatikanit, se shkolla e Kurbinit dhe Kalaja e Latios dhe ajo më vonë e Sebasties me qytetin antik të Divasve në Laç të Kurbinit njiheshin prej shekujsh si pikë e referimeve për Etnohistorinë dhe Linguistikës Arbërore. 
Ato kanë qenë pika historike e qytetrimit më të vjetër Arbëror me Qytetin antik të Latios e më vonë atë të e Divasve në Laç, për të komentuar shkollën e Kurbinit të vitit 1270 dhe qytetrimin e lashtë në Kurbin. 
Është shumë interesante,se po të shikojmë kronologjinë e njohjes së veprës së Da Lecces  e të tjera shkrimeve historike për shkollën shqipe të Kurbinit, në arkivin e Vatikanit, ne kemi venë re gjatë hulumtimeve tona arkivore, se të gjitha dokumentet dhe relacionet që janë shkruar për shkollën e Kurbinit, ato i kanë marrë në dorë dhe i kanë  studiuar, ose e kanë njohur ekzistencën e këtyre relacioneve dhe të Fjalorit të Da Lecces, shumë studiues dhe dijetar shqiptarë, gjatë përiudhës së sistemit komunist në vendin tonë këtu në Shqipëri, madje në rrjedhën e viteve ato i kanë studiuar shum syresh: 
Themi kështu sepse ne kemi parë se ato arkiva kanë shënime dokumentare, përbri se kush dhe kur i ka studiuar ato!
 Parë në këtë këndveshtrim, ne kemi konstauar se në ato arkiva janë të regjistruar studiues që i kanë marrë në dorë këto të dhëna historike për shkollën e Kurbinit për vitin e saj të lindjes 1270, përsona që i kanë studiuar ato shenime ndër vite si:
1 = Dhimitër Kamarda 1864
2 = Filip Matranga 1868 
3 = Ermanno Aar 1888
4 = Zef Petrota 1890 
5 = Pal Skiro 1909 
6 = Zef Skiro Plaku 1932 
7 = Jup Kastrati 1964 dhe 1980
8 = Dhimitër S. Shuteriqi 1965 dhe 1976 
9 = Rexhep Ismajli 1984
10 = Nikollë Gj. Lleshi 1999 dhe 2004
Parë në këtë këndveshtrim, nuk mund që të rrimë pa thënë, se sigurisht që kjo heshtje njohjeje dhe publikimi i ka sjellë një dëm jashtëzakonisht të madh mosnjohjes së vlerave tona linguistike, jo vetëm për Kurbinin, por për mbarë çeshtjen tonë kombëtare të Linguistikës! 
Kjo më ka shtyrë që unë të mos ju besoj pseudo studiuesëve të pas viteve 90, sepse ata kanë marre citimet dokumentare dhe i kanë shtembëruar ato e në këtë konteks unë u jam referuar jo citimeve por dokumenteve Arkivore.
Parë në këtë konteks, mund të them se përsonalisht besoj se duhet kuptuar nga të gjithë ata që merren me studimin e historisë, se në njëfarë shkalle, duhet të kemi parasyshë thënien e Bertolt Brehtit, se:
" Për të shkruar të vërtetën, ka pesë vështirësi: Kurajoja, Zgjuarsia, Mjeshtëria, Mprehtësia dhe Dinakëria, të cilat duhen vënë në shërbim të profetizimit të së vërtetës në dobi të kombit".

Të ndertuar Ekselentë e miq!
Në përfundim të këtij kumtimi, diturakësh mendoj se:
Studiuesit dhe Akademikët shqiptar të kudondodhur, anë e kënd botës, duke gjurmuar, mbledhur, analizuar saktësisht e promovuar madhështinë e figurave të përbotëshme të dala nga raca shqiptare, sikundër është Klementi i XI-të Kurbinas, të gjithë ne bashkërisht do tja rrisnim madhështinë dhe vlerën këtij vendi e këtij kombi, duke nxjerrë në pah të gjithë madhështinë e njerëzve të mëdhenjë të racës sonë, madje dhe të Etnohistorisë Etnokulturës dhe Vlerave Linguistike të Shqipes.
Ejani pra të bashkohemi të gjithë, dhe frymë ti japim trupit që po renkon për pak frymë të re Rilindjeje, e vjetërsinë e madhështinë e njërëzve të mëdhenjë të kësaj Race dhe të kombit tonë, madje Linguistikën, Etnokulturën, dhe Etnohistorinë tonë kombëtare, ta vendosim në thellësinë e merituar të shekujve, brenda Panteonit të Artë të vlerave të kombeve të qytetruara, sikundër është gjuha shqipe e shkruan në shkollën shqipe të Shën’mërisë në Kurbin, më 1270.
Ti promovojmë bashkërisht si një shpirt binjak kombëtar, figurat e përbotshme të dala nga ky vend i lashtë sa vetë toka, si Papa Klementi  i XI-të Kurbinas, sepse jemi të bindur, se Kurbini është Zanafillja e Shënjtë, e arsimimit dhe  shtetformimit kombëtar, me shkollën e parë shqipe të vitit  1270, e të mos i humbim kështu kombit tonë 751 vite vjetërsi të gjuhës shqipe si bërthama e një plejade të madhe intelektualësh kontributor për arsimformimin e shqiptarëve dhe figurave kurbinase të përbotëshme.
Personalisht jam i gatshëm që ti argumentoj shkencërisht të gjitha sa citova me lart.
FALEMINDERIT!
Master: Nikollë Gj. Leshi 
KONTAKT: 068 256 771 4

LITERATURA
1 = SHIH: “L’Osevatore Romano”, botuar në Romë, botim i datës 20.06.2001. 
2 = SHIH: “Kuvendi i   Arbërit 1703.Prishtinë 1998.f.42-80.”  Gjithashtu në: Arminota, botuar në Romë, N:139, botim i datës 20.06.2001. 
3 = SHIH: Vinqenc Malaj. Kuvendi i Arbërit 1703.Prishtinë 1998, f. 82-90, por edhe në Arkivin Papnor në Romë në dosjen përsonale të Klementit të XI-të
4 = SHIH: “Baba i Skam’norëve”, botuar edhe në Rilindja Prishtinë, datë 10 .04.1999
5 = SHIH: Giovani Arminota L’Osevatore Romano, nr: 139, botuar në Romë më 2001 
6 = SHIH: Dokumente mbi politikën e jashtë serbe vëll.VII/2 Nr.186 SANU- Beograd 1980 
7 = SHIH: Doktor Branko Babiq, Politika e Mbretërisë Serbe dhe e Malit të Zi mbi shqipërinë Vëll.VII nr. 186 beograd 1980 


Data : 10/19/2020 Alex Travel & Tours