Dhoma dyshe nga GUESTHOUSE Kulla Hupi Bulqize Diber - Albania

Dhoma dyshe nga Kulla Hupi Bulqize Diber - Albania

Publike para 1855 diteve - Me date 28/02/2021 Ora 11:13:00 PM

Miresevini në dhomën dyshe (çift) nga Kulla Hupi. Një parajsë e vërtetë për dashamirësit e natyrës dhe ata që kërkojnë shplodhjen dhe qetësinë.Per pyetje ose rezervim kontaktoni ne Whatsapp:

Në ofertë përfshihet :
  • Akomodimi për një natë për një person në dhomën dyshe (çift). 
  • Është dhomë me 2 krevat tek. 
  • Dhoma ndodhet në katin e dytë nga toka.
  • Në dhomë ka internet
  • Tualeti është i përbashkët.
  • Tv ka vetëm te dhoma e oxhakut.
  • Aredimi është me lendë druri dhe mure guri.
  • Guida nuk është e përfshirë në çmim, sepse ndryshon në varësi të aktivitetit që dëshiron klienti.
  • Ambjentet e përbashkëta që mund të frkuentohen janë, oda e burrave, dhoma e oxhakut, tualetet, fusha per sporte te ndryshme, si dhe lulishtja perreth kulles. 
  • Internet ka në të gjitha ambjentet dhe është falas.
  • Ka parking dhe është falas
  • Nuk lejohet duhani në dhoma, vetëm në ambjentet e hapura.
  • Nuk pranohen persona të armatosur.
Shikoni video me pamjen e dhomës nga Kulla Hupi


Shënime:
  • Në çmimi është janë të përfshira darka dhe mëngjesi.
  • Dreka ka çmimi plus 10 euro për person ku mund të shijoni një vakt shumë të mirë me 4 korsi, sepse menuja është e ndryshme çdo ditë.
  • Rezervimi është me parapagim, minimumi 50% të vlerës.
  • Pranohet pagesa kesh, me paypal ose me transfertë bankare.
  • Nëse qëndron më shumë se 5 netë ka zbritje 10% të vlerës.
  • Për fëmijët mbi 5 vjeç ka kosto ekstra 10 euro, ndërsa për nën 5 vjeç është falas.
  • Pranohen kafshët shtëpiake por ka pagesë ekstra 10 euro për një kafshë.
  • Check-in nga ora 12:00 PM deri në 20:00 PM
  • Check-out deri në oren 11:00 AM
  • Orari 7:30 AM - 20:00 PM Monday - Sunday
Adresa 01: Fshati Lepurakë, Fushë-Bulqizë, Dibër - Albania Kulla Hupi

Transporti: Me makinë private ndiqni rrugën nacionale Tiranë - Bulqizë - Peshkopi, kur vjen nga Bulqiza Fshati ndodhet në anë e majtë te ura e Fushë Bulqizës, 20 metra para karburantit.
Merrni rrugën e fshatit rreth 2 km dhe ka një tabelë në gur ku shkruan Kulla Hupi, aty fillon rruga e shtruar me çakëll, për afersisht edhe 1 km deri sa të arrini te kulla.
Me trasport publik mund të merrni autobuzin e linjës Tiranë - Bulqizë - Shupenzë - Peshkopi deri te ura e Fushë Bulqizës, 20 metra para karburantit dhe nga aty mund të ecni në këmbë për 2 km deri te Kulla Hupi.
Bileta e autobuzit ose furgonave është 1000 lek vajtje-ardhje. Kohëzgjatja e udhëtimit me autobus nga Tirana deri te ura e Fushë Bulqizës afërsisht 3 orë.

Formulari i porosisë

Emri i biznesit : GUESTHOUSE KULLA HUPI
Cmimi me ofertë: 0 EURO
Në gjendje: 1
Emri i produktit: Dhoma dyshe nga GUESTHOUSE Kulla Hupi Bulqize Diber - Albania
Shuma 6 + 4 = * jep rezultatin
Vlera per te paguar I diskutueshem!
VLERA E CMIMIT PERCAKTOHET ME MAREVESHJE!
Kjo oferte eshte klikuar nga
2681 vizitorë.

Ofertat e GUESTHOUSE KULLA HUPI

 Dhoma dyshe nga GUESTHOUSE Kulla Hupi Bulqize Diber - Albania Dhoma dyshe nga GUESTHOUSE Kulla Hupi Bulqize Diber - Albania ... ( 2681 vizitor ) Dhoma e Marinarit nga Kulla Hupi Bulqize Diber - Albania Dhoma e Marinarit nga Kulla Hupi Bulqize Diber - Albania ... ( 2649 vizitor ) Dhoma me ballkon nga Kulla Hupi Bulqize Diber - Albania Dhoma me ballkon nga Kulla Hupi Bulqize Diber - Albania ... ( 2606 vizitor )

WhatsApp !
Copyright 2026 Powered by Panairi Online