WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj
Panairi I Librit Online Sezon Dekor
Welcome BIZNESI !
KULLA HUPI
Mountains

 KERKONI OFERTEN
 TE BIZNESI
 Kulla Hupi

Reth Biznesit Kulla Hupi

Pak frymëzim dhe motivim rreth Kullës Hupi:
Një kullë, me një histori mbi 230 vjeçare, një destinacion i veçantë turistik, unik në llojin e vet.
Shumë janë habitur kur kanë mësuar për nismën e Lulzim Hupit për ta kthyer kullën e të parëve të tij në bujtinë.
Por Lulzimi kishte një ëndërr dhe këmbënguli e besoi deri në fund se ëndrra e tij mund të kishte sukses, tashme ja ka dalë, me fakte. 
Sot “Kulla Hupi” është një nga objektet më të vizituara në qarkun e Dibrës e në Shqipërinë e Veriut. 
Ajo pret miq nga e githë bota.  
Por është vetëm fillimi, pasi, kur rruga e Arbrit të përurohet, që të nesërmen Kulla Hupi do të ketë aq shumë kërkesa sa do të duhet të prenotosh me javë e muaj përpara. 
Së fundmi, nismën e Lulzmit po e ndjekin edhe të tjerë. 
Mirë bëjnë, patjetër, por meritat i takojnë Lulzimit, i cili e ka bërë të njohur Bulqizën dhe kulturën e saj të lartë e të lashtë të njohur gjithkund në Shqipëri e jashtë saj.
Ne mund të flasim shumë për bukuritë e zonës dhe në veçanti për surprizat që ofron kulla, si për vlerat arkitektonike, por edhe bujarinë karakteristike të të zotëve të saj.

Te Kulla Hupi do të gjeni akomodim në një nga tre dhomat e saj, gjithashtu gatime dhe produkte bio të zonës.
Motoja jone është : Pak ushqim, ujë, ajër dhe shëtitje në natyrë, kjo është parajsa në tokë.

Shërbimet dhe produkte kryesore që ne ofrojmë:
  • 1) Akomodim në dhomat e kullës Hupi
  • 2) Ushqime tradicionale të zonës
  • 3) Guide turistike në zonat përreth ne atraksionet me të veçata për të vizituar.
  • 4) Turizëm kulinar me gatime tradicinale të zones nga duart e nënën Sofi, që është gjyshja e kullës Hupi.

Vizitorët duhet të dinë se Kulla Hupi ka një pozicion të tillë që u mundëson atyre brenda ditës, ose pak ditëve, të njihen me historinë, me mënyrën e jetesës në tërësi të banorëve të këtyre anëve dhe me bukuritë e rralla që ofron zona në çdo stinë. 
Vetë fshati Dushaj-Bulqizë, spikat në këto anë për pamjet piktoreske të rralla dhe gamën e gjerë të elementëve natyrorë si mundësi për vizitorët.
Duhet ta nisin nga miniera e kromit, një nga më të mëdhatë e botës, vepër e shkëlqyer e inxhinierëve tanë të përkushtuar e të mrekullueshëm dhe e popullit punëtor e trim të Bulqizës. 
Do të njihen me Vajkalin historik, ku është shkruar me shpatë historia e Arbërisë si dhe monumentin natyrore Shkëmbi i Qytetit me një panoramë që mbetet në kujtesë për tërë jetën.
Do të njihen me liqenet akullnajore të mrekullueshme që rrethojnë Bulqizën si kurorë nga çdo anë, si liqenet e Dhoksit, Tërnovës, Balgjait. 
Do të shohin ujëvara, pyje, kreshta malore të paarritshme, një ansambël morfologjik unik, një amfiteatër në natyrë.
Me hapjen e Rrugës së Arbrit, Bulqiza do të shndërrohet në një oaz ku vetë kryeqytetasit do të prenotojnë për pak ajër, ujë, ushqim dhe e gjitha kjo në një terren të virgjër, mes një komuniteti mikpritës si rrallëkush.
Të gjithë në Bulqizë duhet të mundësojnë që ëndrra e Lulzimit të mos mbetet vetëm e Lulzimit, por të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë. 
Bëj dhe ti një punë të mirë, thuaj fjalën e mirë, ndihmo Bulqizën turistike!
 Kaq nuk i kushton asgjë askujt.

Për rezervime kontaktoni në nr tel: +355 69 741 07 07
Adresa 01: Fshati Lepurakë, Fushë-Bulqizë, Dibër - Albania


Shperndaje me miqt e tu...