Change language

Shqip English Italiano Français Македонски Srpski العربية Ελληνικά

Dhoma dyshe nga GUESTHOUSE Kulla Hupi Bulqize Diber - Albania

Dhoma dyshe nga Kulla Hupi Bulqize Diber - Albania

Public before 1992days - On date28/02/2021 Ora 11:13:00 PM

Miresevini në dhomën dyshe (çift) nga Kulla Hupi. Një parajsë e vërtetë për dashamirësit e natyrës dhe ata që kërkojnë shplodhjen dhe qetësinë.Per pyetje ose rezervim kontaktoni ne Whatsapp:

Në ofertë përfshihet :
  • Akomodimi për një natë për një person në dhomën dyshe (çift). 
  • Është dhomë me 2 krevat tek. 
  • Dhoma ndodhet në katin e dytë nga toka.
  • Në dhomë ka internet
  • Tualeti është i përbashkët.
  • Tv ka vetëm te dhoma e oxhakut.
  • Aredimi është me lendë druri dhe mure guri.
  • Guida nuk është e përfshirë në çmim, sepse ndryshon në varësi të aktivitetit që dëshiron klienti.
  • Ambjentet e përbashkëta që mund të frkuentohen janë, oda e burrave, dhoma e oxhakut, tualetet, fusha per sporte te ndryshme, si dhe lulishtja perreth kulles. 
  • Internet ka në të gjitha ambjentet dhe është falas.
  • Ka parking dhe është falas
  • Nuk lejohet duhani në dhoma, vetëm në ambjentet e hapura.
  • Nuk pranohen persona të armatosur.
Shikoni video me pamjen e dhomës nga Kulla Hupi


Shënime:
  • Në çmimi është janë të përfshira darka dhe mëngjesi.
  • Dreka ka çmimi plus 10 euro për person ku mund të shijoni një vakt shumë të mirë me 4 korsi, sepse menuja është e ndryshme çdo ditë.
  • Rezervimi është me parapagim, minimumi 50% të vlerës.
  • Pranohet pagesa kesh, me paypal ose me transfertë bankare.
  • Nëse qëndron më shumë se 5 netë ka zbritje 10% të vlerës.
  • Për fëmijët mbi 5 vjeç ka kosto ekstra 10 euro, ndërsa për nën 5 vjeç është falas.
  • Pranohen kafshët shtëpiake por ka pagesë ekstra 10 euro për një kafshë.
  • Check-in nga ora 12:00 PM deri në 20:00 PM
  • Check-out deri në oren 11:00 AM
  • Orari 7:30 AM - 20:00 PM Monday - Sunday
Adresa 01: Fshati Lepurakë, Fushë-Bulqizë, Dibër - Albania Kulla Hupi

Transporti: Me makinë private ndiqni rrugën nacionale Tiranë - Bulqizë - Peshkopi, kur vjen nga Bulqiza Fshati ndodhet në anë e majtë te ura e Fushë Bulqizës, 20 metra para karburantit.
Merrni rrugën e fshatit rreth 2 km dhe ka një tabelë në gur ku shkruan Kulla Hupi, aty fillon rruga e shtruar me çakëll, për afersisht edhe 1 km deri sa të arrini te kulla.
Me trasport publik mund të merrni autobuzin e linjës Tiranë - Bulqizë - Shupenzë - Peshkopi deri te ura e Fushë Bulqizës, 20 metra para karburantit dhe nga aty mund të ecni në këmbë për 2 km deri te Kulla Hupi.
Bileta e autobuzit ose furgonave është 1000 lek vajtje-ardhje. Kohëzgjatja e udhëtimit me autobus nga Tirana deri te ura e Fushë Bulqizës afërsisht 3 orë.

Order form

Business name: GUESTHOUSE KULLA HUPI
Price with offer: 0 EURO
In stock: 1
Product name: Dhoma dyshe nga GUESTHOUSE Kulla Hupi Bulqize Diber - Albania
Amount 6 + 4 = * gives the result
Amount to pay Negotiable!
THE PRICE VALUE IS DETERMINED BY AGREEMENT!
This offer has been clicked by
2840 visitors.

Offers ofGUESTHOUSE KULLA HUPI

 Dhoma dyshe nga GUESTHOUSE Kulla Hupi Bulqize Diber - Albania Dhoma dyshe nga GUESTHOUSE Kulla Hupi Bulqize Diber - Albania ... ( 2840visitor) Dhoma e Marinarit nga Kulla Hupi Bulqize Diber - Albania Dhoma e Marinarit nga Kulla Hupi Bulqize Diber - Albania ... ( 2808visitor) Dhoma me ballkon nga Kulla Hupi Bulqize Diber - Albania Dhoma me ballkon nga Kulla Hupi Bulqize Diber - Albania ... ( 2786visitor)

Visibility: 2840 visitors.

WhatsApp!
Copyright2026 Powered by Panairi Online