WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj Trajnimi Online Falas Trajnimi per Menaxher i Sistemit Online
Mirësevini!
MUHAMET BIZHGA BUSINESS COACH
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  Muhamet Bizhga Business Coach

Reth Biznesit Muhamet Bizhga Business Coach


Muhamet Bizhga është me orgjinë nga fshati Kaparjel i Gjirokastrës dhe që prej vitit 2010 jeton në Tiranë.
  • Ka lindur më 07 gusht 1977
  • Ka patentë të klasit B.
  • Që prej marsit 2002 ka ndjekur trajnime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombetare për zhvillimin personal.
  • Që prej 7 majit 2012 deri në 7 prill 2014 ka patur trajnues personal pronarin e firmës zviceriane "Vipwell" (B.Berisha)
  • Kupton, flet dhe lexon shumë mirë greqisht, sepse ka jetuar 5 vite në Greqi.
  • Ndërsa anglisht dhe italisht i flet dhe i kupton.
  • Muhameti është i besimit mysliman.
Që prej vitit 2002 deri në 2017-ën ka punuar në mbi 17 kompani të ndryshme që punojnë me sistemet Network Marketing ose si njihen ndryshe MLM.
Që prej vitit 2015-ës është anëtar i Rotary Tirana West.
Që prej 07.09.2017 e deri më sot, është marrë me krijimin, zhvillimi dhe marketimin e platformës Panairi Online SHPK.
Themelues & Ceo @Panairi Online SHPK, platformë që merret me reklamimin dhe marketingun në Google me SEO për të gjitha bizneset shqiptare në të gjithë botën.
Themelues i Akademisë 7-mujore për sipërmarrësit online "Akademia Online e Biznesit 7XPRO" që prej marsit të vitit 2020-të.
Themelues i platformës Albania Network Global për të gjithë profesionistë shqiptare kudo në botë më 17 shkurt 2022.
Aktualisht po merrret me zhvillimin e platformës Albania Network Global për ta shpërndarë kudo që ka shqiptarë.
Gjithashu edhe me trajnime të personalizuara për personat që duan të zhvillojnë një "BIZNES KATEGORI" online brenda platformës Panairi Online.

Është autor i 4-ër librave të botuar, për zhvillimin personal:
  • 1) Si të investosh te vetja jote - në 2014
  • 2) Si të zbulosh talentin tënd - në 2017
  • 3) Manuali i përdorimit për Panairi Online - në 2019
  • 4) 27 hapa bazë si të nisësh një biznes online - në 2020
Gjithashtu në proçes për botim ka dhe disa libra të tjerë:
  • 1) Zgjohu.
  • 2) Brandi.
  • 3) Axhenda unike.
  • 4) Avatari im nga viti 2037.
  • 5) Historia e një miliarderi.
  • 6) Si të shkruani një libër për 21 ditë.
Lektor dhe trajnues, për tema:
  • Për lidership-in.
  • Zhvillimin personal.
  • Komunikimin në biznes.
  • Për shitjet dhe marketingun online.
  • Zhvillimin e një biznesi onine me kosto zero.
  • Zbulimin e talentit personal dhe orjentimin për sukses personal.
Ka pasion:
  • Të pikturojë me laps.
  • Të bëjë udhëtime në mal.
  • Të bëjë punime artizanale me dorë.
  • Të lexojë libra për zhvillimin personal.
  • Të shkruaj libra motivues dhe për zhvillimin personal.
  • Të dëgjojë dhe të kërcejë muzikën ritmike të të gjitha rrymave.
  • Gjatë ditës në kohën e lirë preferon të eci në natyrë, të beje ecje meditative dhe vrap të lehtë.
  • Ka aftësi shumë të mira në oratori, komunikim, shitje dhe në motivimin dhe orjentimin e të tjerëve për suksesin personal të tyre.
Kërkon të këtë bashkëpunime me persona që janë:
  • Me sipërmarrës të rinj.
  • Me persona që merren me marketingun online.
  • Me persona që merren me menaxhimin e rrjeteve sociale.
  • Me të rinj ambicioz që duan të nisin dhe të zhvillojnë një biznes online nga zero.
  • Me investitor shqiptar që jetojnë jashtë por duan të investojnë në Shqipëri.
Kërkon ta kontaktojnë persona që :
  • Që janë kreativ dhe fleksibël.
  • Që ju pëlqëjnë udhëtimet në det dhe në mal
  • Që janë të prirur ndaj ideve të reja novative.
  • Qe ju pëlqen të marrin rrisk në biznes dhe në jetë.
  • QE janë trajnues dhe motivues për zhvillimin personal.
  • Qe ju pëlqen të merren me joga, meditim dhe spiritualizëm.
  • Me persona që janë të suksesshëm në biznes dhe e kanë ndërtuar vet nga zero.
Thënie nga Muhamet Bizhga në librin e tij të parë:
Mblidh rreth vetes njerëz me aftësi dhe mundësi me tepër se sa ti dhe orjentoi drejt një qëllimi primar, ku secili të mund të realizojë qëllimin e tij.

Motoja e tij: Nëse dikush e ka arritur atë që unë dua, atherë unë do ta bëj më mirë se sa ai.
Misioni i tij : Të krijoj platformën më të madhe në botë për zhvillimin e një biznesi online me kapital zero.

Për antarët e Albania Network Global ofron ulje 20% për të gjitha shërbimet e mëposhtme.

Lista e shërbimeve dhe produkteve që ofron:
  1. Setin me katër libra për zhvillimin personal nga autori Muhamet Bizhga.
  2. Trajnim në grup për MSO Menaxher i Sistemit Online në plaformën Panairi Online.
  3. Trajnim individual për MSO Menaxher i Sistemit Online në plaformën Panairi Online.
  4. Trajnim individual për biznesin e vogël, për strategjitë e marketingut online.
  5. Trajnim të personalizuar për personat që duan të nisin një biznes online me kapital zero nëpërmjet platformës së Panairi Online SHPK.
  6. Trajnim në grup për personat që duan të nisin një biznes online me kapital zero nëpërmjet platformës së Panairi Online SHPK.
  7. Konsulence individuale për personat që duan të nisin një biznes online.
  8. Konsulence biznesi individuale për pronarët e bizneseve të vogla dhe sipërmarrësit e rinj.
Për tu lidhur me Muhamet Bizhga - Business Coach, kontaktoni në Whatsapp:  +355697410707
Adresa :Rruga e Barrikadave te Galeria, te ish kinema 17 Nëntori, kati i dytë - Tiranë .

Shperndaje me miqt e tu...