WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj Site.Al
Mirësevini!
GE-JD AESTHETICS
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  GE-JD AESTHETICS

Reth Biznesit GE-JD AESTHETICS

GEJD AESTHETICS ka filluar aktivitetin e saj në fillim të vitit 2024. 
  • Ky biznes lindi për shkak se vetë kam patur probleme me puçrat në fytyrë për më shumë se 10 vite, duke vajtur nga një qendër estetike në tjetrën.
  • Si përfundim, vendosa të mësoj dhe të studioj për këtë profesion për të gjetur zgjidhjen për veten time.
  • Kjo solli si rezultat që të dashurohem me këtë profesion dhe të lë profesionin që kam ushtruar si ekonomiste për disa vite.
  • Tre shtyllat kryesore që e mbështes suksesin e GEJD AESTHETICS janë, produktet cilësore, pasioni imi për estetikën dhe te rezultati që kanë dhënë në lëkurën e fytyrës time dhe te të gjitha ato që i kanë provuar shërbimet tona.  
  • Unë punoj me pasion për zgjidhjen e problemit me çdo kliente, njësoj sikur të ishte problemi im.
  • Sepse atë lloj shërbimi që e kam kërkuar për 10 vite tek estetikat e tjera dhe nuk e gjeta, ato do t'a gjejnë te GEJD AESTHETICS. 
  • Qëllimi i GEJD AESTHETICS është që klienti të ngelet i kënaqur nga rezultati jo thjesht nga shërbimi.
  • Vizioni i GEJD AESTHETICS është që në të ardhmen të shtojmë stafin dhe të njihemi si qendra e estetikës që i shëron 100% problemet, jo që thjesht i kuron.
  • Një nga parimet e GEJD AESTHETICS do të jetë bamirësia.
  • Një pjesë nga të ardhurat, do të jepen për bamirësi te fëmijët dhe njerzit në nevojë, pasi kjo është e vetmja gjë që më sjell lumturi dhe qetësi shpirtërore.
Slogani jonë: Jo thjesht kurim por shërim 100% - Not just cure but 100% healing
Këto janë shërbimet kryesore që ne ofrojme:
  • Trajtime fytyre  
  • Dermapen
  • Trajtim antirrudhë, Fije kolagjeni
  • Multifunksional trajtues fytyre 7 në 1
  • Zvogëlim i poreve me vakum
  • Frekuencë e lartë, antiakne
  • Sferat e kristalta, relaksues
  • Skin skrab pastrues ultrasonik
  • Maska led 7 ngjyra 
  • Peeling kimik 
  • Pastrim i thjeshtë 
  • Pastrim i thellë 
  • Anticelulit, tonifikim trupi
  • Ngritje vithesh, me kupa vakumi
  • Trajtim i vitheve me vakum
  • Anticelulit për gjithë trupin me vakum.
  • Laminim vetull natyral + lyerje + pastrim
  • Laminim qerpiku natyral + lyerje
  • Depilime 
  • Thonj me xhel
Adresa: Mbrapa shkollës Vsil Shanto, ish kesh-i, Tiranë

Shperndaje me miqt e tu...