Rreth biznesit SB SUPPORT AGENCY
Ofron
Nga aplikimi
i parë deri te vendimi përfundimtar, S.B. Support Agency është pranë jush në
çdo hap të procedurës.
Procedurat
administrative në Kroaci mund të jenë komplekse dhe të kërkojnë kohë,
veçanërisht për shtetasit e huaj, punëtorët ndërkombëtarë dhe sipërmarrësit që
përballen për herë të parë me sistemin administrativ kroat.
Me S.B.
Support Agency përfitoni mbështetje profesionale dhe asistencë të vazhdueshme
gjatë gjithë procesit.
Ne ju ndihmojmë në përgatitjen dhe kontrollin
e dokumentacionit, aplikimet për leje pune dhe leje qëndrimi, procedurat e
bashkimit familjar, komunikimin me institucionet kompetente dhe ndjekjen e
çështjes deri në marrjen e vendimit përfundimtar.
Qëllimi ynë
është të thjeshtojmë procedurat, të minimizojmë vonesat dhe gabimet
administrative, si dhe t’ju kursejmë kohë dhe stres gjatë gjithë procesit.
Pavarësisht
nëse jeni punëtor i huaj, anëtar familjeje, investitor apo sipërmarrës që
dëshiron të jetojë, punojë ose zhvillojë aktivitetin e tij në Kroaci, ekipi ynë
ju ofron përvojë, profesionalizëm dhe mbështetje të besueshme në çdo fazë.
S.B. Support
Agency – partneri juaj i besuar për procedurat administrative në Kroaci.
S.B. Support
Agency vepron që nga viti 2022 me qëllim ofrimin e mbështetjes profesionale për
qytetarët, shtetasit e huaj, sipërmarrësit dhe punëdhënësit që çdo ditë
përballen me procedura administrative, biznesore dhe ligjore.
Në agjenci
janë të punësuara tre punonjëse të cilat, përmes qasjes individuale dhe punës
profesionale, sigurojnë shërbim cilësor dhe të besueshëm.
Gjatë katër
viteve të punës kemi përpunuar me sukses 1211 lëndë të ndryshme
duke
përfshirë përfitimin dhe zgjatjen e lejeve të punës, procedurat e bashkimit
familjar si dhe hapjen e kompanive për shtetas të huaj.
Punojmë në
nivelin e tërë Republikës së Kroacisë, pavarësisht se në cilën komune apo qytet ndodhet klienti ose punëtori – procedurat gjithmonë ndiqen në përputhje meselinë e punëdhënësit
Qëllimi ynë
nuk është vetëm të ofrojmë shërbim, por të jemi partner i besueshëm që u jep
klientëve siguri, informacione të qarta dhe mbështetje gjatë gjithë procesit.
"Na
kontaktoni sot për një konsultim fillestar dhe për të mësuar hapat e nevojshëm
për rastin tuaj."
Kontaktet tona
- Emri i biznesit:
- NIPT:
- Administratori:
- Telefoni-Mob:
- Email:
- SB SUPPORT AGENCY
- 1234 / nga
- S.Braliq
- +385981979554
- [email protected]
- Website:
- Adresa:
- Qyteti:
- Shteti:
- Orari i Punës:
- ***
- Antuna Dobronica 25
- Zadar,Croatia
- Diaspora
- 08.00-16.00