❓ Pyetjet më të shpeshta për Panairi Online – Gjithçka që duhet të dini për Regjistrimin, Reklamimin dhe Rritjen e Biznesit tuaj Online në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë.

pyetje te shpeshta panairi online, faq per panairi online, si funksionon panairi online, cfare eshte panairi online, pyetje dhe pergjigje panairi online, ndihme per panairi online, suport panairi online, informacione per panairi online

Publike para 0 diteve - Me date 17/05/2026 Ora 3:08:00 AM

🚀 Regjistro TANI biznesin tënd dhe përfito paketën PREMIUM me 48 reklama 100% Falas për 45 ditë.

❓ Pyetje të Shpeshta (FAQ) për Panairi Online

1️ Çfarë është Panairi Online?

Panairi Online është një platformë shqiptare dhe rrjet social për biznese, ku kompanitë, dyqanet, profesionistët dhe shërbimet mund të krijojnë prezencë profesionale online, të reklamojnë ofertat dhe të gjenden më lehtë në Google.


2️ Si funksionon Panairi Online?

Biznesi krijon profilin e tij, publikon produkte ose shërbime dhe menaxhon vetë përmbajtjen nga paneli i administrimit. 

Platforma ndihmon që biznesi të ketë më shumë dukshmëri online.


3️ A është falas regjistrimi?

Po. Regjistrimi fillestar në platformë është 100% falas.

Gjithashtu edhe abonimi me paketën premium me 48 reklma me afërsisht 500 fjalë kyçe, për 45 ditë është 100% FALAS.


4️ Kush mund të regjistrohet në platformë?

Mund të regjistrohen:

✔ kompani

✔ dyqane

✔ restorante

✔ klinika

✔ ndërtues

✔ profesionistë

✔ agjenci

✔ marka shqiptare

✔ biznese të vogla dhe të mëdha


5️ Si mund ta hap profilin e biznesit?

Mjafton të keni një NIPT aktiv dhe të regjistroheni në platformë, të plotësoni të dhënat e biznesit dhe të aktivizoni profilin tuaj.


6️ Sa kohë duhet për aktivizimin e profilit?

Procesi i regjistrimit është shumë i shpejtë dhe mund të përfundojë brenda 2 minutash.

Ndërsa aktivizimi është automatik, ku ju pas rregjistrimit, me username dhe passwordin që keni vendosur mund të logoheni menjëherë dhe të filloni të plotësoni profilin e biznesit i cili shfaqet automatikisht online në platformë dhe në Google.


7️ A mund të publikoj produkte dhe shërbime?

Po. Çdo biznes mund të publikojë produkte, shërbime, oferta, foto dhe reklama.


8️ A mund ta menaxhoj vetë profilin?

Po. Platforma është ndërtuar që biznesi të mund të menaxhojë vetë:

✔ reklamat

✔ fotot

✔ ofertat

✔ informacionet e profilit


9️ Si ndihmon Panairi Online në Google?

Platforma është e optimizuar me SEO, që bizneset të kenë më shumë mundësi të shfaqen në kërkimet e Google, nëpërmjet fjalëve kyçe  dhe titullit që do të vendosin te reklamat që do bëjnë.


🔟 Pse biznesi im ka nevojë për prezencë online?

Sepse shumica e klientëve sot kërkojnë online përpara se të blejnë ose kontaktojnë një biznes.


1️1️ A mund të marr klientë direkt nga platforma?

Po. Klientët mund t’ju kontaktojnë direkt në Whatsapp-in tuaj nga profili i biznesit.


1️2️ A mund të shtoj foto të biznesit?

Po. Mund të shtoni deri në 12 foto të ambienteve, produkteve, shërbimeve dhe reklamave.


1️3️ A është Panairi Online vetëm për Tiranën?

Jo. Platforma është për biznese nga e gjithë Shqipëria, trojet shqiptare dhe diaspora.


1️4️ Çfarë e dallon Panairi Online nga rrjetet sociale?

Rrjetet sociale janë krijuar për njerëzit, ndërsa Panairi Online është ndërtuar posaçërisht për prezantimin dhe reklamimin profesional të bizneseve.


1️5️ A është Panairi Online një website biznesi?

Po. Profili i biznesit funksionon 100% si një website për një prezencë profesionale online për kompaninë tuaj.


1️6️ A mund të reklamoj ofertat e mia?

Po. Mund të publikoni oferta promocionale, ditore, javore, mujore ose B2B.

Gjithashtu mund të publikoni, postime për blog, reklama të përgjithshme për biznesin dhe listimin e të gjtha produkteve ose të shërbimeve që ofroni njësoj si një dyqan online (E-Shop).


1️7️ A mund të krijoj website për biznesin tim?

Po. Platforma ofron mundësinë e krijimit të një webfaqeje për biznesin tuaj, fare thjeshtë duke e lidhur profilin që keni në platformë me një domain, dhe ju automatikisht keni dhe webfaqen tuaj me kosto zero.


1️8️ A është e nevojshme të kem njohuri teknike?

Jo. Platforma është krijuar që të përdoret lehtë edhe nga persona pa eksperiencë teknike.


1️9️ A mund të përdoret nga bizneset e vogla?

Po. Është ideale për bizneset e vogla, të mesme dhe startup-et.


2️0️ A ndihmon platforma në rritjen e besueshmërisë?

Po. Një profil profesional online nëpërmjet platformës Panairi Online rrit seriozitetin dhe besimin te klientët, sepse është një platformë e dedikuar vetëm për biznese reale me NIPT, jo si në rrjete sociale ku çdo person mund të hap një faqe dhe të reklmohet si biznes.


2️1️ A mund të shtoj numrat e kontaktit dhe rrjetet sociale?

Po. Mund të shtoni:

✔ telefon

✔ WhatsApp

✔ email

✔ website

✔ rrjete sociale


2️2️ A mund të shes produkte online?

Po. Mund të promovoni dhe publikoni produktet tuaja online, që të gjeni klienta të rinj.

Shitja mund të realizohet 100% online nëse keni të aktizivuar Paypal, ose PAGO.


2️3️ A mund të reklamohen shërbimet?

Po. Platforma është ideale edhe për bizneset që ofrojnë shërbime.


2️4️ Si mund të më gjejnë klientët?

Klientët mund t’ju gjejnë përmes:

✔ kërkimit me fjalë kyçe në Google

✔ kërkimit brenda platformës

✔ kategorive të biznesit

✔ reklamave dhe ofertave


2️5️ A ka kategori të ndryshme biznesesh?

Jo. 

Sepse për ta bërë kërkimin sa më të lehtë, i kemi hequr kategoritë e bizneseve, dhe kemi shtuar një opsion ku vetë biznesi, zgjedh deri në 30 fjalë kyçe për kërkimin brenda platformës.

Psh: Nësë po kërkon te lista e bizneseve për një biznes që shet tavolina, por ai emrin e ka Alb DECOR, nëse shkruan tavolina, do dalë dhe ky biznes i listuar, nëse e ka vendosur te ato 30 fjalët.

Pra, nuk është e nevojshme të kërkosh se cila kategori i përket biznesi që ti po kërkon, por shkruan direkt atë që kërkon.

Kërkimin e bëni ose te lista e bizneseve ose te lista e ofertave dhe në të dyja rastet, do të dalin biznese që ofrojnë atë që ju po kërkoni.


2️6️ A mund të ndryshoj informacionet e biznesit?

Po. Ju mund të përditësoni 100% profilin tuaj në çdo moment.


2️7️ A mund të kem më shumë se një reklamë?

Po. Bizneset mund të publikojnë reklama dhe oferta të ndryshme.

Paketa që ne ofrojmë për momentin është paketa premium dhe ka 48 postime, të cilat mund ti postoni në formë oferte, reklame, blog ose prezantim produkti.

Nëse biznesi do më shumë se 48 reklama, do ti ofrohet një paketë e personalizuar, në varësi të sasisë së postimeve që do.


2️8️ Pse është e rëndësishme SEO për biznesin?

SEO ndihmon që biznesi juaj të shfaqet në faqet e para në Google dhe të marrë më shumë vizitorë dhe klienta realë.


2️9️ A mund të përdoret platforma nga profesionistët individualë?

Po. Platforma është shumë e përshtatshme edhe për:

✔ dentistë

✔ avokatë

✔ arkitektë

✔ dizajnerë

✔ konsulentë

✔ freelancer


3️0️ Pse duhet të regjistrohem tani?

Sepse për momentin kemi bërë një super ofertë promocionale, ku biznesi për 45 dite ka mundësinë që të marrë paketën Premium me 48 reklma 100% falas dhe ka mundësinë që ta testojë dhe ta provojë rezultatin që kjo platformë jep.

Sepse çdo ditë klientët kërkojnë online për biznese si i yti. 

Sa më shpejt të krijoni prezencë profesionale online, aq më shumë mundësi keni të fitoni klientë të rinj.

🚀 Regjistro biznesin tuaj sot

✔ Hap profilin profesional

✔ Reklamo biznesin online

✔ Ndërto prezencë në Google

✔ Merr më shumë klientë potencialë

Regjistrohu TANI në Panairi Online në linkun m poshtë.

https://panairionline.com/regjistrohu.asp


3️1️ Si funksionon paketa PREMIUM, pasi të mbaroj afati 45 ditor falas?

Kostot për paketën PREMIUM do të jenë në varësi të abonimit që do bëj biznesi.

Nëse biznesi e ka plotësuar 100% profilin e tij në mënyrë profesionale, atherë ai mund të abonohet në platformë me një nga paketat e mëposhtme:

Abonimi 01 mujor = 25€ 

Abonimi 03 mujor = 60€

Abonimi 06 mujor = 90€

Abonimi 12 mujor = 150€ 


3️2️ A mund të shtoj video në profil?

Po. 

Bizneset mund të shtojnë deri në 8 video prezantuese horizontale, por më parë videot, duhen të hidhen te kanali zyrtar në Youtube i platformës Panairi Online i cili ka mbi 5000 ndjekës, ose nëse biznesi ka një kanal të tij.

Videot hidhen me Embet Code, te moduli i videove dhe lidhen me linkun e ofertave që ka biznesi në platformë.


3️3️ Si funksionon reklama me SEO?

Vet platforma është e optimizuar 100% me seo në Google.

Biznesi duhet vetëm të bëj 2 gjëra:

E para të krijoj tituj interesat, që shesin.

E dyta të vendosi fjalët më të kërkuara, për mënyrën se si kërkon një klient në Google.

Nga momenti që një reklamë postohet te profili i një biznesi, ajo automatikisht është e optimizuar në kërkimet e Google kur klientët kërkojnë produkte, shërbime apo biznese në Shqipëri.

Gjithashtu çdo reklamë ose ofertë është e listuar edhe në kërkimet brenda platformës Panairi Online, kur klientët kërkojnë produkte, shërbime.


3️4️ A mund të kem domain personal?

Po. Biznesi juaj mund të përdorë domain personal dhe të krijojë një prezencë më profesionale online nëpërmjet platformës.

Për biznesit që marrin abonim 1 vjeçar, përfitojnë 100% falas dhe një domain me site.al


3️5️ A mund të shfaqem në faqen kryesore te lista e bizneseve?

Po. 

Paketat më poshtë ofrojnë mundësinë që biznesi juaj të shfaqet në pozicione më të dukshme brenda platformës.

Në varësi të paketës që biznesi ka marrë, ai mund të abonohet në platformë me një nga paketat e mëposhtme:

Abonimi TREND 01 mujor = 30€ 

Abonimi PROMO 03 mujor = 60€

Abonimi AMBASADOR 06 mujor = 90€

Abonimi VIP 12 mujor = 120€


3️6️ Si funksionon statistika e vizitorëve?

Për t'ju ndihmuar të kuptoni më mirë interesin e klientëve për biznesin tuaj, platforma regjistron vetëm klikimet në secilën nga 48 postimet që keni, ndërsa për të gjtha faqet e tjera që ka profili juaj nuk ka një statistike. 


3️7️ A mund ti kem të aktivizuar të gjitha modulet?

Po. 

Por vetëm në rastet kur ju merrni një paketë të personalizuar dhe 1 vjeçare, keni mundësin që të aktivizoni me një kosto ekstra dhe modulet si:

Katalogu

Antarët

Kartvizita virtuale.

Banerat e partnereve

Sistemin CRM

Baner Ansor

Baner Karosel

Baner Sponsor


3️8️ Si bëhet promovimi i ofertave?

Çdo postim që bëhet nga biznesi, automatikisht postimi i fundit del i pari, te lista e ofertave dhe reklamave brenda platformës dhe mund të gjenden edhe përmes Google.


3️9️ A ka suport teknik?

Po. Panairi Online ofron asistencë fizike ose online dhe suport për t’ju ndihmuar në përdorimin e platformës dhe menaxhimin e profilit të biznesit.


4️0️ Si mund të rris më shumë vizitat në profil?

Për të rritur vizitat në profil rekomandohet:

✔ Publikimi i 48 reklamave brenda javës së parë që keni hapur profilin në platformë.

✔ Secili postim të ketë 1 foto profesionale.

✔ Të përdorni tituj dhe përshkrime të optimizuara me SEO

✔ Të përdorni fjalët kyçe më të kërkuara në Google.

✔ Sponsorizim me pagesë në Google i linkut ku janë të gjitha reklmat dhe oferta e biznesit.

✔ Përdorimi i banerave promovues brenda platformes.

✔ Shpërndarjen e linkut te profilit në rrjete sociale.

Këto ndihmojnë që biznesi juaj të ketë më shumë dukshmëri dhe më shumë mundësi për klientë të rinj.

4️1 Çfar përfitoj nëse unë si biznes sugjeroj një biznes tjetër?

Nëse sugjeroni një biznes që merr një nga paketa e abonimit, atherë ju përfitoni një muaj falas në platformë për biznesin tuaj.

Nuk ka limit për sugjerimet që mund të bëni.

📍 Vendndodhja: Rruga e Barrikadave, Tiranë

📍 Kodi i referencës: V0003 16D0526


Shikueshmëria : 8 vizitorë.

Na Kontaktoni

WhatsApp !
Copyright 2026 Powered by Panairi Online