Page 20 - Manuali i Perdorimit PanairiOnline
P. 20

Muhamet Bizhga - Albania


           SI TA KTHENI BRANDIN TUAJ NË BRAND
           GLOBAL.

           1) Një emër të ri ku të keni pronësinë e kësaj fjale në gjithë
           botën. (blerjen e domenit me .com dhe .al minimalja)
           2) Logo profesionale dhe mbrojtjen e markës.
           3) Sistem karjere për stafin dhe rishitësat.
           4) Krijimin e produktit virtual unik, sepse ky ka kosto
           minimale që ta krijosh. Vetëm një herë do investosh që t'a
           krijosh. Nuk ka afat skadimi dhe nuk prishet. Blihet më lehtë
           nga klienti me një klik pa qënë ju prezent. Mund t'a shesësh
           sa herë të duash, sepse nuk ka limit. Nese doni konsulence se
           si të krijoni një produkt virtual, ne ofrojmë trajnime të
           personalizuar ose në grup.
           5) Testimin e brandit në Shqipëri Kosovë dhe Maqedoni.
           6) Përhapjen e Brandit në gjithë botën nëpërmjet rishitësave
           fizik ose online.
           7) Që ju të krijoni një brand global ju duhen rishitësa ose
           menaxher me % sepse kështu ju e zgjidhni përgjithmonë
           problemet për gjetjen e stafit. Gjthashtu reduktoni rriskun e
           falimentimit në masën 90% sepse ju paguani vetëm kur keni
           shitje.
           8)  Nese keni një emër jo të mirë në treg, sugjerojmë që të
           krijoni një brand të ri dhe në mënyrë graduale të falimentoni
           vetë biznesin e vjetër dhe të investoni në brandin e ri, të cilin
           nuk duhet ta lidhni me emrin tuaj ose me biznesin e vjetër.
           9) Duhet të mendoni globalisht për biznesin tuaj sepse bota
           është berë një fshat i vogël, ku më lehtë mund të gjesh 10 mij
           klienta në një botë me 7 miljard konsumatorë se sa 10 mij
           klienta në një qytet me 70 mij banorë.







           20
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25