WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
SKUTER ELEKTRIK
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  Skuter Elektrik

Reth Biznesit Skuter Elektrik

Idea e Skuter Elektrik më lindi në 7 tetor të 2020-ës. 
Isha në një servis telefonash dhe po rregulloja telefonin se më kishte një difekt.
Aty vjen një djalë rreth 17 vjeç dhe kërkon të blejë një skutër elektrik, sepse dyqani kishte dhe dy skutera elektrik që i shiste.
Gjatë bisedës që bëri pronari i dyqanit dhe klienti kuptova që kërkesa për skutera në të ardhmen do të ishte në rritje.
Aty me lindi idea, që të hapja një dyqan online me skutera.
Por idene ma përforcoi djali im 13 vjeç i cili po atë ditë, kur po ktheheshim në shtëpi, më thotë: Babi dua të blej një skuter elektrik, që të shkoj në shkollë.
Dhe përgjigjia ime ishte: Jo vetëm që do të kesh një skuter elektrik por do të kesh edhe një dyqan me skutera elektrik, sepse tashmë unë e kisha marrë vendimin për ta hapur si dyqan online.
Po atë mbazdite djali filloi dhe pregatiti logon për biznesin dhe rrjtet sociale.
Ditën tjetër hapëm dyqanin online në platformën e Panairit Online dhe te gjitha rrjete sociale.
Brenda 3 ditësh kishim gati të gjithë sistemin e marketingut për zhvillimin e biznesit online, sepse unë vetë zhvilloj trajnime për krijimin e një sistemi marketingu online për një biznes.
Në ditën e tretë hodhëm dhe skuterin e parë online për shitje.
Në fund të javës së parë kuptova që ky biznes do të ishte i suksesshëm sepse shikueshmëria e postimit të parë arriti mbi 7000 shikime pa asnjë pagesë.

Slogani jonë është: Udhëto me skuter.

Vizioni jonë, është që në të ardhmen të bashkpunojmë me të gjithë prodhuesit më të mëdhenj në botë, 
dhe te jemi një nga distributorët më të mëdhenj në ballkan për skutera elektrik:

Produktet dhe shërbimet kryesore që ne ofrojmë, janë si më poshtë:
Skutera elektrik të llojeve, madhësive dhe markave të ndryshme.
Vendosjen e sistemit GPS
Organizojmë gara me skutera elektrik.
Olimpiada me skuter elektrik
Konsulenc se si të bëhesh influencer për skutera elektrik.
Të drejtën e distributorit online, për çdo person që do të shesi skutera elektrik online.
Në të ardhmen do të kemi dhe servis për skutera elektrik.

Për tu bërë distributor ose për konsulencë na shkruani në whatsapp: +355 69 741 07 07

Adresa : Rruga e Barrikadave tek ish kinema 17 Nëntori, kati i dytë.


Shperndaje me miqt e tu...