Kerkoni Ofertën te biznesi Lenader Cekaj Hotel Alpini
Reth Biznesit Lenader Cekaj Hotel Alpini
Jam Lenader Cekaj nga Lepusha, Malësia e madhe Shkodër dhe me vendbanim në Lepushë.
Kam lindur më 29.03.1997
Kam mbaruar shkollën 9-vjeçare në Lepushë dhe shkollën e mesme në Tiranë te "Don Bosko".
Që prej vitit 2007 jam angazhuar dhe drejtoj biznesin tonë familjar "Hotel Alpini" në Lepushë, Malësia e madhe Shkodër.
Jam diplomuar në vitin 2016 për guida turistike dhe e ushtroj aktualisht si profesion me klientët e biznesit që drejtoj.
Jam diplomuar në vitin 2016 për kuzhiner në Tiranë.
Në vitin 2015 deri 2016 kam luajtur futboll me të rinjtë e Tiranës.
Kuptoj dhe flas shumë mirë Anglisht.
Gjatë ditës preferoj të eci në këmbë dhe me biçiklet.
Kam hobi dhe pasion ski-të dhe hiking në mal.
Kam aftësi shumë të mira si guzhiner dhe për sistemet elektrike.
Do doja të kisha kontakt dhe bashkëpunime me persona që merren me guda turistike, me agjensi turistike dhe me agro turizëm.
Do doja të më kontaktonin persona që merren me ski, që merren me hiking, me guda turistike, që merren me agro turizem dhe që merren me buqësi e blektori.
Që prej marsit 2022 jam pjesë e platformës Albania Network Global si antar dhe kordinator për zonën e Malsisë së madhe.
Për të gjithë antarët e platformës Albania Network Global do të ofroj FALAS:
Kamping = Falas.
Degustim të ushqimeve të zonës = Falas.
Për akomodim te Hotel Alpini dhe te vilat = 20% ulje nga çmimet real.
Lista e sherbimeve:
Akomodim te Hotel Alpini
Akomodim te blloku i vilave private afër Hopel Alpinit