WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
YLLI MERJA DOKTOR POPULLOR
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  YLLI MERJA DOKTOR POPULLOR

Reth Biznesit YLLI MERJA DOKTOR POPULLOR

Pak Histori:
  • Doktori Popullor Ylli Merja e filloi aktivitetin në vitin 1997 në qytetin e Tiranës. 
  • Objektivi kryesor ishte Grumbullimi & Përpunimi i bimëve medicinale të egra Shqiptare dhe Prodhimi i Vajrave bimore dhe esenciale, përfshirë edhe erëzat e kuzhinës.
  • Si çdo fillim i vështirë, në një periudhë tranzicioni në vendin tonë, ne prodhonim një numër të reduktuar produktesh në atë periudhë.
Në vitet 2000, ne filluam të prodhonim një gamë më të gjerë produktesh duke përfshirë produkte kozmetike tërësisht natyrale me synim trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. 
  • Përbërësit që përdoreshin ishin tërësisht natyrale me përqëndrim në përdorimin e nënprodukteve të bletës.
  • Në vitet 2008-2013, ne filluam të shpërndanim produktet tona në shume qytete të Shqipërisë e në Kosovë. 
  • Produktet tona gjendeshin në dyqane dhe markete në të gjitha qytetet kryesore. 
  • Gjatë kësaj periudhe ne kemi marrë pjesë në panairet kryesore të organizuara në qytete si Tiranë, Shkodër, Gjirokastër, Elbasan, dhe Prishtinë. 
  • Kënaqesia jonë ishte kur merrnim shume buzeqeshje dhe vlerësim nga vizitorët për cilësinë e produkteve tona dhe shërbimin maksimal, gjë që na stimuloi për të vazhduar më tej punën tonë. 
  • Në atë periudhë të gjitha produktet tona prodhoheshin me produkte të egra të gjendura në natyrë, me ndihmën e madhe të të gjitha familjeve të fermerëve që ne bashkepunonim.
Më pas në 2014, ne krijuam fermën e parë në Lushnje. 
  • Qëllimi i kësaj ferme ishte kultivimi i bimëve të cilat nuk gjendjen lehtësisht në Shqipëri apo janë të rralla në natyrë, dhe kultivimi i bimëve të veçanta të huaja. 
  • Tashmë ne kultivojmë shumë bimë të veçanta, pa pesticide dhe tërësisht natyrale. 
  • Personeli jonë është i trajnuar dhe i kualifikuar për t’u kujdesur për bimët e shumëllojshme me përkujdesjen e duhur.
Në vitin 2018, ne vazhduam të zgjeronim prezencën e produkteve tona në të gjitha qytetet e Shqipërisë, dhe në shume qytete në Kosovë. 
  • Ne kemi bashkëpunuar me Distributorë të kualifikuar në informimin e bimëve të cilët shprehën dëshirën për të qënë pjesë e familjes tonë të madhe në shërbimin maskimal ndaj shëndetit të njeriut me anë të natyrës.
Tashmë, produktet tona janë prezente në cdo qytet të vendit tonë, në Kosovë, në Shkup të Maqedonisë, edhe në NeW York, SHBA. 
  • Gjithashtu, ne ofrojme shërbimin postar ekpres në çdo vend të botës, direkt nga qendra jonë e prodhimit!
Misioni jonë është që të jemi ndër prodhuesit më të mëdhenj në Shqipëri për produkte natyrale me bimë nga bioflora shqiptare. 
  • Jemi krenarë të prezantojmë një gamë të gjerë produktesh tërësisht natyrale të prodhuara në Shqipëri me produkte 100% Shqiptare.
  • Bimë Medicinale
  • Kombinime Bimore
  • Kremra Natyral Bimore
  • Produkte Kozmetike Bimore
  • Ekstrakte Bimore
  • Vajra të shtrydhura
  • Vajra Esenciale
  • Fara, Fruta & Superushqime
  • Erëza Mesdhetare
  • Shampo për Flokët, Trupin dhe për Fëmijë
  • Sapun 100% Natyral
Me anë të produkteve tona bëjmë disa trajtime:
  • Trajtime për fytyrën tuaj per:
  • Puçrat
  • Aknet
  • Rrudhat
  • Djegiet në lëkure.
Trajtime për sëmundje të brendshme si: 
  • Tensioni i lartë apo i ulët. 
  • Aritmia në zemër. 
  • Gurët dhe infeksione në veshka. 
  • Gurë dhe infeksion në tëmth. 
  • Shqetësime të tiroides. 
  • Ulje e ngarkesës së hepatitit B. 
  • Shqetësimet e menopauzës. 
  • Sëmundjet e kockave. 
  • Probleme me fertilitetin tek femrat dhe meshkujt.
Tashmë Bio Produkte Merja ofron produkte 100% Natyrale të prodhuara me krenari në Shqipëri.
  • Ne kemi standartizuar metodat e prodhimit të produkteve tona, duke ndjekur metodika standarte Europiane, duke përdorur sistemin HACCP dhe gjithashtu duke testuar produktet tona në vazhdimësi.
  • Bazohemi në Punime Shkencore Ndërkombëtare për të mësuar më shumë rreth vetive të bimëve e efekteve të tyre në organizmin e njeriut.
  • Nga viti 2018 ne jemi duke testuar çdo vit Përzierjet tona Bimore, Vajrat Bimore & Vajrat Esenciale me GC-MS për të kontrolluar cilësinë dhe pastërtinë e tyre.
  • Produktet tona kanë kaluar me sukses çertifikime ndërkombëtare si: CODEX në Itali dhe Alb INSPECT në Tiranë.
  • Përdorim makineri për desinfektimin e produkteve me temperatura standarte, për të ruajtur vlerat e tyre.
  • Gjatë këtyre viteve kemi shtuar gjeografinë e grumbullimit të bimëve tona. 
  • Bimët që ne disponojmë vijnë nga çdo cep i Shqipërisë. 
  • Bashkëpunojmë ngushtë me fermeret tanë për t’i informuar gjithmonë rreth teknikave të mbledhjes së bimëve. 
  • Jemi të lumtur për bashkëpunimin tonë me fermeret Shqiptarë, të cilët e kane burimin e vetëm të të ardhurave familjare, tregëtimin e bimëve medicinale.
  • Shumica e bimëve që ne ofrojmë gjenden të egra, të marra direkt në natyrë. 
  • Një pjesë bimësh merret e kultivuar, por rritja e bimës është tërësisht në kushte natyrale, pa kimikate. 
  • Burimi i produktit është tepër i rëndësishëm për të pasur një efekt sa më të fuqishëm në organizëm.
  • Ne mundohemi në maksimum të sjellim tek ju bimë shqiptare të cilat janë vjelë në periudhën e duhur, kur përbërësit kimikë të tyre janë në sasinë ideale. 
  • Kështu ne sigurohemi që ju të keni një trajtim të efektshëm me këto bimë! 
  • Për ne, çdo detaj ka rëndësi në dhënien e shërbimit dhe cilësisë!
Mund të na kontaktoni në çdo kohë për informacion apo këshilla për shëndetin tuaj, dhe ne do t'ju kthejmë përgjigje brenda orës.
  • Jemi duke u munduar të përmirësojmë sa më shumë shëndetin tuaj në mënyrë natyrale!
  • Ne synojmë të ofrojmë një shërbim maksimal për klientët tanë.
  • Ne ofrojmë informacion rreth shëndetit tuaj, konsulta me mjekë live dhe online, këshilla për shëndetin tuaj, tashmë edhe online! 
  • Ne bëjmë evaluimin e gjendjes fizike në tërësi të inidividit, më pas përshtatim një trajtim specifik tërësisht bimor. 
  • Jemi duke punuar çdo ditë për të rritur cilësinë e produkteve tona.
  • Jemi çdo ditë e më shumë të përkushtuar në kërkimin e trajtimeve të reja për shëndetin e njeriut!

Shperndaje me miqt e tu...