WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
ESTETIKA ONLINE
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  ESTETIKA ONLINE

Reth Biznesit ESTETIKA ONLINE

Rreth biznesit ESTETIKA.COM

Qëllimi i biznesit ESTETIKA.COM është që të listojë të gjitha bizneset të cilat ofrojnë shërbime estetike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, që persona të ndryshëm të interesuar t’i zgjedhin ato në varësi të vendodhjes së tyre. 

Misioni ynë është që t’ju jap mundësi të gjithë bizneseve që ofrojnë shërbime estetike, të reklamojnë shërbimet e tyre nëpërmjet kësaj platforme online. 

Kjo platformë krijon lehtësira për bizneset që ofrojnë këto shërbime në momentin që vizitorët bëjnë kërkime në Google ose në platformën Panairi Online që vizitori të kontaktojë në kohë reale me biznesin. 

Kjo platformë bashkon online të gjitha qëndrat e vogla estetike në një kompani të vetme online, ku të gjithë janë pronarë me të drejta të barabarta. 

Puna e estetistëve përfshin aplikimin e trajtimeve dhe kryerjen e procedurave në lëkurë si një mënyrë për të ruajtur shëndetin dhe vitalitetin e saj, për të përmirësuar pamjen e saj të përgjithshme dhe për të luftuar efektet e ekspozimit të diellit dhe plakjes. 

Estetiste janë të trajnuar për te trajtuar shëndetin e lëkurës dhe t'ju ndihmojnë klientëve të tyre që të përballojnë problemet me anë të një numri terapish.

Përveç terapive që janë të dizajnuara për të përmirësuar tonin, tekstin, ngjyrën dhe rininë e lëkurës së fytyrës dhe qafës, estetistët mund të kryejnë një gamë të gjerë të terapive trupore, si eksfolimin me kripërave dhe sheqer të trupit deri tek depilimi.


Vizioni jonë është që të krijojme qëndrën më të madhe online për bizneset që ofrojnë shërbime estetike, duke i bashkuar në këtë platformë dhe të bëhen të njohura jo vetëm në zonën ku ato ndodhen, por në të gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.  

Objektivi është që Estetika.com të bëhet një emër i njohur brenda dhe jashtë vendit, ku çdo person që i vjen në mëndje një shërbim estetike, ta gjejë këtë shërbim nga platforma ESTETIKA.COM. 

Estetika.com ka të bëjë me zhvillimin e shërbimit të estetikës në një masë të gjërë dhe të kulturuar duke rritur besueshmërinë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm estetist-klient. 

Kjo platformë do të shërbejë shumë për turizmin estetik si edhe atyre personave të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë, Kosovës apo Maqedonisë dhe që kanë planifikuar të kryejnë një shërbim estetik në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni, por nuk dinë së ku mund t’i gjejnë këto qëndra që ofrojnë shërbime estetike që të kontaktojnë me to, për të marrë ofertën më të mirë.

Estetika.com ka nisur si Start-up në dhjetor të 2020 me mbështetje nga platforma e Panairit Online, duke listuar bizneset që ofrojnë shërbime estetike fillimisht në Shqipëri dhe më vonë në Kosovë dhe Maqedoni. 

Nga Janari do të fillojmë me listimin e qëndrave të estetikës në Kosovë dhe Maqedoni.

Deri në fund të vitit 2021-it mendojmë të kemi më shume se 700 qëndra estetike në platformë. 

Automatikisht do të jemi qëndra estekike më e madhe online në Ballkan.


Kjo është lista e shërbimeve që Estetika.com ofron për ju :

1- Për çdo antari të platformës Estetika.com do të krijohet një profil prezantues me 4 foto, 1 video, një informacion mbi eksperiencën, kontakte me numër telefoni, adresë e-mail, rrjetet sociale si dhe formularin e porosisë ku klienti mund të dërgojë të dhënat e tij për të kontaktuar me ju;

2- Dixhitalizimin e çdo shërbimi me 4 foto, me përshkrim të shërbimit me tekst, një video e cila do të hidhet edhe te kanali jonë në Youtube dhe me formularin e porosisë ku klienti mund ta porosisë online këtë shërbim;

3- Dërgimin e të dhënave të klientit, në rastin kur klienti plotëson formularin e porosisë;

4- Marketing në rrjete sociale të çdo shërbimi të dixhitalizuar në platformën Estetika.com;

5- Organizimin e eventeve me profesionistë të huaj me fokus shkëmbimin e eksperiencave, aplikimin e risive të reja në fushën e estetikës dhe trajnimin mbi komunikimin profesional ndaj klientit;

6- Dizejnimi e kartvizitës me logon nga Estetika.com e cila edhe mund të printohet. (Printimi për 1000 cop karvizita e printuar nga të dy anët, e përfitojnë me ofertë 25 euro).

7- Dixhitalizimi i kartvizitës virtuale me dy foto dhe me link të personalizuar nese e keni gati në formatin JPG.


Disa nga shërbimet që ofrohen nga antarët që janë pjesë e platformës Estetika.com :

• Peeling kimike

• Rigjenerim të lëkurës me lazer

• Terapi e dritës

• Thermage

• Depilimi me laser

• Depilimi me dyll

• Facials-trajtimet e fytyrës

• Maska për fytyrën dhe trupin

• Pastrimi i poreve

• Scrubet e trupit 

• Aromatherapi

• Trajtime hidratuese

• Trajtim i akneve



Slogani jonë:  Merr ofertën më të mirë sot, që të ndihesh më i ri nesër.


Adresa : Rruga e Barrikadave te Galeria, te ish kinema 17 Nëntori, kati i dytë - Tiranë



Shperndaje me miqt e tu...