WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
HAND MADE ALBANIA
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  Hand Made Albania

Reth Biznesit Hand Made Albania

Qëllimi i Biznesit Hand Made Albania është që të rikthejë traditën e punimeve me dorë në një brand global, sepse kjo është me vlera shumë të mëdha përe Trashegimine Kulturore të Shqipërisë.

Misioni jonë është që t'ju japi mundësi të gjithë atyre që merren me qëndisje dhe punime dore që të reklamojnë dhe shesin online nëpërmjet kësaj platforme online duke krijuar lehtësira për markegingun dhe shitjen e këtyre punimeve.
Kjo platformë bashkon online artin e punimeve me dore, bizneset dhe konsumatorin i cili i do dhe i vlerson punimet artistike të punuara me dorë .

Vizioni jonë është që të rrisim numrin e bizneseve të vogla që punojnë me materiale dhe stile të ndryshme, që të bashkohen në këtë platformë, me qëllimin që zëri i tyre të dëgjohet jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë.
Te vetpunësohen në shtëpinë e tyre, sa më shumë të rinj të talentuar duke krijuar produkte të ndryshme të punuara me dorë me mjete të riciklueshme.
Ta shëndrrojmë në një brand shqiptar HandMadeAlbania duke i shitur punimet e punuara me dorë brenda dhe jashte vendit nëpërmjet kësaj platforme nën logon e saj.
Hand Made Albania ka të bëjë me filozofinë e zhvillimit të kreativitetit, besueshmërisë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me të gjitha këto biznese duke u mbështetur në pasuritë tona kombëtare që janë mitologjia dhe folklori, si një vlerë e shtuar e ekonomisë shqiptare.
Hand Made Albania ka nisur si Start-up në nëntor të 2020-ës me mbështetje nga platforma e Panairit Online, duke listuar si fillim të gjithë ata persona që merren me prodhimin e punimeve me dorë në mënyrë artizanale dhe me dixhitalizimin e këtyre produkteve që ata kanë, në këtë platformë.
Kjo është lista e shërbimeve që HandMadeAlbania ofron për ju.
1) Për cdo antar të platformës Hand Made Albania do të krijohet një profil perezantues me 4 foto, 1 video, një informacion mbi eksperiencën, kontakte me numër telefoni, adres email, rrjetet sociale si dhe formularin e porosisë ku klienti mund të dërgojë të dhënat e tij për të kontaktuar me ju.
2) Dixhitalizimin e cdo produkti me 4 foto, me përshkrim të produktit me tekst, një video e cila do të hidhet edhe te kanali jonë në Youtube dhe me formularin e porosisë ku klienti mund ta porosit online këtëe produkt.
3) Dërgimin e të dhënave të klientit, në rastin kur klienti plotëson formularin e porosisë.
4) Marketing në rrjete sociale të çdo produkti të dixhitalizuar në platformën e HandMadeAlbania.
5) Organizimin e eventeve me fokus shkembimin e eksperiencave dhe te ideve te reja dhe novative.
6) Brandimin e çdo produkti me logon e HandMadeAlbania në vitin 2022 (aktualisht do të bëhet me qëndisje).
7) Organizimin e postës nga momenti i marrjes së produktit deri në dorzimin e tij te klienti dhe dorzimi i pagesës te ju.

Produktet që ofrohe nga antarët që janë pjesë e platformës HandMadeAlbania.
Punime artistike me te gjitha materialet qe deshironi
Qendisje të ndryshme
Punë dore me grep
Punë dore me shtiza
Punë dore me qeramike
Punë dore prej druri
Punë dore për rroba të qëndisuar për fëmijë
Kostume popullore të punuara me dorë.
Punime druri me djegie (pirografi)
Porosi sipas kërkesës së klientit

Slogani jonë:  C'ju sheh syri, j'ua bën dora ne klientit ja sjellim te dera.

Adresa : Rruga e Barrikadave te Galeria, te ish kinema 17 Nëntori, kati i dytë - Tiranë

Shperndaje me miqt e tu...