WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
SHOP 33332
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  shop 33332

Reth Biznesit shop 33332

Një informacion i përgjithshëm rreth projekteve për fëmijët pa kujdes prindëror, të organizuar nga Organizata E Ardhmja Jonë.
  • Prej vitesh së bashku me grupin e të rinjve dhe me mbështje nga shoqëria, komuniteti i biznesit, ndërkombëtarët dhe OJF të ndryshme, kemi mundur të realizojmë mjaft projekte lokale dhe kombëtare në fushat sociale, humane, kulturore, artistike, financiare, edukuese dhe integruese me impakt të gjerë dhe të rëndësishëm për këtë kategori.
  • Rezultati deri më tani për punën e organizatës në këto 9 vite.
  • Rreth 1357 individ dhe 218 sipërmarje ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për 591 familje. (Në muaj mesatarisht 3.124.000 lek) 
  • Ndërtimin edhe rikonstruksionin e 12 banesave individuale. (Grand i mbuluar nga media edhe donatorët e fondacioneve të tjera)
  • Ndërmjetësimin për punësimin e 451 kryefamiljarëve edhe 287 të rinjve në sektorin privat. 
  • Ndërmjetësimin për sigurimin dhe akordimin e bursave sociale të studimit për 674 të rinjve në Univeristet Private. (Donacion i Unversiteteve 2.6 milion euro).
  • Sigurimin e shërbimit dentar dhe shëndetësor për qindra familje (Ndihmë afërsisht në vlerën 2.000.000 lek).
  • Ofrimin e kurseve të ndryshme falas me bazë edukimin social edhe sportiv për 860 fëmijë jetim. 
  • Oganizimin e 42 projekteve lokale dhe kombëtare me karakter ekonomik, social, humanitar, kulturor edhe sportiv. (Nga viti 2019 deri më tani ka kapur një buxhet 1.350.000 leke).
  • Gjatë periudhës 2019-2021 që u ndikua nga termeti edhe Covid 19, jemi përqëndruar në ndihmë konkrete për të ruajtur mirqënien e familjeve në nevojë ekonomike dhe punesimin.

Lista me projekte të realizuar nga organizata në këto 9 vite që prej krijimit të saj në 2012-ën.
  1. Aktivitet i 15 Shtator 2012 ku u trajtuan me materialet shkollore 150 fëmijë jetim me mbështetjen e Sh.a Top Bast dhe Teatri Metropol.
  2. Aktivitet i Fiter Bajramit 2012 ku u trajtuan 70 familje rome në Kinostudio me paketa ushqimore.
  3. Aktivitet me rastin e festave të Fund Vitit 2012, në të cilin 250 fëmijë jetim moren dhurata, dhe ndoqën falas një shfaqje artistike në Teatrin e Kukullave me mbeshtetje të sh.a.Top-Bast dhe Raiffeisen Banke.
  4. Aktivitet çdo herë në dy javë duke filluar nga 26 Mars 2013 deri në 26 Shtator 2013, ku u promovua dhe në Tv Klan. Ky aktivitet kishte qëllimin e trajtimit me paketa ushqimore të 30 familjeve në muaj.   
  5. Aktivitet i realizuar në datën 1 Qershor 2013 Ditën e Fëmijeve ku nga rrethe të ndryshme në dy kalatë historike të Beratit dhe Krujës, u mblodhën rreth 700 fëmijë jetim ku u trajtuan me paketa ushqimore, dhurata, veshmbathje, vizitë në të dyja kalatë dhe gjithashtu një drekë speciale për ta. E Sponsorizuar nga kontributet personale të të rinjve jetimë, Bashkitë Durrës dhe Berat, si dhe të gjitha komunat e 8 qarqeve. 
  6. Trajtimin e 25 të rinjve student jetim me bursa prej 250 Euro nga Rotari Club Tirana në viti 2013-të 
  7. Trajtimin e 150 familjeve të zonave të përmbytura në datë 09/11/2013 me paketa ushqimore dhe veshmbathje në bashkepunim me OBR. 
  8. Projekt me rastin e Festave të Fund Vitit 2013 për aktivitetin Mini Kombetar si asnjëherë tjetër për rreth 800 fëmijë jetim në 4 qytete duke bashkuar rreth 12 degë.
  9. Aktiviteti ishte nën kujdesin e Zonjës së parë të Vendit Znj.Odeta Nishani, me Sponsor Raiffeisen Bank & Invest, Shoqerin Aksionere sh.a TopBast, Fondacioni Adra dhe Fondacioni Kisha e Ungjillit.
  10. Projekt i shpërndarjes së ndihmave ushqimore te 30 familje, në bashkëpunim me Kishën Ungjilli i Krishtit në datën 24/12/2013
  11. Aktivitet artistik nga Cirku Kombëtar i Tiranës në datë 23.02.2014 për fëmijët jetim.
  12. Pjesmarres ne organizimin e Panairit të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Bashkia e Tiranës me titull " Gjithçka për Fëmijët" në datë 01 Qershor 2014 ku morën pjesë rreth 150 fëmijë jetim i cili solli dhurata dhe aktivitete të ndryshme.
  13. Aktivitet në datat 21 dhe 25 Korrik 2014 me rastin e muajit të Ramazanit me fëmijët jetim, ku rreth 300 fëmijë u trajtuan me paketa ushqimore në presidencë nga zonja e parë e vendit Znj. Odeta Nishani. 
  14. Përafërsisht 200 pako ushqimore u shpërndanë në insitucionin e presidencës dhe 100 pako në qytetin e Beratit. 
  15. Aktivitet trajnues dhe human në datën 21 Gusht 2014 me zonjën e parë të vendit Znj.Odeta Nishani për higjenën orale, ku u trajtuan 200 fëmijë me paketa produktesh.
  16. Aktivite në datën 13 Shtator 2014 me donacion nga Shoqëria Albas, ku u trajtuan me mjete shkollore 100 fëmijë jetim të qytetit të Pogradecit.
  17. Aktivitet më datën 17 Korrik 2015 me rreth 40 familje me femijë jetim, ku u shpërndanë paketa ushqimore me rastin e Fiter Bajramit.
  18. Aktivitet më datën 22.10.2015 në Qëndrën Multifunksionale të Njësisë Administrative 8 dhe 9, ku në fokus u trajtuan rreth 120 të moshuar. Ky aktivitet solli këtë shtresë të shoqërisë për solidaritet dhe më shumë vëmendje. Në këtë aktivitet u mundësuan dhurata të ndryshme dhe drekë e pergatitur me kujdes. 
  19. Akordimi i 100 Bursave Sociale në vitin 2015 në Universitetin Europian të Tiranës, ku kemi kërkuar mbështetjen e 21 të rinjve në nevojë dhe jetim.
  20. Aktivitet më datën 28 Dhejtor 2015 - Leaders Organisation dhe Ideatori i Projektit Alfred Muharemi, oganizuan aktivitetin me moto "Një dhuratë, një fëmijë i lumtur" për 300 fëmijë jetim te Stela Resort. Ky aktivitet solli shumë supriza për fëmijët jetim, si dhe shtrimin e drekës, shfaqje me animatorë dhe shprëndarjen e dhuratave. Ky projekt u ralizua me mbështetjen e Stela Resort, Art Events, Youth U.S Embasy Council, UNYT Charity CLUB, Fondacioni Harriet Martineau, Beyond Limits - Anila Bashllari, Easy Rent A Car, Shpresa-Al, Top Bast sh.a, Lala KIDS Events, Pasticeri Dajana, IKUB.al, Juicy Marketing, 7 Familje Amerikane, Z. Mezan Resuli, Av. Endrit Hoxha, Znj. Rezi Idrizi, një pjesë e stafit të Raiffeisen Bank dhe individë të ndryshëm nga kontakti me vullnetarët në terren.
  21. Aktivitet më datë 01 Qershor 2016 me patneritetin e Univeristetin të New Yorkut Tiranë me rreth 20 fëmijë jetim, për të festuar Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve. Në këtë aktivitet u krijua një hapsirë e veçantë në ambjentet e këtij universiteti për këta fëmijë, ku u mundësuan dhurata të ndryshme, shfaqje me animatore dhe aktivitete social kulturore.
  22. Aktiviteti më datën 30 Qershor 2016 me projektin “Një fëmijë me një prind më shumë” në Bërzhitë në resortin Green Go Garden. Pjesmarrës ishin 100 fëmijë jetim dhe në nevojë. Ky aktivitet synoi idene e krijimit të një kampi një ditor edukues dhe argëtues ku sensibilizoi shoqërinë shqiptare që ti mbështesë fëmijët, duke u bërë një prind më shumë për këta fëmijë jetim. Mbështetësit e këtij projekti ditor ishin: Green Go Garden, Leaders Team, Blitz.al, Fondacioni Harriet Martinau, Bashkia Tiranë, Rauch, Easy rent a car, Akollore Martini, Top Bast, Art Event si dhe shumë vullnetarë që ju bashkuan nismës. 
  23. Projekti "Një dhuratë, një fëmijë i lumtur" më 27 Dhjetor 2017, duke percjelle e mesazhit “ Edhe pse jeta na privoi dashurine prinderore, sot kjo shoqeri humane na ben te ndihemi qe te kemi nje familje te madhe”. Ky projekt mendoi të lancohej si mbështetje me fushatën sensibilizuese "Embëlsira për bamirësi" e cila kishte si synim të nxisë aktorë të shoqërisë civile, individët, bizneset, institucionet arsimore dhe shtetërore që nëpërmjet blerjes së ëmbëlsirave që pergatiten me kujdes nga të rinjë jetimë dhe në nevojë.
  24. Me mbështetjen e Art Pasticeri Tirana të mund të gjenerojnë të ardhura për të mundësuar aktivitetin me rastin e festave të fundvitit me rreth 1000 fëmijë jetim. Ky projekt u mbështet nga: Drejtoria e Rinisë - Bashkia Tiranë, Art Pasticeri Tirana, Green Line, Shkollat e Mesme Publike, Art Events, Youth Ura Vajgurore, IDS, Blitz.al, Top Bast sha, Raiffeisen Banke etj.
  25. Projekti: Paketa ushimore për periudhën Mars 2018 - Qershor 2018 të realizuar në bashkëpunim me Imam Ahmed Kalaja për fëmijët pa kujdes prindëror, të shtrirë në 4 qytete të Republikës së Shqipërisë. 
  26. Porjekt në datën 13 Dhjetor - 28 Dhjetor 2018 për realizimin dhe bashkimin e 13 personaliteteve të ndryshme të fushave të ndryshme të politikës, medias, aktor të shoqërisë civile dhe sportit, për të qënë pjesë e programit "Ditë të Hapura në Familjen SOS". Ky projekt gjeti mbështetje dhe familjet SOS u vizituan nga Znj.Adja Angjeli - Drejtore e Rrjeti në Credins Bank, kolege te degës Tirana 06 të Credins Bank, Znj.Erjona Rusi - Gazetare dhe Moderatore Emisioni ne Report TV, Znj. Albana Kociu - Drejtore e DAP, Znj. Edlira Cepani - Aktore e Shoqerise Civile, Znj. Teuta Dobi - Drejtore e Sami Frasheri, Shkolla e Mesme Jopublike Aristoteli, Z. Fatjon Dhuli dhe Znj. Aspasjana Kerxhalli - Drejtore ne Bashkine e Tiranes. Ku për rreth 50 fëmijë SOS përifuan dhurata të ndryshme si veshje, lodra, mjete didaktike dhe paketa ushqimore.
  27. Organzimin e seminarit motivues dhe bamirës në datën 26 Janar 2019 te hotel Tirana International. Ky seminar kishte të ftuar personalitete të ndryshëm si Xhoi Jakaj, Shkelzen Kelmendi, Edlira Cepani, Erion Kristo, Valentina Telhaj, Leons Hasani, Jolanda Ymeri, Servete Elezi, Laidi Ferruni, Mimoza Hajdarmataj, Edlira Dyrmishaj dhe Mirejta Hasani. Ky seminar u mbeshtet nga media patner News 24, Tirana International Conference, Imam Ahmed Kalaja, Instant.al, Posta APD dhe Link academy. 
  28. Më datën 05 Prill 2019, së bashku me Elidona Lamnica organizuam një event fantastik me shfaqje nga animatorë, dhurata të ndryshme, koktej në Shtëpine e Foshnjës Hanna dhe Rozafa. Mbështetje të eventit ishin Partys Kids, Helios Gastronomi dhe individë të ndryshëm. 
  29. Më datë 08 Maj 2019 së bashku me Organizatën Vizion O.J.F dhe Shoqatën Kombëtare të Jetimeve të Shqipërisë me rastin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, mbështetëm 50 familje me fëmijë jetim me 2 ton ushqime. Ky aktivitet u mundësua nga Seminari Motivues Bamirës " Mirënjohja dhe Vetëmotivimi", Dr. Taulant Muka dhe Vizion OJF. 
  30. Më datën 01 Qershor deri në 20 Gusht 2019 pranë SOS Fshatrat e Fëmijeve Shqipëri dhe Shtëpisë së Fëmijës Zyber Hallulli, së bashku me Klea Progni dhuruam rreth 280 libra në libraritë e këtyre institucioneve. Ky aktivitet u mbeshtet nga IDEA dhe shtëpitë botuese Pegi dhe Onufri. Gjithashtu u mundësuan për rreth 100 fëmije mjete shkollore.
  31. Projekti i 10 Shkurt 2019 deri në 10 Tetor 2019 ku u trajtuan rreth 233 familje me paketa ushqimore, veshmbathje, kurse të ndryshme për fëmijët dhe restaurimin e shtëpive. Një pjesë e shtëpive në bashkëpunim me emisionin “Nga e Para” në Vizion Plus.
  32. Projekti “Mbeshtet Talentin tim” më datën 28 Tetor 2019, me ide dhe realizim në bashkëpunim me SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri dhe Bashkimin Evropian. Ky projekt kishte qëllim prezantimin e ekspozitës me 42 piktura të pergatitura nga fëmijet SOS, në një mbrëmje gala në shtëpinë e Europës.
  33. Mbështetjen e 120 familje me mbeshtetje financiare në masën 10.000 leke nga individë të ndryshem për përballimin e pasojave nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019.  
  34. Gjithashtu aktivisti Alfred Muharemi ka mundësuar bashkëpunime me disa Universite Publike dhe Jopublike për trajtimin me bursa sociale për studimet e qindra të rinjeve në nevoje dhe jetimë
  35. Gjithashtu për punësimin e këtyre të rinjve nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Bashkia e Tiranës, Shoqata, Shkolla Jopublike, Biznese dhe Fondacione të ndryshme.
Organizata jone ka marrë disa vlersime si mëposhtë:
  1. Më datën 22 Shkurt 2019 në hotel Rogner, nga Bashkimi Europian sipPartner i Shqipërisë për zhvillim dhe ndryshim në një ceremoni gala, në praninë e ndërkombëtarëve, personazheve publike, politikanë, aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile, medias dhe artit, u dhanë çmimet e filantropisë për Vitin 2018. Në këtë event, drejtuesi i organizatës E ardhmja jonë u dekorua me çmimin kombëtar për kontributin si individ. Çmimi u dorëzua nga Z.Mario Mariani - Shef i bashkëpunimit në delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri. 
  2. Jemi  vlersuar nga delegacioni i Bashkimit Europian më datën 10 Maj 2019 me rastin e Javës së Europës, për historinë dhe nismat e ndërmarra në shërbim të kauzave sociale.Në këtë konkurs me temë "Pse dal vullnetare" jemi vlersuar me çmimin e tretë. Çmimi u dorëzua nga ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian Z.Luigi Sorea.
  3. Çmimin e dytë ndërkombetar “Hermann Gmeiner Award 2020”. 
  4. Çertifikatë mirënjohje për kontributin e dhënë ndër vite, në shërbim të fëmijëve me nevoja të veçanta, nga qendra "Xhoi & Xhulia" në qershor 2021
Situata akltuale dhe sugjerimet tona për zgjidhjen e kësaj situate për jetimët.
Ju bëj me dije së fëmijët nën kujdestarinë e njërit prind janë në vështirësi ekonomike të vazhdueshme. 
Sipas statistikës së organizatës sonë ju njohim se si paraqitet kjo situatë:
90% e të gjithë jetimëve bullizohen dhe diskriminohen deri në përçmim. 
Fakt se 78% e gjithë jetimëve jetojnë me të ardhura 1.5 dollar në ditë. 
92% e jetimëve janë të pastrehë. 
57% e jetimëve janë të rrezikuar nga abuzimi. 
90% e shoqërisë e mëshiron dhe e viktimizon jetimin. 
Pra apeli ynë është: 
Kur instucionet e përkujdesjes sociale minimalisht shpenzojnë për kujdesin e një fëmije rreth 600 dollar në muaj, pse nuk janë në gjëndje të ruajnë dhe të krijojnë dhe programe post këtij kujdesi? 
Shembulli më i mirë është SOS Fshatrat e Fëmijeve Shqipëri i cili ka dy post-programe pas kujdesit institicionale për femijët që i pergatit për përballimin e kushteve të jetesës. 
Hartimi dhe pergatitjen e një programi zhvillimi edukativ, social dhe ekonomik post-kujdesi për fëmijët nga dalja e institicioneve. 
Ndryshimi i menjëhershëm i ndihmës ekonomike për fëmijët dhe vlera e saj të përcaktohet sa minimumi jetik i përcaktuar nga Avokati i Popullit. 
Garantimi i punësimit dhe strehimit. 
Ndryshimi dhe riformatimi i ligjit 8153 "Për Statusin e Jetimit" i cili të garantojë integrimin real të 28.000 fëmijëve jetim dhe rreth 4200 të rinjve pa kujdesin prindëror. 

Strategjia që sugjerojmë: 

RISHIKIMIN dhe NDRYSHIMIN e ligjit 8153 "Për Statusin e Jetimit" i cili do të garantojë një integrim të plotë të këtyre fëmijëve në shoqëri, bazuar në tre shtyllat kryesore arsimim-punësim-strehim.  
Rishikimin e mbështetjes financiare për fëmijet në nevojë. 
Shërbime me të aksesuara dhe pa pagesë.


Shperndaje me miqt e tu...