WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
PARUKERIA ONLINE
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  PARUKERIA ONLINE

Reth Biznesit PARUKERIA ONLINE

Ideja e biznesit PARUKERIA. COM më lindi në korrik te vitit 2016. Pas 1 jave kisha 20 vjetorin e ditelindjes time dhe doja të lyeja flokët. Po kërkoja në internet për ngjyrat e flokëve që ishin në modë dhe gjeta atë që më pelqente.
Kur shkova te parukjerja e lagjes, ajo më tha që ngjyra që kisha zgjedhur nuk do të dilte ashtu si une e doja për shkak të cilësisë së bojërave që ajo përdorte.
U largova duke menduar për zgjidhjen e këtij problemi, por që ky ishte dhe momenti kur më lindi ideja për këtë biznes. 
Shkova në shtëpi dhe fillova te hedh në letër idenë time, por që ngeli në letër deri në 7 shtator të vitit 2019 kur një shoqja ime më ftoi në një trajnim që zhvillohej nga platforma e Panairit Online me temë si të nisësh një biznes me kapital ZERO.
Pas trajnimit ndihesha shumë e lumtur sepse më në fund kisha gjetur partnerin e duhur për të realizuar biznesin që kisha ëndërruar.

Pasi ndoqa trajnimin e parë një ditor në fund të këtij trajnimi unë isha pronare e biznesit tim online.
Pas 21 ditësh unë kisha klienten time të parë që ishte parukjerja e lagjes time.
Slogani im është:
Ne investojmë për lukun tuaj dhe ju paguajmë.

Partnerët tanë janë të gjitha parukeritë në Shqipëri Kosovë dhe Maqedoni, ndërsa  sponsorat tanë janë disa nga firmat më të njohura si : 
Inglot Albania
Mac Albania
Kozmetika Italiane Irma
Beauty Line Professional
Ariela Kozmetik
Iris Cosmetic
Cameline Herbal Cosmetic etj.

Shërbimet kryesore që ne ofrojmë janë si më poshtë:
1) Listimin e te gjitha parukerive në platformen e Parukeria.com
2) Dixhitalizimin dhe plotësimin e profilit të biznesit brenda platformës së Panairit Online  per parukerite qe duan te keni profilin e tyre ne kete platforme.
3) Menaxhimin e rrjeteve sociale për një biznes
4) Gjetjen e stafit për parukeri, estetike, thonj (nails) parukjere, estetiste, ndihmës parukjere, sanitare ,agjent marketingu, menaxhere e rrjeteve sociale etj.
5) Trajnim të stafit për komunikim me klientin dhe shitjet 
6) Brandim ose Ribrandim te biznesit tuaj.
7)Prodhimin dhe dizenjimin e  mjeteve promocionale fizike për biznesin tuaj si kartvizita fletpalosje etj
8 ) Lidhjen e kontratave me kompani që sjellin produkte profesionale për këto biznese si : kremra, bojra, makeup, krehër, gërshërë etj
9) Arredimin e parukerive të reja me paisje cilësore të reja ose të përdorura nga marka të ndryshme .
Adresa jonë është te rruga e Barrikadave tek ish kinema 17 Nëntori, kati i dytë te zyrat e Panairit Online.
Faleminderit Panairi Online që realizove ëndërrën time.

Shperndaje me miqt e tu...