Mire se vini ne PROMO LLOTO

Të dhënat e biznesit PROMO LLOTO

PROMOLLOTO

Kush jemi ne?

Promolloto është kompania e parë në vendin tonë e specializuar në krijimin, zhvillimin dhe organizimin e lojërave promocionale për biznese, me një përvojë mbi 15-vjeçare në këtë industri, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Ne jemi partnerët tuaj të besueshëm për çdo iniciativë promocionale që kërkon ide kreative, zbatim të rregullt dhe përputhje të plotë me ligjin.


Pse lojërat promocionale janë thelbësore për biznesin tuaj?

Në një treg gjithnjë e më konkurrues, angazhimi i klientëve është domosdoshmëri.

Lojërat promocionale:

Tërheqin klientë të rinj

Fushatat promocionale janë një mënyrë e shkëlqyer për të tërhequr vëmendjen e audiencës se re dhe për të gjeneruar trafik në pikat e shitjes fizike apo online.

Rrisin ndërveprimin dhe përfshirjen

Konsumatorët e përfshirë ndjehen pjesë e markës. Lojërat krijojnë përvojë, emocion dhe kujtime pozitive që lidhen direkt me produktin apo shërbimin tuaj.

Nxisin besnikërinë ndaj markës

Shpërblimi i klientëve për angazhimin dhe blerjen i shton vlerë marrëdhënies me ta. Kjo ndikon drejtpërdrejt që klientët tuaj të jenë “avokatët” më të mirë të markës suaj dhe të tejçojnë eksperiencën e tyre tek klient të rinj. Një zinxhir i cili më pas vazhdon në marketing “Word of Mouth” që është po ashtu thelbësor për marka prestigjoze dhe të afirmuara në treg. 

Shtojnë shitjet në mënyrë të matshme

Shpërblimet, shortet dhe fushatat e lidhura me blerjen janë metodë e fuqishme për të nxitur konsumin në periudhat më strategjike të vitit. Sipas statistikave në botë marketimi duke përdorur lojërat promocionale është minimalisht 30-40% me efektiv se çdo strategji tjetër marketingu. 


Çfarë ofrojmë ne?

Promolloto ofron zgjidhje të plota nga ideimi deri tek raportimi përfundimtar:

Krijim dhe konceptimi i lojës promocionale me të përshtatshme sipas kategorisë së biznesit tuaj. 

Ekip i specializuar që studion konkurrentet tuaj dhe linjën kronologjike të biznesit tuaj për të sjell revolucion në fushatën tuaj në bashkëpunim me Promolloto. 

Përpilim i rregulloreve në përputhje me ligjin shqiptar

Asistencë për plotësimin e të gjithë dokumentacionit të nevojshëm për aplikim për marrjen e autorizimit pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit

Menaxhim i fushatës (online apo fizike)

Program të certifikuar për përzgjedhjen e fituesve

Komunikim me fituesit dhe shpërndarje e çmimeve

Raport analitik i performancës së lojës


Paketat e shërbimit

Paketa BAZË 150.000 leke

Konsultë strategjike

Hartim i rregullores profesionale

Plotësim dokumentacioni, aplikim dhe marrje e autorizimit pranë Autoriteti të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit

Paketa STANDARDE 300.000 leke

Gjithçka nga paketa Bazë

Krijim i konceptit të lojës në përputhje me atë që kërkon të arrijë klienti nga ky promocion

Zhvillim grafik për materialet promocionale dhe pajisjeve për realizimin e lojës

RNG i personalizuar (Program gjenerues numrash rastësor sipas legjislacionit në fuqi) 

Paketa PREMIUM duke filluar nga 500.000 leke

Gjithçka nga paketa Standarde

Koncept unik loje të pazbatuar më parë në tregun Shqiptar apo dhe botëror me të cilën marka juaj do të arrijë të bëjë diferencën nga konkurrentët e saj

Menaxhim i rrjeteve sociale gjatë fushatës

Raport i detajuar i performancës


Kush na beson?

Promolloto ka bashkëpunuar me marka të njohura në sektorët e:

Tregtisë me pakicë 

Telekomunikacionit

Agjencitë e Marketingut

Subjekte të licencuara për organizim Lojëra Fati

Sektorit bankar dhe shërbimeve financiare

Auto industrisë


https://www.promolloto.com/


Kontaktet tona

  • Emri i biznesit:
  • NIPT:
  • Administratori:
  • Telefoni-Mob:
  • Email:
  • Website:
  • Adresa:
  • Qyteti:
  • Shteti:
  • Orari i Punës:

Adresa në Google Maps

.
WhatsApp !
Copyright 2026 Powered by Panairi Online