WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
INSTITUTI KULINAR ROYAL
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  INSTITUTI KULINAR ROYAL

Reth Biznesit INSTITUTI KULINAR ROYAL

Instituti Kulinar “ROYAL” është një ndër 2 institucionet më të rëndësishëm në fushën e kulinarisë në vendin tonë. 
Ky rezultat është falë eksperiencës disa vjeçare, stafit profesionist dhe përkushtimit në mënyrë individuale me çdo student.
Nëse dëshironi të merrni profesionin e Kuzhinierit, Instituti Kulinar Royal është i vetmi institut që ofron 90% praktikë dhe 10% teori!

Instituti Kulinar ROYAL është krijuar më 31.11.2011
Lindja e një institucioni të tillë, u nxit më tepër nga kërkesat e shumta prej të interesuarve, të cilët kërkonin orientimin dhe vendin e duhur ku të kishin mundësinë që pasionin e tyre për kuzhinën ta trajtonin me profesionalizëm. 
Kështu Instituti Kulinar “ROYAL” u bë porta më e sigurt e një institucioni për përgatitjen e kuzhinierëve dhe pastiçierëve të niveleve të ndryshme deri në shefa kuzhine. 
Themeluesi tij është Krenar Beshiri, i cili ka ardhur nga një eksperiencë e gjatë në fushën e kulinarisë si shef kuzhine.

Misioni ynë është që t’u japim studentëve njohuri të fokusuara sipas fushës përkatëse, mbështetur në metoda bashkëkohore.
Ne i aftësojmë studentët tanë, që ata të bëhen njohës shumë të mirë të fushës dhe profesionistë të vërtetë.

ÇFARË NA BËN NE MË TË VEÇANTËT?
Eksperienca 10 vjeçare në fushën e kulinarisë.
Praktikë individuale profesionale 4 herë në javë.
Kursi është 90% praktikë dhe 10% teori.
Punësim të garantuar gjatë dhe pas përfundimit të kursit.
Laboratorë bashkëkohorë me tavolinë individuale për çdo student.
Me çmime ekonimike, aftësojmë profesionistë të vërtetë.

Rezultatet e arritura nga dita e parë me Dt.31.11.2011 deri në Dt.31.11.2022
873 + STUDENTË TË DIPLOMUAR 
864 + STUDENTË TË PUNËSUAR 
111 + STUDENTË TË RINJ për vitin 2022.

KURSET PROFESIONALE që ofron Instituti Kulinar ROYAL
SHEF KUZHINE
  • Një program voluminoz i ndërtuar posaçërisht për studentët të cilët synojnë t’i zhvillojnë njohuritë dhe karrierën e tyre më tej. 
  • Gjatë këtij programi studentët mësojnë stilin gurmet, peshqit, mishin e egër, perimet e rralla, lakrat e egra, temperimet e salcave, bukët e ndryshme të restorantit, picat, ëmbëlsirat dhe kombinimin e verërave me pjatat e para dhe ato të dyta. 
  • Shtrimin e sallave të restoranteve, resorteve, projektimin e kuzhinave, analizën e kostos, etj. 
  • Gjatë ndjekjes së këtij programi ju zhvilloni 4 herë në javë praktikë individuale të udhëhequr nga shefat më të mirë si dhe një ditë teori.
  • Kohëzgjatja e këtij programi është 2 vite. 
  • Në përfundim të këtij kursi ju pajiseni me diploma profesionale të njohur brenda dhe jashtë vendit. 
  • Gjithashtu në përfundim të kursit ju mundësojmë punësim të garantuar!
ZV. SHEF KUZHINE
  • Një program i përzgjedhur dhe ndërtuar posaçërisht për studentët të cilët synojnë të punësohen si mbështetës të shefave të kuzhinës. 
  • Gjatë këtij programi studentët mësojnë bazat e kuzhinës, duke filluar nga prerjet, zjerja, skuqja dhe pjekja e produkteve në zgarë ose furrë në varësi të produkteve dhe temperaturës së nevojshme. 
  • Njohja me kuzhinën, mjetet e ndryshme, higjenën, sistemet ISO, etj. 
  • Gjithashtu dhe me temperaturën e ruajtjes së produkteve, vakumi i tyre, komunikimi në kuzhinë me shefin dhe kolegët, etj. 
  • Gjatë ndjekjes së këtij programi ju zhvilloni 4 herë në javë praktikë individuale të udhëhequr nga shefat më të mirë si dhe një ditë teori.
  • Kohëzgjatja e këtij programi është 1 vit. 
  • Në përfundim të këtij kursi ju pajiseni me diploma profesionale të njohur brenda dhe jashtë vendit. 
  • Gjithashtu në përfundim të kursit ju mundësojmë punësim të garantuar!
SHEF PASTIÇERIE
  • Një program ideal për të gjithë ata që janë të apasionuar në fushën e ëmbëlsirave dhe asaj të pastiçerisë. 
  • Gjatë ndjekjes së këtij programi ju zhvilloni 4 herë në javë praktikë individuale të udhëhequr nga shefat më të mirë si dhe një ditë teori.
  • Ne operojmë me laboratorë bashkëkohor me kushtet optimale për zhvillimin e praktikave.
  • Shefat tanë janë të trajnuar dhe të specializuar në fushën e pastiçerisë sipas kërkesave të kohës. 
  • Përdorimi i produkteve është i shumëllojshëm dhe programi ofron modulitete të ndërthurura midis tyre.
  • Kohëzgjatja e këtij programi është 1 vit. 
  • Në përfundim të këtij kursi ju pajiseni me diploma profesionale të njohur brenda dhe jashtë vendit. 
  • Gjithashtu në përfundim të kursit profesional, falë bashkëpunimeve tona ne ju mundësojmë punësim të garantuar!
PICIER
  • Një program i ndërtuar në bazë të nevojës së lartë të tregut të punës. 
  • Gjatë ndjekjes së këtij programi ju zhvilloni 4 herë në javë praktikë individuale të udhëhequr nga shefat më të mirë si dhe një ditë teori.
  • Kohëzgjatja e këtij programi është 3 muaj. 
  • Në përfundim të këtij kursi ju pajiseni me diploma profesionale të njohur brenda dhe jashtë vendit. 
  • Gjithashtu në përfundim të kursit ju mundësojmë punësim të garantuar!
BARIST
  • Një program i ri i sjellë sëfundmi, i cili është ndërtuar mbi bazën e kërkesave të larta që ka tregu i punës. 
  • Gjatë ndjekjes së këtij programi ju zhvilloni 4 herë në javë praktikë individuale të udhëhequr nga shefat më të mirë si dhe një ditë teori.
  • Kohëzgjatja e këtij programi është 3 muaj. 
  • Në përfundim të këtij kursi ju pajiseni me diploma profesionale të njohur brenda dhe jashtë vendit. 
  • Gjithashtu në përfundim të kursit ju mundësojmë punësim të garantuar!
KURSE NË FUNDJAVË
  • Një program i hapur sëfundmi në bazë të kërkesave për kualifikim nga një numër i lartë individësh, të cilët punojnë në fushën e kulinarisë por nuk kanë asnjë diplomë profesionale që vërteton aftësitë e tyre. 
  • Kurset zhvillohen çdo të shtunë dhe të diel përgjatë 4 orëve. 
  • Kurrikula e këtyre kurseve është e ndërtuar posaçërisht për këtë kategori individësh!
Adresa: Rruga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Pallati Euro 3D, Tiranë, Albania

Shperndaje me miqt e tu...