Rreth Biznesit SALLONI MOBILEVE B.LUKA Adresa Rruga Nëntori, Zona kadastrale 267, Njësia Bashkiake nr 10, Tiranë. Qyteti Tiranë Telefon +355696600600 - panairionline.com
WhatsApp Chat!
Mire se vini ne SALLONI MOBILEVE B.LUKA

☎ +355696600600


[email protected]
Mirësevini!
SALLONI MOBILEVE B.LUKA
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  SALLONI MOBILEVE B.LUKA

Reth Biznesit SALLONI MOBILEVE B.LUKA

SALLONI MOBILEVE B.LUKA me një eksperiencë prodhimi mbi 30 vite në treg, përfshirë importin dhe eksportin në EU të cilat janë pikat kyçe të suksesit të kompanisë.
  • Objektivi kryesor është konsumatori për t’i prezantuar ekselencën në design. 
  • Kompani me një vizion për t’u zgjeruar, i cili është në proces, gjithashtu aktivitetin e tij fizik në showroom-e në Europë dhe UK.
  • Strategjia e B LUKA është të prodhojë më të mirën ose shumë më të mirën.
Historia e punës 31 vjeçare që prej vitit 1985. 
  • Specilizimi te ish Misto Mame, prodhues-it e parë dhe të vetëm në SHQIPËRI të gdhëndjes së drurit. 
  • Në vitin 1985, CEO-t aktual Bajram & Vera Luka, zhvilluan trajnim të mirëfilltë në zdrukthtari dhe rrobaqepsi për një periudhë kohore 6 vjeçare e cila mundësoi marrjen e ekperiencës së duhur për t’u zhvilluar më tej një biznes të tyre.
VITI 1991 ZHVILLIM I EKSPERIENCËS
  • Pas daljes së Shqipërisë nga Komunizmi në vitin 1991, përsëri Bajram & Vera Luka trajnohen dhe punojnë njëkohësisht në kompaninë e parë në Nikel edhe për prodhimin e linjave më moderne, të stileve të kohës me mekanizëm hapje dhe prodhim të dhomave të gjumit. 
  • Tashmë jo vetëm prodhim divanesh por edhe të arredimit të vilave apo apartamenteve të kohës që po zhvilloheshin gradualisht.
  • Kjo periudhë trajnimi dhe punë intensive zgjati 2 vite.
  • Trajmimi zhvillohej nga: Profesionistë zdrukthtarë nga Mali i zi, Britania e Madhe dhe KRUJA të cilët ishin zdruktharët më të mirë të kohës, rrobaqepsisë dhe ARTIZANËT. 
VITI 1993 NISJA E PRODHIMIT 
  • Marrja e ekperiencës së duhur në kompanitë më prestigjoze të viteve 85’- 93’ Ceo-t vendosin të hapin punishten e tyre të parë të zdruktharisë me një ndër makineritë më cilësore për gdhëndjen e drurit dhe një makinë qepese për tapicerinë, për prodhimin e divaneve të ashtuquajtura në atë kohë me mekanizëm me hapje ose divanet e Enverit.
VITI 1995 ZGJERIM STAFI
  • Prodhimi kishte nisur në një punishte modeste.
  • Vizioni ishte për të zgjeruar kompaninë.
  • Duke marrë kështu me qera një godinë në qendër te Nikla-s (të parët prodhues në treg me një dyqan fizik). Kjo i dha ritëm punës duke gjeneruar të ardhura dhe duke ndihmuar kompaninë në zhvillim të mëtejshëm duke punësuar ARTIZANË, ZDRUKTHTARË, MOBILIER, TAPICJER DHE RROBAQEPËS.
VITI 2010 ZHVILLIM I MËTEJSHËM
  • Indicja kryesore për të qënë kompania më e madhe në tregun e mobilerisë në Nikël ishte nga kërkesa e jashtëzakonshme e tregtarëve me shumicë nga Durrësi, Kavaja, Maqellara, Elbasani, Kukësi, Divjaka dhe kryesisht Tirana.
  • Kërkesat jashtëzakonisht të shumta e kapërcyen kompaninë në një tjetër stad zhvillimi dhe suksesi. 
VITI 2018 ZGJERIMI KOMPANISË
  • Si rezultat i kërkesave të shumta mbi divanet, këndet dhe dhomave të gjumit, kualifikimi ishte i domosdoshëm.
  • Pradaj kompania Luka zgjeron stafin e tij me punonjës të kualifikuar dhe profesionistë të linjave të mobilerisë, duke futur linja të prodhimit moder, skaninav, industrial, luksoz, dhe minimalist.
VITI 2024 AKTIVITETI AKTUAL
  • Si rezultat i punës shumë cilësore dhe kualitative sot kompania Luka zotëron dy dyqane fizike. Një dyqan 8000 m2 dhe një showroom lukzos 600m2.
  • Magazina dhe linja e prodhimit me teknologjinë më cilësore Hitech është zhvilluar me një kapacitet 10000 m2.
ARRITJET dhe MENAXHIMI
  • Duke qënë se Ceo-t Bajram & Vera Luka zhvilluan deri në stadin më të lartë prodhimin e mobilerisë duke u njohur sot si kompania lider prodhues me shumicë dhe pakicë në treg, ia deleguan fëmijeve të tyre menaxhimin jo vetëm të prodhimit por dhe të shitjeve dhe marrdhënies me partnerë të jashtëm duke çuar kështu në një tjetër stad kompaninë.
  • Kjo nënkupton rizgjerim të mëtejshëm të eksportit dhe importit nga vendet më prestigjoze në botë si Italia, Portugalia, Turqia dhe Britania e madhe. 
SHITJET
  • Shitjet me shumicë dhe pakicë tek konumatorët me të përzgjedhur, rritën nivelin e shitjeve.
  • Gjithashtu menaxhimi i rrjeteve sociale i dha një tjetër nivel njohjes së kompanisë.
  • Bashkëpunimet me figurat publike dhe reklamimi online, krijuan një imazh akoma më pozitiv për kompaninë LUKA.
LEADERSHIPI AKTUAL
  • LUKA KA LUKS DHE KOMODITET. Sot kjo moto zgjerohet dhe zhvillohet çdo ditë nga JULGEN LUKA, i cili ka përfunduar studimet në Menaxhim Biznesi Bachelor dhe Ekonomiks Master.
  • XHENSILA LUKA, gjithashtu pjestare e familjes Luka, merret me menaxhimin e biznesit. Me studimet e kryera në Marredhënie Ndërkombëtare Bachelor dhe MASTER si dhe Menaxhim Biznesi Bachelor dhe Master. 
Titujt e  kompanisë Salloni Mobileve B LUKA nga viti 2018 deri në vitin 2024.
  • 2018 Kompania më e sukseshme në tregun e mobilerisë në shitjet me shumicë. 
  • 2019 Kompania më e sukseshme në prodhimin e mobilerisë në zdrukthtari.
  • 2020 Çertifikatë e përsosmerisë dhe ekselencës në bizne.
  • 2022 Pjesmarrës në panairin e mobilerisë në Shqipëri dhe Mal të zi.
  • 2024 Rankim në rrjetet sociale, si një ndër kompanitë me influencën më të madhe në instagram.
Rruga Nëntori, Zona kadastrale 267, Njësia Bashkiake nr 10, Tiranë.  

Shperndaje me miqt e tu...