Kerkoni Ofertën te biznesi INTERNET MARKETING GLOBAL
Reth Biznesit INTERNET MARKETING GLOBAL
Kërkohen të punësohen si Data Enter & Agjent Marketingu Online 9 persona te Platforma Panairi Online SHPK . Rezervoni vendin tuaj duke plotësuar formularin e mëposhtëm ose kontaktoni në Whatsapp.
Si të punoni online nga shtëpia me platformën PANAIRI ONLINE SHPK .
Panairi Online është një platformë për bizneset, ku secili biznes ka dyqanin e vet online dhe reklamon shërbimet ose produktet me SEO në Google nëpërmjet kësaj platforme.
Kjo platformë është si një qendër tregetare ku secili biznes ka dyqanin e vet.
Puna juaj është që të kontaktoni bizneset dhe ti informoni që të bëjnë reklama falas në Google nëpërmjete kësaj platforme dhe të hidhni këto reklama në platformë.
Pozicioni i punës si Data Enter & Agjent Marketingu Online:
Paga Muaji Prill - Maj: Trajnim i paguar = 40000 lek neto / muaj
A. Maj - Gusht 2023 nëse performanca është e mirë = 50000 lek neto / muaj
B. Shtator 2023 - Mars 2024 nëse performanca është e mirë = 60000 lek neto / muaj
C. PRILL 2024, do bëjmë një rivleresim të performancës, nëse performanca është e mirë = 70000 lek neto / muaj
D. Paga do të rritet me 10% çdo 6 muaj deri në vitin e 5-të.
E. Personat që do të japin rezultate të larta do të propozohen për nivele drejtuese ku paga dhe bonuset janë më të larta.
Detaje & Kohezgjatja e trajnimit është 1 deri 2 muaj dhe aplikanti paguhet me rrogën 40000 lek neto në muaj gjatë trajnimit.
A. Pikë së pari punëmarrësi ftohet që 1 ditë të vijë te zyra dhe për 4 orë do të ndjek një trajnim TEST për punën që do bëj dhe prezantimi i platformës.
B. Për tre ditë është në provë dhe nuk ka pagesë, për të parë preformancën e tij, nëse jep rezultate të mira, fillon një muaj në provë me pagesë.
C. Muaji i parë dhe i dytë konsiderohet trajnim i paguar = 40000 Leke.
D. Nëse për çdo lloj arsye, punëmarrësi largohet brenda muajit të parë, trajnimi do paguhet 50% me pak, nëse largohet nën 15 ditet e para do paguhet 70% me pak, nëse largohet nën 7 ditet e para do paguhet 90% me pak.
E. Nëse punëdhënësi shikon që në 10 ditët e para nuk ka përmirësim të aftësive dhe të rezultateve, at'herë mund ta ndërpres trajnimin, dhe trajnimi do paguhet 70% më pak.
F. Për personat që nuk vijnë dot fizikisht në Tiranë te trajnimi fizik 4 orë, i cili është 100% falas, mund ta ndjekin një trajnim online të personalizuar por është me pagesë 90 euro.
Përfitimet dhe bonuset:
Deklarimi i rrogës neto = 40000 Lekë.
Siguracione = 11200 Lekë do të paguhen nga kompania.
Një ditë punë neto llogaritet = 1600 lek pa bonuset.
Bonus plus 3 % të xhiros totale nga bizneset që ai ju ka plotësuar profilin me reklamat e tyre.
Bonus plus 2€ për çdo reklamë ekstra nga 301 reklama e lartë.
Bonuse të tjera ekstra për trajnime dhe udhëtime të ndryshme.
Ditët e punës nga E Hena në të Premte.
Ditën e shtunë 4 orë.
Dita e diel Pushim.
Orët e punës mund t'i zgjidhni vete në intervalin kohor 7:00 AM deri në 22:PM.
Puna do të jetë 80% online dhe 20% fizike nëse është e nevojshme të shkoni fizikisht te një biznes për të bërë foto dhe video.
Koha për trajnime nuk përfshihet në orarin e punës.
Nuk ka rëndësi orari që zgjidhni, rroga nuk ndryshon.
Duke filluar nga muaji i 2-të, keni të drejtë të punoni Overtime.
Orët mbi orar: Nëse ka nevojë kompania dhe doni të punoni të dielën, do të paguheni extra plus 50% në total = 2400 lek dita.
Pushimet zyrtare vjetore do të bëhen sipas kalendarit të kompanisë dhe ato janë të paguara.
Pushimet zyrtare vjetore:
Viti 1: 1 javë
Viti 2: 2 javë
Viti 3: 3 javë
Viti 4: 4 javë
Viti 5: 4 javë
Festat zyrtare Shqiptare, janë ditë pune normale.
Pushimet zyrtare vjetore do të jepen kur të jenë plotësuar minimalja 9 muaj punë dhe ato do të jepen sipas kalendarit të kompanisë.
Kohëzgjatja e marrdhënies së punësimit.
Në rast se çdo gjë është në rregull nga të dyja palët, ne kemi dëshirë që ju të qëndroni sa më shumë.
Në 3 muajt e parë jeni në provë.
Gjithsesi në 3 muajt e parë do bëhet vlerësim periodik për të parë ecurinë, përshtatshmërinë dhe për të bërë parashikime për të ardhmen.
Puna dhe detyrat e një Data Enter & Agjent Marketingu Online është:
1) Të përpunojë dhe të rregullojë tekstin që dërgon biznesi për një shërbim ose produkt, pa gabime drejtshkrimore.
2) Të gjejë fjalë kyçe për atë shërbim ose produkt.
3) Të përdorë Canva ose programet e Adobe për pregatitjen e fotove, me logon e biznesit dhe banerave për atë biznes.
4) Nëse është e nevojshme mund të shkojë dhe fizikisht te një biznes për të bërë foto dhe video për produktet, nëse biznesi është në qytetin e tij.
5) Të dijë një gjuhë të huaja me të shkruar dhe të lexuar, sepse reklama do të bëhen edhe në anglisht ose në një gjuhë të huaj që personi di.
6) Të hedhë këto informacione në platformë nëpërmjet laptopit.
7) Të kontaktojë me biznese që do të duan të bëjnë reklama me seo në Google duke hapur një profil biznesi në platformë ose që duan website me domain e tyre.
Rreth 70% të reklamave dhe bizneseve i gjen kompania, por minimumi 30% të reklamave dhe bizneseve duhet t'i gjejë vetë.
8) Të dërgojë në Whatsapp videot që dërgon biznesi ose që i bën vetë, që ti hedhim te kanali në Youtube dhe t'ju bashkangjisim linkun e reklamës.
9) Të kthjejë përgjigje klientit në Whatsapp dhe të dërgojë të dhënat e klientit te biznesi përkatës.
10) Në fund të ditës të bëj një përmbledhje të punës që ka realizuar dhe të asaj që ka në proces, në pika të shkurtra dhe t'a dërgoje në email [email protected].
11) Të kontaktojë në ditë me mimimumi 10 biznese dhe t'ju ofrojë reklamimin falas për një muaj në platformë me 2 reklama.
Rezultatet që duhet të arrijë:
Minimumi të hedhi në platformë 9 reklamat në ditë në shqip, ose 270 reklama në muaj.
Minimumi çdo ditë të hedhi në platformë në një gjuhë tjetër, 9 reklamat që janë në shqip.
Minimumi të gjej 3 biznese në ditë që duan të reklamohen falas për një muaj në platformë me 2 reklama.
Përgjegjësitë:
Të bëj saktë dixhitalizimin e çdo reklame.
Nëse në muajin e parë nuk arrin targetin, e ndërpresim mardhënien ose mund të punojë me 50% mbi vlerën që paguan klienti.
Nëse vërtet dëshiron të punosh online dhe t'i japësh vetes një mundësi :
Sepse nuk je i kënaqur me punën që po bën!
Sepse do të rritësh të ardhurat e tua!
Sepse do të filllosh një punë të re!
Atherë kjo është mundësia jote, më kontakto tani në Whatsapp:
Për muajin Prill do të pranohen 9 persona.
Për muajin Maj do të pranohen 27 persona.
Më kontakto tani për të rezervuar vendin tuaj.
Mundësitë vijnë për ata që i marrin!!!!
Zyrat qëndrore: Rruga e Barrikadave te Galeria në Katin e dytë - Tiranë