WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
SHOQATA E RESTORANTEVE & BUJTINAVE SHQIPTARE
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  SHOQATA E RESTORANTEVE & BUJTINAVE SHQIPTARE

Reth Biznesit SHOQATA E RESTORANTEVE & BUJTINAVE SHQIPTARE

Shoqata e Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare ka nisur në vitin 2014, si një ide dhe dëshirë për të bashkuar dhe sinkronizuar energjitë sipërmarrjeve që operonin në fushën e sherbimeve të kulinarisë, çlodhjes dhe argëtimit.
  • Në mandatin e parë, shoqata arriti në 112 antarë, por që vetëm 67% e tyre ishin aktivë me shoqatën.
  • Sot janë mbi 170, antarë si Restorante, Bujtina, Hotele, Barxho dhe Fermat e vogla.        U rritem ne numer, u shtrime ne gjeografi, u beme me diversibel dhe terhoqem brenda vetes shume sipermarrje te ndryshme, prodhues te vegjel, fermere, blektore, baxhoxhi, perpunues te rrushit dhe fruta perimeve si dhe organizata te tjera, qendra formimi profesional, shkolla dhe ndertuam nje rrjet te gjere me partnere ne Shqiperi por edhe ne Rajon.
Sot ne numërojmë në antaresinë tonë:
  • 97 Restorante.
  • 54 Bujtina.
  • 41 Prodhues vendore, Djathi, Vere, Perime si edhe disa Artizane.
  • 06 Stane dhe mbarshtrues të blegtorisë.
  • 11 Bleteritës dhe prodhues të mjaltit.
Qëllimi i jonë është që brenda këtij mandati 4 vjeçar, të kemi mbi 900 antarë në shoqatë.
Objektivi i shoqatës tonë deri në 2027-ën, që mbaron dhe mandati i tretë është që të ruajme dhe mbrojmë pa deformuar vlerat autentike të prodhimeve, gatimeve, shërbimeve dhe mikpritjes shqiptare duke i dhënë mundësinë e ÇERTIFIKIMIT.
Shoqata është duke punuar për të patentuar një MARKË që do t'ju jepet të gjithë rrjetit dhe antarëve të shoqatës tonë, që operojnë në këtë sektor.
  • Kemi menduar t'i propozojmë Asamblesë këtë postulate për MARKËN tonë, marrë nga KANUNI i LEK DUKAGJINIT (KODI I PARË CIVIL I SHQIPËRISË) “Shtëpia e Shqiptarit është e Mikut dhe e Zotit” 
Aktualisht shoqata ka realizuar disa marveshje bashkëpunimi me disa shoqata dhe organizata me interesa të përbashkëta, që kontribojnë në këto sektor si:
  1. Dhoma Kombëtare e Zejtarisë.
  2. Agjencia Kombëtare e Turizmit.
  3. Unioni Turistik Shqiptar.
  4. Dhoma Ekonomike e Biznesit.
  5. Akademia Momentum.
  6. Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Lëvizës
  7. Dhoma Britanike e Biznesit.
  8. Dhoma Ekonomike e Diasporës.
  9. Aleanca Kosovare e Biznesit.
  10. Unioni Turistik i Kosovës.
  11. Oda Ekonomike e Kosovës.
  12. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore.
  13. Sindikata e Punonjësve të Industrisë së Turizmit.
DISA NGA VEPRIMTARITË ME TË SPIKATURA TË SHOQATËS
  • Kemi marrë pjesë në të gjitha panairet kombëtare të turizmit të organizuara nga Ministria e Turizmit, Ministria e Buqësisë në disa bashki si, Pogradec, Vlorë, Lezhë, Pukë, Përmet, Tiranë etj.
  • Shoqata ka qënë pjesë në të gjitha panairet HOREKA, të organizuara në Shqipëri.
  • Kemi marrë pjesë në të gjitha takimet zyrtare që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, si dhe ajo e Buqësisë, kanë organizuar në Shqipëri, me fokus agroturizmin.
  • Shoqata ka marrë pjesë në disa takimeve të organizuara nga Këshilli i Ministrave në Tiranë, Durrës, Lezhë, Korçë dhe Vlorë.
  • Kemi marrë pjesë në disa takime të qeverisë në promovimin e turizmit brenda dhe jashtë Shqipërisë, si në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. 
Shoqata e Restoranteve & Bujtinave Shqiptare, gjatë kësaj periudhe ka marrë pjesë në disa aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare si:
  • Në panairin botëror të Turizmit në ÇIKAGO në vitin 2019-të.
  • Në panairin e Turizmit në Berlin në vitin 2020-të.
  • Në vitin 2021, me propozim të Kryesisë së Shoqatës, Presidenti i Republikës Ilir META dekoroj 7 antarë të kësaj shoqate me tituj dhe vlerësime nderi.
  • Në panairin e Turizmit në Kosovë në vitet 2021 dhe 2022.
  • Në panairin botëror të Xhelaterisë në Romë në vitin 2022.
  • Në forumin e Ekonomisë dhe Turizmit në Ulqin në vitin 2022.
  • Nëe prill të vitit 2022, organizuam Festivalin e Kulinarisë Shqiptare në mjediset e Presidencës së Republikës, ku morën pjesë më shumë se 50 subjekte nga e gjithë Shqipëria. 
  • Në këtë festival Presidenti dekoroj edhe 9 antarë të tjerë të Shoqatës tonë me tituj dhe medalje.
  • Aktualisht jemi duke u pergatitur për Panairin Europian të turizmit në Athinë në mars 2023.
ÇFARË PËRFITOJNË ANTARËT E SHOQATËS.
Shërbimet kryesore që ne ofrojmë:
  1. Informim në kohë reale, për të gjitha ndryshimet ligjore dhe aktet e tjera administrative që përfshijnë fushën e sipërmarrjeve tona.
  2. Asistencë dhe këshillim teknik nga ekspertë të shoqatës, gjatë gjithë veprimtarisë dhe aktivitetit të subjektit, nga momenti i liçensimit.
  3. Mbështetje dhe mbrojtje ligjore nga Juristë dhe Avokatë te atashuar pranë Shoqatës, për të mbrojtur të drejtat ligjore të Antarëve, kur ato cënohen nga arbitrariteti i organeve shtetërore, apo i veprime korruptive që cënojnë punën e ndershme të subjekteve tona.
  4. Informim dhe promocion për të gjithë Antaret tanë, kudo në Shqipëri dhe jashtë saj, përmes seminareve, takimeve, panaireve fizike dhe panaireve online, ekspozitave, mediumeve, shtypshkrimeve dhe rrjetet sociale që ka Shoqata.
  5. Reklamimin me profilin e biznesit me 4 reklama me SEO në Google nëpërmjet faqes së internetit që ka Shoqata, në bashkpunimi dhe me platformën Panairi Online.
  6. Tërheqja dhe përgjithësimi i eksperiencave më të mira, duke organizuat tryeza komunikimi mes kategorive të bizneseve të ngjashme, me qëllim përgjithësimin e suksesit dhe shkëmbimin e eksperiencave.
  7. Shoqata lobon fort pranë institucioneve kredidhënëse për përfitimin e kredive dhe grandeve, me qëllim mbështetjen e bizneseve të reja si dhe ato egzistuese që duan të zgjerojnë aktivitetin e tyre.
  8. Shoqata vlerëson dhe propozon për t'u vlersuar me tituj dhe çmime bizneset më të spikatur duke dokumentuar historitë e tyre të suksesit.
Detyrimet e antarëve të shoqatës sipas STATUTIT.
  • Të pranojnë programin e shoqatës.
  • Të jenë pjesë e sipërmarrjeve që merren drejtpërdrejt me turizmin, ose indirekt duke ndihmuar me produktet e tyre.
  • Antarët duhet të marrin pjesë në mbledhjet e shoqatës, minimalja 3 tre herë në vit.
  • Antarët e shoqatës duhet të marrin pjesë në të gjitha veprimtaritë promovuese që shoqata i thërret, si panaire, çelje sezonesh të turizmit, në konferenca, mbledhje dhe media të ndryshme kur ato kanë objekt turizmin dhe veprimtari të tjera, që ata mendojnë se i shërbejnë turizmit.
  • Antarët e shoqatës duhet të paguajnë rregullisht kuotën vjetore 1 një herë në vit, që është 27.000 (njëzeteshtatëmijë Lekë) për çdo anëtar.
SI MUNDET NE TË PËRBALLOJMË MË MIRË DHE ME MË EFEKTIVITET SFIDAT E KOHËS QË PO PËRBALLET TREGU RAJONAL I TURIZMIT.
  1. Konsolidimin dhe strukturimin e suksesit dhe përvojave.
  2. Ndërtimin e strategjive të reja për të orjentuar të gjithë sipërmarjet e antarësisë tonë drejt cilësisë dhe standardeve.
  3. Rritja e punës me stafet dhe administratorët për të ndërtuar politika më fleksibile në trajtimin e burimeve njerëzore, me qëllim kualifikimin e tyre, mbështetjen me kontrata të regullta pune, të paisur me siguracione.
  4. Ndërtimi i një politike financiare motivuese, mbështetur në cilësinë e punës, kualifikimin dhe meritokracinë, me qëllim frenimin e largimit jashtë shtetit, të stafit profesionist dhe specialistëve që punojnë në këto sipërmarrje.
  5. Përmiresimi i vazhdueshëm i kushteve të punës dhe investimet në infrastrukturën mbështetëse me logjistikën e nevojshme, me qëllim që të krijohen kushtet e nevojshme për trajtimin kualitativ të punëmarrësve.
  6. Të punojmë me insitucionet e Ministrive të Linjave dhe Qeverinë për disa politika financiare mbështetëse për sektorët më të dobët dhe të rinj në këtë fushë, me qëllim që të mundësohet pagesa e punëtorëve duke ju dhënë ndoshta gjithë sigurimet shoqërore nga shteti, për këto kategori si: 
  7. Kamarjer, Sanitare, Ndihmës Kuzhiniere, Pjatalarës, Recepsionist, Bujtiniste, Mirëmbajtës, Çobanë dhe Fermerë të markuar nga Shoqata e Restoranteve & Bujtinave Shqiptare.
Për t'u bërë pjesë e shoqatës kontaktoni në Whatsapp:


Shperndaje me miqt e tu...