WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
AGJENSIA MARTESORE ONLINE
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  AGJENSIA MARTESORE ONLINE

Reth Biznesit AGJENSIA MARTESORE ONLINE


Kërkesa për ndërmjetësim të një martese jane në rritje çdo ditë për shkaqe nga më të ndryshme. 
Kostot e larta që kërkojnë agjensitë e ndryshme martesore janë të pa përballueshme nga 90% e njerëzve që kerkojnë një shërbim të tillë.
Për shkak se sot është një problem i madh socializimi edhe pse kemi mjete të shumta për të komunikuar online, prapë është e vështirë të gjesh persona që kanë të njëjtin interes me ty.
Për këtë arsye u krijua dhe u zhvillua kjo platformë, e cila i jep mundësinë çdo personi, për krijimin e kontaktit të parë mes dy personave, që ata të vazhdojnë njohjen e tyre normalisht, që më vonë mund të kurorëzohet në një martesë të suksesshme. 
Kjo platformë bashkon të gjithë beqarët, beqaret, të divorcuarit dhe të divorcuarat në një dhomë virtuale online, ku të gjithë janë me të drejta të barabarta dhe janë për një qëllim, që të gjejnë njeriun e zemrës. 
Kjo platformë online ju jep mundësinë të prezantoni veten tuaj online në mënyrë sa ma dinjitoze dhe profesionale, nëse doni të gjeni njeriun e zemrës online nëpërmjet kësaj platforme.
Kjo platformë është për të gjithë shqiptarët kudo në botë ku ata ndodhen.
Kjo platformë krijon lehtësira për ata individë që kërkojnë këtë shërbim, sepse kush është i interesuar mund të komunikojë direkt me personin pa patur nevojë për një ndërmjetës.
Kjo platformë do të shërbejë shumë edhe atyre personave të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë dhe që duan të martohen me shqiptar ose shqiptare që jetojnë në Shqipëri dhe këtu ata do të mund t’i gjejnë informacion.
Jemi duke sjellë një risi, për të larguar mendimet e vjetra, se është turp të kërkosh burrë ose grua në internet. 
Sepse nuk ka asnjë diferencë nëse ju e kërkoni këtë shërbim nga gjitoni ose njerzit që njihni dhe nga të kerkuarit në internet.
Komoditeti që jep interneti nëpërmjet kësaj platformë, është se ke mundësi të zgjedhësh vetë ashtu si e do ti, e jo si duan të tjetër.
Ndërsa nga njerzit e njohur ata mundohen të të mbushin mendje për njeriun që ata njohin sepse kane interesat e tyre. 
Presioni që kanë dy njerëz, kur është një ndërmjetës në mes është shumë i madh, ndersa kur dy persona njihen vet, njohja vjen natyrshëm dhe nëse konsolidohet në një martesë, ajo do të jetë afatgjatë.
Deri në fund të vitit 2022-it urojmë të kemi më shume se 700 çifte të reja që janë njohur nëpërmjet kësaj platforme. 

Misioni ynë është që të jemi fara për rritjen e shumë familjeve të reja, që e kanë gjetur njëri-tjetrin nëpërmjet kësaj platforme.
Vizioni jonë është që të jemi agjensia më të madhe online për ndërmjetësimin e një martese online me kosto minimale dhe të përballueshme nga të gjithë.
Objektivi është që Agjensia Martesore Online të bëhet një emër i njohur brenda dhe jashtë vendit, ku çdo person që ka nevojë për të gjetur njeriun e zemrës, ta gjejë nëpërmjet kësaj platforma me kosto sa vlera e një xhupi ose një bluze. 
Slogani jonë:  Prezantohu sot online, që të gjesh njeriun e zemrës nesër.

Kjo është lista e shërbimeve që Agjensia Martesore Online ofron për ju :
  • Me antarësimin te Agjensia Martesore Online për një perjudhë një vjeçare, një antar përfiton automatikisht një postim prezantues me link të personalizuar, me 4 foto, një informacion mbi biografinë e tij, kërkesat dhe kriteret për partnerin ose partneren që kërkon.
  • Lidhjen e numrit të telefonit, që kush është i interesuar të kontaktojë direkt ju.
  • Gjetjen e fjalëve kyçe që klienti t'ju gjejë në Google.
  • Dizenjimin me logon e Agjensia Martesore Online të fotove për biografinë tuaj.
  • Mundësinë për t'u bërë kordinator te Agjensia Martesore Online nëse rekomandoni individ të tjerë që duan të gjejnë njeriun e zemrës online.
  • Njoftim individual për çdo antar, për aktivitetet që do të organizohen në të ardhmen nga Agjensia Martesore Online në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë. 
  • Dërgimin e të dhënave të klientit, në rastin kur klienti plotëson formularin e porosisë;
  • Dixhitalizimi i kartvizitës virtuale të beqarit me QR-CODE dhe me link të personalizuar (kjo ka kosto ekstra abonimit)
  • Reklamimin e prostimit tuaj në Google dhe në Facebook te faqja dhe grupi.
KJO ËSHTË LISTA E SHËRBIMET FIZIKE QË OFROHEN PËR ANTARËT QË JANË PJESË E PLATFORMËS AGJENSIA MARTESORE ONLINE :
  1.  Organizimin çdo vit të 4 Party-Event në 4 stinë të ndryshme ku antarët e platformës Agjensia Martesore Online mund të marrin pjesë fizikisht dhe mund të krijojnë lidhje gjatë këtij eventi. 
  2. Gjithashtu do të prezantohen në skenë ato çifte që janë njohur nëpërmjet kësaj platforme nëse ata duan të prezantohen. 
  3. Për çiftet që janë lidhur nëpërmjet kësaj platforme do të bëhet një postim (Çiftet e muajit) çdo muaj në platformë.
  4. Organizimin e eventeve për Fejesa
  5. Organizimin e eventeve për Martesa
  6. Organizimin e eventeve për Ditlindje
NJË POSTIM KA KËTO TË DHËNA:
  • A) Titullin me emrin tuaj dhe fjalët kyçe që klienti t'ju gjej në Google.
  • B) 2 deri 4 foto tuajat.
  • C) Numrin tuaj të kontaktit i cili do të jetë i klikueshëm që klienti t'ju marrë në telefon pa e rregjistruar numrin tuaj.
  • D) Një përshkrim i shkurtër mbi biografinë tuaj, kërkesat dhe kriteret për partnerin ose partneren që kërkon, teksti jo më shumë se sa një fletë libri.
  • E) Një bjografi e shkurtër rreth shkollimit dhe punët ose aktivitete që ka bërë në vite.
  • F) Adresa ku jeton, një numer kontakti me Whatsapp.
Shënim:
Ne jemi platformë  marketingu online për të gjithë baqartë dhe beqaret në gjithë botën, të cilën e kemi quajtur Agjensia Martesore Online .
Ne nuk përfaqsojmë ndonjë shoqatë ose institucon. Ne jemi platforma Panairi Online SHPK me Nipt : M02122007

Faleminderit nga Panairi Online SHPK
Rruga e Barrikadave te Galeria, te ish kinema 17 Nëntori, kati i dytë - Tiranë

Shperndaje me miqt e tu...