WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
FRUTON SHPK
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  FRUTON SHPK

Reth Biznesit FRUTON SHPK

Kompania Fruton SHPK është fabrikë e prodhimit të Chips-ve me fruta të thata.
FRUTON SH.P.K. është biznes i ri i themeluar në Kosovë nga bashkatdhetarët tanë, me ide, koncept dhe teknologji Gjermane.
Me qendër në Bosanska p.n, 10500, Graçanicë, në Kosovë, ku ka dhe fabrikën e prodhimit dhe ka filluar përpunimin e frutave për prodhim në 01.07.2021.
Fabrika Fruton Sh.p.k. është e para në rajon e cila prodhon rriska të shijshme krokante të mollave nga VENDI YNË, të pasura me minerale, fibra dhe vlera të larta ushqyese.
Mollat e thara (terura) janë të pasura me vitamina B, C dhe E, hekur, magnez, fosfor dhe fibra.

Aktualisht prodhon vetëm për tregun e Kosovës, por objektivin e ka për tregun rajonal dhe global.
E para dhe e vetme në llojin e vet, në Ballkan, për prodhimin e Chips-ve me fruta të ndryshme 100% natyrale .
Prodhon Chips-a me rriskat e mollave që janë të dehidruara, pa shtesë të sheqernave, pa gluten, pa vegan, pa aromatizues dhe ngjyrues, pa konzervues dhe aditiv, PA SHTESA ARTIFICIALE.
 
Për momentin prodhon vetëm katër lloje të Chips-ve me fruta të thata 100% NATYRALE.
  1. Chips-a me mollë të kuqe
  2. Chips-a me mollë jeshile
  3. Chips-a me mollë të kuqe me kanellë 
  4. Chips-a me mollë jeshile me kanellë 
Së shpejti do të prodhoj produkte të tjera të thara (terura), nga pemë dhe perime vendore.
Qëllimi i kompanisë Fruton Sh.p.k. është që të jap një kontribut, që shoqëria Kosovare të ushqehet me ushqime të shëndetëshme me prodhime vendore, nga lënda e parë deri te produkti final.


Shënim:
  • Ju mund të bëni porosi me pako ose edhe me paleta.
  • Kemi tre lloje paketimi që ju mund të bëni porosi.
  • Paketim për 1 pako të vogël e cila ka 14 copë qese me peshë 40 gr secila
  • Paketim për 1 pako të mesatare e cila ka 28 copë qese me peshë 40 gr secila
  • Paketim për 1 pako të madhe e cila ka 30 copë qese me peshë 60 gr secila
  • Paketim për 1 PALETË e cila ka 30 PAKO. 
  • Çmimi për paletë ndryshon në varësi të sasisë që porositet.
  • Mbi tre pako dhe për paleta, posta falas në Kosovë.
  • Pagesa bëhet ku dorëzohet porosia. 
Adresa: Bosanska p.n, 10500, Graçanicë, Kosovë.


Shperndaje me miqt e tu...