WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
ISIDOR KOTI ADMINISTRATOR PRONASH
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  Isidor Koti Administrator Pronash

Reth Biznesit Isidor Koti Administrator Pronash

Jam Isidor Koti nga Gjirokastra dhe me vendbanim në Tiranë.
  • Kam lindur më 16.12.1982
  • Kam mbaruar shkollën 8-vjeçare dhe të mesme për vjolincel në shkollën "Siri Shapllo" në Gjirokastër.
  • Kam mbaruar unversitetin e Tiranës, në degën e gazetarisë në Tiranë në vitin 2001-2005. 
  • Prej 2005 deri në 2012 kam punuar si petagog me kohë të plotë në unversitetin e Elbasanit.
  • Prej 2005 deri në 2012 jam angazhuar dhe në media si gazetar në radio dhe televizion.
  • Kam mbaruar masterin për filozofi sociplogji në Tiranë në vitin 2006-2008.
  • Kam mbaruar doktoraturën për filozofi komunikimi në Tiranë në vitin 2009-2015.
Që prej vitit 2014 kam hapur biznesin tim në Tiranë, në fushen imobilare "Prona dhe Pallate Isidori" që merret me administrimin e pallateve, pronave, trajtimin e shitblerjeve dhe qiradhënies.
  • Zotëroj gradën shkencore "Doktor në Filozofi" dhe jam autor i 16 librave.   
  • Kuptoj, flas dhe shkruaj shumë mirë Anglisht, Italisht dhe Greqisht.
  • Që prej marsit 2022 jam pjesë e platformës Albania Network Global si antar dhe si kordinator.
  • Gjatë ditës preferoj të eci në këmbë dhe me biçiklet, ndërsa në kohën e lirë, dy herë në javë merrem me futboll dhe basketboll.
  • Kam pasion muzikën, futboollin, leximin e librave letrar, udhëtimet në vende të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Motoja ime : Më shumë rëndësi kanë lëvizjet, se sa ngjarjet.
  • Kam aftësi shumë të mira krijuese dhe në komunikim.
  • Do doja të kisha kontakt dhe bashkëpunime me persona që merren me ndërtimin e banesave dhe menaxhimin e tyre. 
  • Do doja të më kontaktonin persona që janë besimtarë, që janë krijues, që janë të prirur ndaj ideve të reja dhe novative si dhe ata që merren me agjensi imobilare.
  • Gjithashtu persona që kanë një pronë dhe që nuk e menaxhojnë dotë, sepse unë mund t'ju shërbej. 
Do doja të merrja pjesë në trajnime me tema: 
  1. Si të krijojmë network.
  2. Si të rritësh shitjet online. 
  3. Si të zgjerojmë rrjeti e klientave dhe konsumatorëve.
  4. Për zhvillimin personal.
  5. Për bazat e digital marketing.
  6. Për menaxhimin e rrjeteve sociale.
  7. Për për teknologjinë SMART.
Lista e shërbimeve që ofroj nga biznesi imi "Prona dhe Pallate Isidori":
  • Administrim Pallatesh,
  • Menaxhim Pronash, Apartament, Shtëpi private, dyqane dhe garazhde 
  • Shërbime në shitblerje dhe qiradhënie të pronave.
  • Mirëmbajtje dhe riparim ashensorësh në pallate si dhe vendosjen e ashensorëve të rinj.
  • Pastrim profesional në apartamente, shtëpi private dhe vila.
  • Shërbime hidraulike.
  • Shërbime elektrike.
  • Zhbllokime tubash.
  • Pagesa faturash për ujin, energjinë elektrike, shkallët dhe mbledhjen e pagesave të qerave.
  • Menaxhimin për parking privat dhe parking të pallateve.
  • Vendosjen e sistemit të kamerave në shtëpi ose biznese.
Adresa : Lagjia Don Bosko - Rruga Abdyl Matoshi pranë "Bujtinës së Gjelit" - Tiranë.
Për të komunikuar me Isidor Koti, kontaktoni në Whatsapp: +355683159000

Shperndaje me miqt e tu...