Mire se vini ne PANDA QENDRA E TRAJNIMIT PËR AGJENTËT E UDHËTIMIT

Të dhënat e biznesit PANDA QENDRA E TRAJNIMIT PËR AGJENTËT E UDHËTIMIT

🎯 TRAJNIM DHE ÇERTIFIKIM I UDHËRRËFYESVE TURISTIKË


🎯 Programet e trajnimit profesional për Udhërrëfyes Turistik – Kategoria “Kombëtare” janë hartuar në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr. 93/2015 “Për Turizmin” dhe Udhëzimit Nr. 517, datë 24.01.2017.


   - Ky program është akredituar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, me Urdhrin e Përbashkët Nr. 173, datë 29.05.2019, si dhe Urdhrin Nr. 278, datë 29.07.2024 të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.


🎯 QËLLIMI I PROGRAMIT TË KUALIFIKIMIT

   - Kualifikimi profesional “Guidë Turistike” (niveli IV në KSHK / niveli IV në KEK) synon përgatitjen e individëve për të jetuar dhe punuar në harmoni me mjedisin shoqëror e profesional që i rrethon, duke i aftësuar për të ofruar shërbime cilësore në industrinë turistike dhe të mikpritjes.

   - Programi përgatit pjesëmarrësit për punësim në aktivitete që lidhen drejtpërdrejt me agjenci udhëtimi, operatorë turistikë, njësi akomoduese, struktura hotelerie, autoritete qendrore e lokale, si dhe organizata të tjera në fushën e turizmit.


⏱ KOHËZGJATJA DHE STRUKTURA E PROGRAMIT
   ⏱ Kohëzgjatja: 4 muaj
   🎓 Vlera akademike: 600 kredite
   💶 Kosto totale: 750 €
   💳 Pagesa: mund të kryhet me 3 këste gjatë periudhës së trajnimit
   🏅 Certifikimi: në përfundim, kandidati licencohet përgjithmonë si Udhërrëfyes Turistik Kombëtar
   🏅 Certifikatë e njohur zyrtarisht në të gjithë territorin shqiptar
   🗓 Kursi zhvillohet çdo të hënë, të martë dhe të mërkurë.
   🕠 Nga ora 18:30 deri në 21:30
   📚 Teori online: 180 orë
   💻 Studim autodidakt nga vete aplikanti: 180 orë
   🧭 Praktikë në teren në varësi të qyteteve me trashgimi kulturore që do të përzgjidhen afërsisht 5 deri 7 ditë.  
🔹 Qytetet kryesore me trashëgimi kulturore 👇
   🏛 Berati – Me lagjet historike Mangalem, Gorica dhe Kala
   🏰 Gjirokastra – Po ashtu në listën e UNESCO-s, quhet Qyteti i gurit.
   🏺 Butrinti, Saranda dhe Himara – Kalatë e Lëkurësit, Porto Palermos
   🕍 Kruja – Qendra historike e Skënderbeut, me kalanë, muzeun kombëtar dhe pazarin karakteristik.
   🕌 Shkodra – Kalaja e Rozafës, Muzeu Historik, Kisha e Madhe Katolike dhe Xhamia e Plumbit.
   ⛪ Durrësi – Ka Amfiteatrin Romak, Forumin Bizantin, Muret mesjetare dhe shumë objekte arkeologjike.
   🕋 Apollonia (Fier) – Park Arkeologjik Kombëtar, Qytet antik i themeluar në shek. VI p.e.s.
   🌄 Korça – Ka Muzeun Kombëtar të Arsimit, Muzeun e Artit Mesjetar dhe Voskopoja me kishat me afreske bizantine.


🎯 PËRMBAJTJA E PROGRAMIT

   - Programi përfshin lëndë teorike dhe praktike të bazuara në standardet më të mira ndërkombëtare të trajnimit turistik:

   - Histori

   - Gjeografi

   - Trashëgimi Kulturore

   - Arti dhe Arkitektura

   - Teknika të Guidimit

   - Pjesa teorike zhvillohet online, ndërsa praktika në terren realizohet në të gjitha qytetet shqiptare me trashëgimi kulturore, duke përfshirë udhëzime, vizita studimore dhe simulime reale të guidave turistike.


🎯 OBJEKTIVAT E TRAJNIMIT

   - Ky program synon të zhvillojë tek pjesëmarrësit:

   - Vetëbesimin dhe aftësinë për të marrë vendime të pavarura;

   - Gatishmërinë për të mësuar gjatë gjithë jetës;

   - Aftësitë profesionale dhe komunikative që kërkon tregu i punës në turizëm;

   - Ndjeshmërinë kulturore dhe respektin për trashëgiminë kombëtare.


🎯 KUSHTET PËR PJESËMARRJE

   - Për t’u regjistruar në këtë program, kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

   - Të jetë mbi 18 vjeç;

   - Të ketë përfunduar arsimin e mesëm të përgjithshëm ose profesional;

   - Të mos jetë i dënuar për vepra penale të kryera me dashje;

   - Të paraqesë certifikatën e trajnimit për ndihmën e shpejtë të lëshuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar, përpara provimit përfundimtar të certifikimit.


🎯 MUNDËSITË PAS ÇERTIFIKIMIT

   - Pas përfundimit të trajnimit dhe marrjes së licencës, individi mund të:

   - Punësohet si udhërrëfyes turistik kombëtar;

   - Punojë pranë operatorëve turistikë, agjencive të udhëtimit, hoteleve, organizatorëve të eventeve dhe zyrave të informacionit turistik;

   - Vetëpunësohet si profesionist i pavarur në industrinë e mikpritjes dhe turizmit të qëndrueshëm.

   - Ndihmë për punësim pas trajnimit ne bashkëpunimi me platformen Panairi Online.


🎯 TRAJNIM PËR AGJENTË UDHËTIMI

   - Ky është programi më i plotë i licencimit për guida turistike në Shqipëri, që përfshin teori online dhe praktikë në terren në të gjitha qytetet me trashëgimi kulturore.”

   - Programi për Agjent Udhëtimi synon zhvillimin e mendimit analitik, kreativitetit dhe aftësive për zgjidhjen e problemeve në mënyrë të pavarur. 

   - Ai përgatit pjesëmarrësit për t’u punësuar ose vetëpunësuar në veprimtari që lidhen me shërbimet e udhëtimit dhe turizmit.


🎯 Pas përfundimit, kursantët mund të ushtrojnë detyra si:

   - Agjent udhëtimi ose operator turistik në agjenci private;

   - Menaxher produktesh turistike dhe koordinator marketingu turistik;

   - Sipërmarrës individualë në krijimin dhe tregtimin e paketave turistike.


Adresa 01: Rruga Mihal Grameno, afër Shkollës së Baletit Tiranë

Adresa 02: Rruga e Barrikadave te Galeria, te ish kinema 17 Nëntori, kati i dytë - Tiranë


Kontaktet tona

  • Emri i biznesit:
  • NIPT:
  • Administratori:
  • Telefoni-Mob:
  • Email:
  • PANDA QENDRA E TRAJNIMIT PËR AGJENTËT E UDHËTIMIT
  • M02122007B
  • Panairi Online SHPK
  • +355692300037
  • [email protected]
  • Website:
  • Adresa:
  • Qyteti:
  • Shteti:
  • Orari i Punës:
  • https://panairionline.com
  • Rruga e Barrikadave te Galeria, te ish kinema 17 Nëntori, kati i dytë - Tiranë
  • Tirana
  • Shqiperia
  • Ofrojmë shërbim nga ora 09:00 deri 21:00

Adresa në Google Maps

Rruga e Barrikadave te Galeria, te ish kinema 17 Nëntori, kati i dytë - Tiranë
WhatsApp !
Copyright 2026 Powered by Panairi Online