WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
DENTAL CENTER ALBANIA
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  DENTAL CENTER ALBANIA

Reth Biznesit DENTAL CENTER ALBANIA

Rreth biznesit DENTAL CENTER ALBANIA
Qëllimi i biznesit DENTAL CENTER ALBANIA është që të listojë të gjitha klinikat dentare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, që persona të ndryshëm të interesuar t’i zgjedhin ato në varësi të vendodhjes së tyre. 
Misioni ynë është që t’ju jap mundësi të gjithë bizneseve që ofrojnë shërbime dhe paisje dentare, të reklamojnë shërbimetdhe produktet e tyre nëpërmjet kësaj platforme online. 

Vizioni jonë është që të krijojme qëndrën më të madhe online për bizneset që ofrojnë shërbime dhe paisje dentare, duke i bashkuar në këtë platformë dhe të bëhen të njohura jo vetëm në zonën ku ato ndodhen, por në të gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. 
 
Objektivi është që DENTAL CENTER ALBANIA të bëhet një emër i njohur brenda dhe jashtë vendit, ku çdo person që kërkon një shërbim ose paisje dentare, ta gjejë te platforma DENTAL CENTER ALBANIA.

Kjo platformë do të shërbejë shumë për turizmin DENTAR si edhe atyre personave të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë, Kosovës apo Maqedonisë dhe që kanë planifikuar të kryejnë një shërbime dentare  në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni, por nuk dinë së ku mund t’i gjejnë këto klinika, për të marrë ofertën më të mirë.

DENTAL CENTER ALBANIA ka nisur si Start-up në dhjetor të 2020 me mbështetje nga platforma e Panairit Online, duke listuar bizneset që ofrojnë shërbime dentare, fillimisht në Shqipëri dhe më vonë në Kosovë dhe Maqedoni. 
Nga Janari i vitit 2023 do të fillojmë me listimin e klinikave dentare në Kosovë dhe Maqedoni.
Deri në fund të vitit 2022 mendojmë të kemi ne platforme më shume se 700 klinika dentare te listuara si dhe mbi 700 paisje te reja dhe te perdorura.

Kjo është lista e shërbimeve që ofron për ju DENTAL CENTER ALBANIA :
  • 1- Për çdo antari të platformës DENTAL CENTER ALBANIA do të krijohet një profil prezantues me 4 foto, 1 video, një informacion mbi eksperiencën, kontakte me numër telefoni, adresë e-mail, rrjetet sociale si dhe formularin e porosisë ku klienti mund të dërgojë të dhënat e tij për të kontaktuar me ju;
  • 2- Dixhitalizimin e çdo shërbimi me 4 foto, me përshkrim të shërbimit me tekst, një video e cila do të hidhet edhe te kanali jonë në Youtube dhe me formularin e porosisë ku klienti mund ta porosisë online këtë shërbim;
  • 3- Dërgimin e të dhënave të klientit, në rastin kur klienti plotëson formularin e porosisë;
  • 4-  Organizimin e eventeve me profesionistë të huaj me fokus shkëmbimin e eksperiencave, aplikimin e risive të reja në fushën e klinikave dentare dhe trajnimin mbi komunikimin profesional ndaj klientit;
  • 5- Dizejnimi e kartvizitës me logon nga DENTAL CENTER ALBANIA e cila edhe mund të printohet. (Printimi për 1000 cop karvizita e printuar nga të dy anët, e përfitojnë me ofertë 49 euro).
  • 6- Dixhitalizimi i kartvizitës virtuale me dy foto dhe me link të personalizuar nese e keni gati në formatin JPG.
  • 7- Gjithashtu në platformë do të reklamohen paisje të ndryshme të reja ose të përdorura për klinikat dentare të markave nga më të ndryshmet si:
  • Pltron dentar
  • Autoklave
  • Tavolinë pune
  • Plastifikues 
  • Distilues
Slogani jonë:  Reklamohu sot, që të të shtohet buzeqezhja jote dhe e biznesit nesër.
Adresa : Rruga e Barrikadave te Galeria, te ish kinema 17 Nëntori, kati i dytë - Tiranë

Shperndaje me miqt e tu...