WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
TEATRI ZONJA E BUJTINES
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  TEATRI ZONJA E BUJTINES

Reth Biznesit TEATRI ZONJA E BUJTINES

Pak fjalë për Teatrin privat “ Zonja e Bujtinës”
  • Ky teatër lindi si nevojë për të zbutur mungesën e skenave dhe mundësive deputuese të të gjithë artistëve vendas dhe jo vetëm. 
  • Teatri "Zonja e Bujtinës" premierën e parë e ka zhvilluar në datën 29 Korrik 2022 me shfaqjen "Qeni" dhe "Të gjithë janë të çmëndur" me autor dhe regjisor Naun Shundi dhe me aktorë: Ervin Bejleri dhe Raimonda Shundi 
  • President i teatrit është Naun Shundi – aktor, regjisor dhe dramaturg. 
  • Drejtuese e teatrit Raimonda Shundi. 
  • Gjithashtu ambjentet e teatrit dhe studiot janë në funksion të formimit profesional si në aktrim, ashtu edhe regjisurë. 
  • Ndjekjen e programit të formimit të aspirantëve për artist të rinj, bëhet nga Presidenti i Teatrit "Zonja e Bujtines" Z. Naun Shundi.
Në këtë vit jete artistike janë realizuar këto aktivitete.
  1. Qeni - Shkruar nga Naun Shundi.
  2. Të gjithë janë të çmëndur - Shkruar nga Naun Shundi.
  3. Misto - me autor Naun Shundi, një bashkëpunim me Teatrin Kombëtar eksperimental "Kujtim Spahivogli" dhe Ministrisë së Kulturës në kuadër të fondit për të rinj.
  4. 38 ditë për të ndryshuar jetën - Autor Giuseppe Della Misericordia, me regji Naun Shundi dhe aktorë Naun Shundi & Raimonda Shundi.
  5. Nina - Nga Andre Roussinë dhe aktorin e ri Marsel Rupi, një bashkëpunim i Ministrisë së Kulturës në kuadër të fondit për të rinj.
  6. Koncerti "Klezmer" nga Fatos Qerimaj
  7. Skulptura - Me autor dhe regjisor Erion Kame
  8. Stand-up "Ukraina dhe paqja" me aktor Ukrainas dhe Rus
  9. Adriana - Me autor Enver Petrovci
  10. Babi - Mga Naun Shundi
  11. Zogu i vogël - Shfaqje për fëmijë
  12. Aktivitete për fëmijë në shkolla të ndryshme.
  13. Shfaqje për fëmijë "Tregime të moçme shqiptare" nga Mitrush Kuteli
  14. Përtacukët - Nga Odhise Grillo
  15. Pinocchio - Në kuadër të mesimdhënies në shkollën Italiane në Tiranë Raimondo Shundi
Adresa e teatrit: Rruga Agim Prodani 4, pranë Ministrisë së Kulturës në zonën e Kinostudios - Tiranë .

Shperndaje me miqt e tu...