WhatsApp Chat!
PanairiOnline Prezentimi i Biznesit tuaj site.al site.al
Mirësevini!
DENIS GAFURI TRAJNUES
Mountains

 Kerkoni Ofertën te biznesi
  Denis Gafuri Trajnues

Reth Biznesit Denis Gafuri Trajnues

Denis Gafuri është nga Peja dhe me vendbanim në Pejë dhe Prishtinë.
  • Ka lindur më 24.10.1972
  • Ka mbaruar fakultetin ekonomik dhe master për administrim biznesi te "Kolegji Dukagji" në Pejë.
  • Prej vitit 2018 deri 2019 ka kryer akademinë një vjeçare "Komunikimi Afarist" jashtë vendit.
  • Në vitin 2019 ka kryer akademinë gjashtë mujore "Udhëheqja starategjike e biznesit" jashtë vendit.
  • Është pjesë e unversitetit "Cardone University" që prej vitit 2018 e në vazhdim.
  • Që prej vitit 2010 është marrë me trajnime për shitje dhe menaxhim të bizneseve.
  • Që prej vitit 2017 drejton kompaninë e tij të konsulencës "Denis Gafuri Sales Training"
Aktualisht është folës ndërkombëtar, sipërmarrës, autor i librit  “SUKSESI NË SHITJE – JETA ËSHTË SHITJE” 
dhe themelues i Konventës Internacionale për biznesit “SUKSESI ËSHTË QËLLIMI YT”, që mbahet çdo vit në vjeshtë.
Është kryetari i klubit të shoqatës "Klubi i Biznesit Peja" që prej vitit 2020.
Që prej prill 2022 është pjesë e platformës Albania Network Global si antar dhe trajnues.
  • Ka pasion leximin e librave motivuese dhe zhvillimit personal, notin, joga, muzikën latine dhe udhëtimet
  • Gjithashu ka pasion të shkruaj libra për biznesin.
  • Çdo mëngjes bën joga në parkun e qytetit.
  • Ka aftësi shumë të mira në inspirimin e të tjerëve.
  • Kupton, flet dhe shkruan shumë mirë anglisht, serbo-kroatisht dhe turqisht, ndërsa sllovenisht dhe maqedonisht e flet dhe e kupton.
Motoja e tij : Sot do të jem më i mirë se dje.
Misioni e tij : Transformimin e mendësisë së stafit të kompanive, për angazhimin maksimal në punën ku të gjithë përfitojnë, kompania, punonjësit e kompanisë dhe klienti me produkt dhe shërbim të shkëlqyeshëm.

Kërkon të ketë bashkëpunime me persona që merren me organiznimin e trajnimeve motivuese për bizneset, trajnues të ndryshëm, si dhe çdo person që ka një projekt global.
Kërkon ta kontaktojnë persona që duan të rrisin aftësitë e tyre të shitjes, komunikimit, menaxhimit dhe lidershipit.

Shërbimet që ofron janë:
  • Trajnime inspiruese të personalizuara për shitje, për biznese dhe individë.
  • Trajnime për komunikimin.
  • Trajnime për lidershipin.
  • Trajnime për team building (puna në skuadër).
  • Kurse një mujore trajnimi "Power Sales Skills".
  • Trajnim 6 mujor "Akademia e Ekselencës në Biznes" .
  • Konsulencë e personalizuar për biznese.
  • Shërbime të mystery shopping (testimin e shërbimit).
  • Për antarët e Albania Network Global ofron ulje 15% për shërbimet e tij.
Adresa : Lagjia Ulpianë - Prishtinë dhe qendër Pejë.

Shperndaje me miqt e tu...