Rreth nesh
Të dhënat e biznesit Soni Austri
Jam Soni nga Gramshi, kam lindur në Gramsh dhe aktualisht banoj prej 10 vitesh në Austri.
Jam 39 vjeç, i datlindjes 25.5.1985.
Jam i gjatë 170 cm dhe pesha e trupit 70 kg.
Kam mbaruar 4 vite shkollë profesionale në Greqi për hidraulik dhe kondicioner në vitin 2015-të.
Kam mbaruar dhe një shkollë 1 vjeçare profesionale në Austri për gaz dhe riparim kaldajash në 2020-ën.
Aktualisht punoj si specialist në mirbajtjen e aparaturave për kaldaja dhe sisteme ajrimi që prej shkurtit të 2016 deri më sot në një kompani austriake.
Flas shumë mirë greqisht dhe gjermanisht dhe flas mirë anglisht.
Kam bashkjetuar për 6 vite me një vajzë por nuk kam fëmijë nga kjo bashkjetesë.
Kam 3 vite, që jam ndarë dhe nuk kam pasur me asnje lidhje deri më tani.
Më pëlqen të merrem me palestër dhe sport.
Një herë në javë luaj futboll në kalceto.
Kam pasion notin dhe tenisin që i ushtroj kur kam kohë të lirë.
Më pëlqejnë udhëtimet si në det, ashtu edhe në mal.
Nuk i përkas asnjë besimi, por feja ime është besimi te zoti.
Aktualisht jetoj vetëm në shtëpi me qera, prej 10 vitesh, në një nga qytetet më të mëdhenj të Austrisë.
Kam makinë pesonale por nuk e përdor shumë, se lëviz me makinë të punës.
Prindërit e mi jetojne më shumë Qreqi, sepse aty kanë jetuar mbi 20 vite.
Dua që faliljen ta krijoj këtu në Austri, sepse këtu jam i stabilizuar me punën dhe me jetën, më vonë nuk e di, mund dhe të kthehem dhe në Shqipëri.
Kërkesat dhe kriteret për partneren që kërkoj:
Kërkoj që partnerja të jetë nga mosha 30 vjeçe deri 37 vjeçe.
Nuk ka problem nëse ka qënë e martuar më parë, por të mos ketë fëmijë.
Nëse ka shkollë është më mirë, por nuk ka problem edhe nëse është me 8-vjeçare.
Preferoj të jetë në gjatësine time, por jo me pak se 155 cm, nëse është më e gjatë, nuk ka problem.
Nuk ka problem se çfar besimi është, ose nëse është praktikante.
Do ishte mirë nëse edhe ajo të jetonte aktualisht në Austri.
Por nuk ka problem se ku jeton, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni ose Mal të zi, e rëndësishme është që të jetë shqiptare dhe të dojë të krijojë familje.
Kush është e interesuar për lidhje serioze, të më kontaktojë në Whatsapp, për të më njohur më shumë:
Kontaktet tona
- Emri i biznesit:
- NIPT:
- Administratori:
- Telefoni-Mob:
- Email:
- Soni Austri
- M02122007B
- Panairi Online SHPK
- +355692300037
- [email protected]
- Website:
- Adresa:
- Qyteti:
- Shteti:
- Orari i Punës:
- https://panairionline.com
- Austri
- Austri
- Diaspora
- Ofrojmë shërbim nga ora 09:00 deri 21:00
Adresa në Google Maps
.Rregjistrohu për të rejat më të fundit
Bashkohu në grupin e bizneseve për njoftime, evente dhe marketing. Do t'ju dërgojmë njoftime dhe oferta nga bizneset.




