Промени јазик

Shqip English Italiano Français Македонски Srpski العربية Ελληνικά
лого лого
Panairi Online Paketa Premium me 48 reklama Paketa VIP

За нас

Податоци за бизнисотDAJANI TRAVEL GJERMANI

DAJANI TRAVEL GJERMANI u krijuar në 9 Shtator të vitin 2019, me një vizion të qartë, për tu bërë një nga kompanitë më të kërkuara për udhëtimin e pasagjerëve, në të gjithë Europën.

  • Tek ne do të gjeni të gjitha llojet e mjeteve të transportit të udhëtarëve si, autobuza, furgona, minibuza etj.
  • Fokusi jonë është te konsumatori, që ai të ngelet i kënaqur nga cilësia e shërbimit me çmime të arsyeshme, transparente dhe me standarde europiane.
  • Ne ofrojmë shpesh oferta speciale me çmime shumë të lira në treg për klientët tanë të rregullt.
  • Çmimet tona janë të drejta, pa shpenzime të fshehura ose shpenzime plotësuese.
  • Falë partnerëve tanë, që kemi në gjithë botën, ne i ofrojmë klientit gjithmonë atë që kërkon.

Pasagjerët tanë mund të udhëtojnë në këto destinacione si :

  • Për linjat Shqipëri Gjermani, Shqipëri Bruksel dhe Shqipëri Austri-Vienë ka nisje çdo të Hënë dhe të Enjte nga Tirana në ora 12:00 në drekë.
  • Linja K120/100 Gjermani = Regensburg, Nuremberg, Wurzburg, Frankfurt, Koln, Bonn, Leverkusen, Dusseldorf, Aacheen
  • Linja K130/100 Gjermani = Duisburg, Essen, Dortmund, Wppertal
  • Linja K150/100 Gjermani = Bielefeld, Hanover, Hamburg, Bremen, Berlin
  • Linja K120/100 Belgjike = Bruksel
  • Linja K120/100 Austri = Viene
  • Për linjat Shqipëri Francë dhe Shqipëri Spanjë ka nisje çdo të Enjte nga Tirana në ora 12:00 në drekë.
  • Linja K200/150 Francë = Molhouse, Colmar, Strasbourg, Nancy, Metz, Reims, Paris
  • Linja K250/150 Francë = Dijon, Lyon, Montpellier
  • Linja K300/200 Spanjë = Girona, Barcelona, Tarragona
Shënime:
  • Dokumentacioni i nevojshëm për pasagjerët është Pashaporta dhe Karta ID.
  • Çdo person pa Kartë ID ose për një fëmijë nën moshë paguan një shtesë në biletë 20 euro.
  • Nisja bëhet te Terminali Ndërkombëtar mbrapa pallatit të sportit Asllan Rusi te Zogu I Zi.
Regullorja e përgjithshme e kompanisë për pasagjerët.
  • Pasagjeri duhet të paraqitet në stacion 30 minuta para nisjes së autobusit.
  • Të hipë dhe të zbresë nga autbosi vetëm në vendin dhe kohën e caktuar.
  • Të mos mbajë me vete gjatë udhëtimit sende të ndaluara ose të kundraligjshme si: armë, lëndë plasëse, narkotike etj).
  • Duhet të ketë me vete pasaport dhe dokumenta të vlefshme udhëtimi për të kaluar në doganë.
BILETAT E UDHËTIMIT.
  • Biletat e udhëtimit e vulosur nga shoqëria, së bashku me kapakun e saj, përbëjnë një titull për transport ndërkombëtar udhëtarësh.
  • Biletat janë personale, jo të transferueshme tek të tretët dhe të vlefshme vetëm për itinerarin e caktuar në biletë.
  • Çmimi i biletës është i përcaktuar dhe i miratuar nga organet kompentente.
  • Bileta vajtje - ardhje kushton 20% më e lirë se sa vlera totale e dy udhëtimeve një drejtim.
  • Biletat vajtje - ardhje janë të vlefshme për 90 ditë nga data e udhëtimit të parë.
  • Konfirmimi i datës së kthimit duhet të bëhet 48 orë para nisjes për udhëtim.
  • Ndryshimet për datën dhe orën e udhëtimit, lejohet të bëhet vetëm një herë brenda 48 ore, para nisjes për udhëtim.
  • Anullimi i biletës pranohet vetëm 24 orë para nisjes dhe në këtë rast mbahet nga agjensia 50% e vlerës totale të biletës.
  • Anullimi i biletës nuk mund të bëhet ditën e udhëtimit dhe vlera e biletës nuk kthehet.
  • Nëse pasagjeri kthehet në doganë për shkak të dokumentave të tij, apo çfardo lloj shkaku tjetër, vlera e biletës nuk kthehet.
  • Fëmijët e moshës nga 0 deri 4 vjeç nuk pagujnë biletë dhe si rrjedhojë nuk gëzojnë të drejtën e vendit.
  • Fëmijët e moshës 4 deri 12 vjeç paguajnë 100% të vlerës së biletës dhe gëzojnë të drejtën e vendit.
BAGAZHET
  • Çdo pasagjer duhet të paguaj çmimin e biletës ka të drejtë të transportoj një bagazh deri 20 kg.
  • Çdo bagazh tjetër më shumë se 40 kg ka kosto ekstra.
  • Çdo bagazh duhet të jetë i pajisur me kuponin me numër serie të vendosur nga agjensia.
  • Shoqëria nuk është përgjegjëse për humbjen ose dëmtimin e bagazheve të pasagjerëve, kur ato janë në udhëtim.
  • Pasagjeri është përgjgjës për përmbajtjen e bagazheve të tij ndaj autoriteve doganore dhe administrative.
  • Marrim porosi të të gjitha llojeve dhe të gjitha përmasave dhe kosto është në varësi të vlerës, peshës dhe volumit.
Zyra qëndrore:
  • Rruga e Barrikadave te Galeria në Katin e dytë te zyrat e PANAIRI ONLINE

Për pyetje, rezervime ose çmimin e biletës pyesni operatorin në Whatsapp :)



Наши контакти

  • Име на бизнис:
  • НИПТ:
  • Администратор:
  • Мобилен телефон:
  • Емаил:
  • Веб сајт:
  • Адреса:
  • Град:
  • Држава:
  • Работно време:

Адреса на Google Maps

.

Претплатете се за најновите вести

Придружете се на групата бизниси за известувања, настани и маркетинг. Ќе ви испраќаме известувања и понуди од бизнисите.

WhatsApp!
Авторски права2026 Овозможено од Panairi Online