Kerkoni Ofertën te biznesi Bujtina Xhevairi Nivice
Bujtina Xhevairi Gjoni Nivicë Tepelenë
Publike para 774 diteve - Me date 28/03/2022 Ora 5:44:00 AM
Për të rezervuar dhomën ose tavolinën tuaj, kontaktoni në Whatsapp:
Ju mirpresim ne ambjentet e Bujtinës Xhevair Gjoni me gatime tradicionale bio të zonës. Si biznes e kemi nisur në 7 qershor te vitit 2021 për shkak të kërkesave që kishim nga turistë të ndryshëm që vizitonin fshatin e Nivicës gjatë sezonit të verës.
Shtepine tone e kthyem ne nje bujtine dhe ambjentet jashte ne nje restorant veror ku mund të relaksohesh në hijen e pemeve dhe barit.
Ne i konsiderojmë klientët si miqtë tanë dhe i presim si në një familje të madhe.
Bujtina ndodhet në qender te fshatit Nivicë, 50 metra nga qendra e fshatit majtas.
Shërbimet kryesore që ne ofrojmë:
1) Akomodim në dhomat e Bujtinës Xhevair Gjoni
Dhoma e treshe qe ka 3 krevat tek
Dhoma e sallonit qe ka 4 krevat tek
Dhoma e çiftit qe ka nje krevat dopjo
2) Gatime tradicionale të zonës që ofron bujtina jonë:
Zakonisht gatuajmë gatimet e zonës së labërisë, si mish i pjekur në hell ose në saç, byrek me lakra vendi ose spinaq i kopështit, revani, sallatra të ndryshme sipas sezonit.
Ndërsa fruta dhe perime sipas sezonit, në verë i mbledhim të freskëta nga kopështit afër bujtinës ose nga fshatarët e zonës, ndërsa në dimër fruta të thata nga pemët e zonës.
Një vezë e zier ose e skuqur..... 50 lek
Një gotë qumësht.................... 100 lek
Një pjatë me patate................. 200 lek
Një kanë 1 litër dhallë.............. 250 lek
Një racion kukurec .................. 300 lek
Një pjatë salcë kosi.................. 300 lek
Një pjatë djath i bardhë............ 300 lek
Një pjatë me perime zgare........ 300 lek
Një pjatë turshi........................ 300 lek
Një pjatë sallat fshati................ 300 lek
Një pjatë me 4 racione byrek .... 400 lek
Një pjatë me 4 racione petanik .. 400 lek
Një pjatë me 4 racione revani..... 400 lek
Dy pite + Reçel + gjalp.............. 400 lek
Mish keci & qengji në saç ......... 1800 lek
Mish keci & qengji në hell ........ 2000 lek
3) Turizëm kulinar me gatime tradicinale të zonës, gatuaj vet drekën tënde.
4) Guide turistike në zonat përreth bujtines.
1- Ujvara e Guvës Nivicë
2- Ujvara e Vinjës Nivicë
3- Kanionet e Nivicës
4- Hiking në majën e malit të Këndërvicës
5- Liqeni i Llufës
6- Ujvara e Peshturës Progonat
7- Kalane e Nivices
8- Baxhon e fshatit
Shenime: Nëse jeni me transportin publik mund të merrni autobuzin e linjës Tiranë - Tepelenë dhe nga Tepelena me furgonin e zones qe niset ne oren 11:00 dhe ju sjellin deri në qëndër të fshatit Nivicë.
Nëse jeni me makinën tuaj, atherë nga Tepelena merrni rrugën e fshatit Bënçë ku mund të vizitoni edhe ujsjellsin e Ali Pashë Tepelenës.
Rruga nga Tepelena deri në fshat është e shtruar me asfalt.
Adresa: Fshati Rexhin - Nivicë - Tepelenë - Albania