Per te shijuar gatime tradicionale nga zona e Laberise dhe per te kaluar nje fundjave te bukur mes natyres dhe ushqimeve bio, ju ftojme te na vizitoni ne ambjentet e Bujtines Xhevairi ne Nivicë
Shërbimet kryesore që ne ofrojmë:
1) Akomodim në dhomat e Bujtinës Xhevair Gjoni - Dhoma e treshe qe ka 3 krevat tek
- Dhoma e sallonit qe ka 4 krevat tek
- Dhoma e çiftit qe ka nje krevat dopjo
- Akomodimi per nje person eshte 1500 lek te reja
- Ushqimi per tre vakte 2000 lek te reja.
2) Gatime tradicionale të zonës që ofron bujtina jonë: Zakonisht gatuajmë gatimet e zonës së labërisë, si mish i pjekur në hell ose në saç, byrek me lakra vendi ose spinaq i kopështit, revani, sallatra të ndryshme sipas sezonit. Ndërsa fruta dhe perime sipas sezonit, në verë i mbledhim të freskëta nga kopështit afër bujtinës ose nga fshatarët e zonës, ndërsa në dimër fruta të thata nga pemët e zonës. Një vezë e zier ose e skuqur..... 50 lek Një gotë qumësht.................... 100 lek Një pjatë me patate................. 200 lek Një kanë 1 litër dhallë.............. 250 lek Një racion kukurec .................. 300 lek Një pjatë salcë kosi.................. 300 lek Një pjatë djath i bardhë............ 300 lek Një pjatë me perime zgare........ 300 lek Një pjatë turshi........................ 300 lek Një pjatë sallat fshati................ 300 lek Një pjatë me 4 racione byrek .... 400 lek Një pjatë me 4 racione petanik .. 400 lek Një pjatë me 4 racione revani..... 400 lek Dy pite + Reçel + gjalp.............. 400 lek Mish keci & qengji në saç ......... 1800 lek Mish keci & qengji në hell ........ 2000 lek
3) Turizëm kulinar me gatime tradicinale të zonës, gatuaj vet drekën tënde. 4) Guide turistike në zonat përreth bujtines. - 1- Ujvara e Guvës Nivicë
- 2- Ujvara e Vinjës Nivicë
- 3- Kanionet e Nivicës
- 4- Hiking në majën e malit të Këndërvicës
- 5- Liqeni i Llufës
- 6- Ujvara e Peshturës Progonat
- 7- Kalane e Nivices
- 8- Baxhon e fshatit
Shenime: Nëse jeni me transportin publik mund të merrni autobuzin e linjës Tiranë - Tepelenë dhe nga Tepelena me furgonin e zones qe niset ne oren 11:00 dhe ju sjellin deri në qëndër të fshatit Nivicë. Nëse jeni me makinën tuaj, atherë nga Tepelena merrni rrugën e fshatit Bënçë ku mund të vizitoni edhe ujsjellsin e Ali Pashë Tepelenës.
Rruga nga Tepelena deri në fshat është e shtruar me asfalt.
Adresa: Fshati Rexhin - Nivicë - Tepelenë - Albania
|